Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Situata në veri, Petritsch: Ka rrezik që të kthehet në konflikt të armatosur, ShBA dhe BE gati ta parandalojnë

30/09/2023
Situata në veri, Petritsch: Ka rrezik që të kthehet në konflikt të armatosur, ShBA dhe BE gati ta parandalojnë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petrisch, ka thënë se Kosova është duke u përballur me “krizën më të rrezikshme”, që nga shpallja e pavarësisë më 2008 dhe se gjërat mund të dalin shumë lehtë nga kontrolli dhe të shkatërrojnë gjithçka që është arritur përmes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në 10 vjetët e kaluara.

Ai është përgjigjur pozitivisht kur është pyetur nëse ka frikë se tensionet në rritje në Kosovë do të mund të ktheheshin në një konflikt të armatosur.

“Ka një rrezik të tillë, por Washingtoni dhe Brukseli janë gati të parandalojnë eskalimin. Ne nuk duhet t’u kthehemi luftërave të së kaluarës”, ka thënë Petrisch.

Sipas Petrisch, çka nevojitet tash është kthimi i palëve në tavolinën e dialogut, shkruan “Danas”.

Madje, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duhet t’i detyrojnë palët për këtë, derisa ka shtuar se shpreson që Gjermania dhe Franca t’i kthehen rolit të tyre dhe ta mbështesin BE’në në përpjeket për normalizim marrëdhëniesh mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Petrich ka shtuar se konforntimi vetëm do ta kthente rajonin prapa.

“Normalizimi është esencial, sepse do të krijonte parakushte për zhvillim ekonomil. Kjo është ajo që njerëzit duan, jam i sigurt. Ka shumë të rinj të talentuar që kanë lënë shtëpitë e tyre për të imigruar në vende më të qeta si Austria, Gjermania e Zvicra. Por, Evropa dëshiron të shoh prosperitet, jo konflikte në shtetet e ish-Jugosllavisë. Koha e luftës ka përfunduar. Tani nevojitet që të rindërtojmë ekonominë dhe të garantojmë jetë më të mirë për qytetarët”, ka deklaruar Petrisch.

I pyetur se kush është fajtori për situatën në veri, Petrisch ka thënë se në çdo tension “gjithmonë janë dy palët”.

“E shoh këtë si një vëzhgues i jashtëm dhe më duhet të them se Bashkimi Evropian duhet të veprojë më me vendosmëri dhe të mos lejojë që situata e sigurisë të përkeqësohet më tej”, tha ai, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht BE dhe SHBA, duhet t’i detyrojnë të dyja palët të kthehen në dialog”, ka thënë diplomati austriak.

Sipas Petrisch, është koha e fundit që dy palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër.

“Propozimi franko-gjerman është ende rruga më e mirë për uljen e tensioneve”, ka theksuar ai, duke shtuar se shpreson që Gjermania e Franca t’u kthehen roleve të tyre për të mbështetur BE-në në përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

I pyetur nëse tensionet aktuale në Kosovë, shtete si Rusia dhe Turqia, mund t’i shfrytëzojnë për përfitimet e tyre, Wolfgang Petrisch thotë se gjithmonë është rreziku që akterët e jashtëm do të përdorin “teknikat e tyre korruptive” për të fituar pikë politike.

“Duhet të ndalet sepse është në dëm të Serbisë dhe Kosovës”.

Petrisch tutje ka shtuar se Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe kjo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë.

Previous Post

Dy video intime të dy VIP-ave shqiptarë, gjenden në celularin e një personi në kërkim

Next Post

Javën e ardhshme pritet të zgjidhet problemi me diabetikët

Related Posts

Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Aktuale

Gashi: Formohet grupi Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit!

16/05/2025
Next Post
Javën e ardhshme pritet të zgjidhet problemi me diabetikët

Javën e ardhshme pritet të zgjidhet problemi me diabetikët

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk