Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Sjellja e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme dhe skandaloze – Kërkojmë dorëheqje të menjëhershme!

12/12/2024
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BDI dënon me forcë zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese, ku ndërhyrjet monoetnike në një shtet shumëetnik krijojnë një precedent të rrezikshëm.

Vendimi për të vazhduar procesin e vlerësimit të kushtetutshmërisë, pavarësisht bojkotit nga gjykatësit e komuniteteve shqiptare dhe turke, është një tregues shqetësues i mungesës së respektit ndaj barazisë dhe harmonisë ndëretnike.

Megjithatë, reagimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në konferencën për shtyp shënon kulmin e papranueshmërisë. I pyetur nga një gazetar për mungesën e gjuhës shqipe në tabelën prapa tij, pavarësisht faktit se ligji mbi përdorimin e gjuhëve është në fuqi, Kryetari deklaroi se “e di që ligji është në fuqi, por mua nuk më pëlqen”. Një deklaratë e tillë është skandaloze dhe krejtësisht e papranueshme!

Një person që hapur shpreh mospëlqim ndaj ligjeve në fuqi dhe që zbaton standarde të dyfishta në një pozitë kaq të rëndësishme si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të jetë i denjë për të vazhduar detyrën. Sjellja e tij minon jo vetëm besimin e qytetarëve në institucione, por edhe parimet themelore të demokracisë dhe barazisë ndëretnike.

Për këto arsye, BDI bën thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Zhvillime të tilla nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë, dhe institucionet duhet të veprojnë për të garantuar respektimin e ligjit dhe vlerave të barazisë ndëretnike.

Previous Post

Durmishi-Mesec: Vazhdon bashkëpunimi i frytshëm mes RMV dhe Sllovenisë për avancimin e tregut të punës

Next Post

Rreth 1500 copë mjete piroteknike u sekuestruan në Sveti Nikollë

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Asnjë ‘referendum’ s’mund ta ringjallë besimin që BDI e ka varrosur vetë!

14/10/2025
Aktuale

Katër ditët e fundit të fushatës zgjedhore, partitë politike vazhdojnë me aktivitetet e tyre

14/10/2025
Aktuale

Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri në 23 gradë

14/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Mbikalimi në Bit Pazar do të largohet, vendkalimi zyrtar me semaforë është zgjidhja përfundimtare

13/10/2025
Maqedoni

Elmazi nga Shishova: Kur flasim me një zë, fuqia e bashkimit bëhet e pathyeshme!

13/10/2025
Maqedoni

Sabaedin Dauti me porosi: E ardhmja e Gostivarit sapo fillon

13/10/2025
Next Post

Rreth 1500 copë mjete piroteknike u sekuestruan në Sveti Nikollë

Macron akuzon rivalët për nxitje të paqëndrueshmërisë: Nuk jap dorëheqjen

14/10/2025

Meloni në qendër të vëmendjes në samitin në Egjipt – Trump e komplimenton, Erdogan e “kritikon”: Duhet ta lësh duhanin

14/10/2025

Shqipëria pret Jordaninë sonte në Tiranë

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk