Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Sjellja e Bekteshit ndaj gazetarëve, dënohet edhe nga SHGM-ja dhe Këshilli Etikës

02/02/2023
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) dënojnë ashpër qëndrimin e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili sot, gjatë një konference për media në mënyrë të pahijshme, të ashpër dhe të papranueshme…

Ministri Bekteshi komenton që gazetarja e Televizionit Kanal5 Katerina Kapkoska po parashtronte pyetje në emër të kolegëve të tjerë gazetarë në vend që të përgjigjet në pyetjen konkrete me interes publik. Gjegjësisht, bëhet fjalë për pyetje në lidhje me rritjen e çmimit të gazit natyror, të cilën e ka parashtruar kolegia jonë gjatë konferencës për media në Qeverinë e RMV-së, ftesë të cilës iu përgjigjën mediat me prezencën e tyre, dhe në vend të përgjigjes adekuate për pyetjen e parashtruar, ministri Bekteshi i është përgjigjur në këtë mënyrë gazetares në fjalë: “KENI BASHKËPUNIM JASHTËZAKONISHT TË MIRË ME KOLEGËT, NDAJ JU JAPIN PYETJET E TYRE TË CILAT DUAN TI PARASHTROJNË… POR S’KA PROBLEM…”, thuhet mes tjerash në reagimin e SHGM-së.

Në të njëjtën ngjarje, gazetari Ognen Çançareviq dënon drejtpërdrejt sjelljen e ministrit Bekteshi, për të cilën mori përgjigje nga ai se gazetarët janë këtu për të parashtruar pyetje dhe jo për të dhënë komente.

“Kujtojmë se ky nuk është një rast i izoluar por trend negativ i sjelljes ndaj gazetarëve I cili po shënon rritje. Për këtë arsye, SHGM do të informojë organizatat partnere, duke përfshirë edhe OSBE-në, Federatën Evropiane të Gazetarëve – EFN dhe Këshillin e Evropës. Zyrtarët shtetërorë janë në shërbim të opinionit dhe nuk guxon të ketë mënyrë të tillë komunikimi, e cila është jashtëzakonisht e papërshtatshme, e pahijshme, e pasjellshme dhe fyese për gazetarët, me këtë edhe për gjithë publikun të cilit duhet t’i dërgohet informacioni. Sjellja e papërshtatshme me gazetarët, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut, mund të dëmtojë besimin e bartësit të postit publik si dhe të institucionit që ata e përfaqësojnë. Kjo mund të ndikojë negativisht si në reputacionin e individit ashtu edhe të organizatës e cila potencialisht sjell pasoja të tilla si, humbjen e besueshmërisë së publikut, uljen e mbështetjes publike por edhe sanksione formale. Prandaj është e rëndësishme që ata të sillen në mënyrë të respektueshme dhe profesionale ndaj gazetarëve edhe në situata sfiduese”, thonë nga SHGM-ja duke përkujtuar se ky është shpërthimi i katërt negativ i një politikani ndaj gazetarëve gjatë periudhës së kaluar ndërsa tre të parat ishin të Dimitar Kovaçevskit, Ali Ahmetit dhe rasti i djeshëm në Ministrinë e Arsimit i këshilltarit të ministrit Jeton Shaqiri.

“Është koha që zyrtarët të kuptojnë seriozitetin e pozitës së tyre para opinionit dhe të ndalojnë sulmet verbale dhe insinuatat e drejtpërdrejta për qasjen profesionale ndaj punës së gazetarëve”, thuhet në Reagimin e SHGM-së dhe Këshillit të Etikës, pranë kësaj shoqate.

Previous Post

Tre aplikacionet që mashtruan 20 miliona njerëz, a keni rënë pre edhe ju?

Next Post

Kumanovë, nga fillimi i vitit janë shpërngulur 164 filloristë dhe 34 nxënës të shkollave të mesme

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Kumanovë, nga fillimi i vitit janë shpërngulur 164 filloristë dhe 34 nxënës të shkollave të mesme

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk