Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

S’ka marrëveshje për pagat në sektorin publik

03/07/2023
S’ka marrëveshje për pagat në sektorin publik
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka epilog në godinën e qeverisë pas takimit me sindikalistët. Në takimin e Këshillit socio-ekonomik, u ofruan 6 % rritje, që është larg kërkesave të tyre. Krerët e Sindikatave propozojnë që rritja e pagave në sektorin publik të jetë aq sa norma e inflacionit, e cila vjet ishte 14,5% dhe kjo të bëhet nga 1 Shtatori.

Sindikatat kërkojnë edhe kthimin e pagave të zyrtarëve në nivelin para vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe që rritja e pagave të jetë e njëjtë për të gjithë. Nga LSM thonë se janë në ujdi që për bazë të merret metodologjia e pagës mesatare plus koeficienti dhe modeli të zbatohet për dy vite e gjysmë, kurse pas kësaj periudhe të harmonizohen pagan për të gjithë.

“Zgjidhja që duhet të arrihet përmes Marrëveshjes së përgjithshme kolektive patjetër të vlejnë njësoj për të gjithë. Nuk mund të lejojmë që ne si përfaqësues të punonjësve që rritja e pagave 78% e funksionarëve të rritet edhe për një përqindje shtesë, pavarësisht a do jetë 3% siç u tha në seancën e kaluar apo 6% që ishte propozimi i Qeverisë në këtë seancë ose atë që kërkojmë ne 14,5% si inflacioni, 12,55% sa rritja pagës minimale apo 10,9% sa u rrit paga mesatare. Nuk do të lejojmë që pagat zyrtare të rriten në këtë mënyrë”, deklaroi Slobodan Trendafilov, LSM.

Edhe kreu i SASHK-ut tha se përveç formulës se rritjes së pagës ka shumë rëndësi koha e zbatimit të saj.

“Periudha e tranzicionit për harmonizimin e pagave 2024-2025 do të ishte për ne e pranueshme kur do të merremi vesh për dinamikën e nivelimit të pagave në përputhje me marrëveshjet tona kolektive aktuale. Për shkak të rritjes së shpejtë të pagës minimale në raport me rritjet e tjera të pagave në sektorin publik ka krijuar një disbalancë apo të ashtuquajturën hendek që tani na krijon shumë probleme financiare”, tha Jakim Nedellkov, SASHK.

Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike u shpreh i habitur me kërkesën për uljen e pagës së funksionarëve.

“Vlerësoj se diskutimi për pagat e funksionarëve 1,060 përkundër 136 mijë të punësuar në sektorin publik andaj vendimin që do të marrim do të zbatohet për të gjithë. Për herë të parë sot na dhanë në tryezë këtë propozim duhet ta shohim çfarë do të thotë realisht. Siç kemi bërë dialog me sindikatat e sektorit publik dhe ne jemi të punësuar në këtë sektor dhe nuk kemi sindikata të na përfaqësoj”, u shpreh Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Të mërkurën sërish do të mbahet takim i krerëve të sindikatave në Ministrinë e Financave. Kjo e fundit ka treguar me kohë që rritja lineare e pagave në sektorin publik nuk mund të jetë dyshifrore. Sipas kreut të Financave nuk kanë kapacitet me këtë buxhet, ngaqë aktualisht 960 milion euro ndahen për pagat në sektorin publik dhe rritja prej 10% do të ishte afër 100 milion euro shtesë të ndahen nga buxheti shtetit. /Alsat.mk

Previous Post

Mickoski: Nuk përkrahim ndryshimet kushtetuese

Next Post

Mbërrin në Shqipëri ish-presidenti Bill Klinton

Related Posts

Maqedoni

Sfillarja e Poshtme më e bashkuar se kurrë në mbështetje të Muhamed Elmazit

25/08/2025
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit i orientuar mbi zhvillimin e tregjeve të kapitalit në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

25/08/2025
Maqedoni

Tetë ditë paraburgim për prindin 43-vjeçar i cili sulmoi dy futbollistë në ndeshje futbolli

25/08/2025
Aktuale

Nga 1 shtatori, më të lehta dhe më të lira procedurat për importin e makinave në Maqedoninë e Veriut

25/08/2025
Aktuale

Kryparlamentari Gashi i propozon partive nëshkrimin e një Deklarate për zgjedhje fer dhe demokratike

25/08/2025
Maqedoni

Aksion i policisë financiare në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë- arrestohen 7 persona, dyshohen për krim financiar mbi 7 milionë euro

25/08/2025
Next Post
Mbërrin në Shqipëri ish-presidenti Bill Klinton

Mbërrin në Shqipëri ish-presidenti Bill Klinton

Sfillarja e Poshtme më e bashkuar se kurrë në mbështetje të Muhamed Elmazit

25/08/2025

Bashkimi shkëlqen ndaj Tikveshit, Shkupi zhgënjen sërish

25/08/2025

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Letoni

25/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk