Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Situata në veri, anulohet “Defender Europe 2023”

30/05/2023
Disa metoda natyrale për të shpëtuar nga mushkonjat
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Situata në veri, anulohet “Defender Europe 2023”

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka bërë që aktiviteti i paraparë për sot (e martë) në kuadër të ushtrimit të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023” të anulohet, njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

Nga ky dikaster nuk është bërë e ditur nëse Dita e Vizitorëve e paraparë për sot do të zëvendësohet në një tjetër.

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit. Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 25 ushtarë të KFOR-it.

Ndërsa “Defender 23” në Kosovë ka nisur më 21 maj, ushtrim ky që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e ndërveprueshmërinë në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

Kosova ka qenë nikoqire e këtij ushtrimi edhe në vitin 2021 por sivjet Forca ka pjesëmarrje më të madhe, me mbi 1300 pjesëtarë.

Ndërsa janë mbi 300 pjesëtarë të njësive partnere që kanë zbarkuar bashkë me FSK-në në Babaj të Bokës-vendi ku po zhvillohet ushtrimi.

Pjesë e “Defender Europe 23” janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarak.

Previous Post

Natë e qetë në veri, protestuesit fillojnë të mblidhen edhe sot

Next Post

Borrell: Të depërshkallëzohet situata në veri

Related Posts

Kosovë

Kurti: Nëse nuk ka Qeveri “Kurti 3”, ka zgjedhje të reja parlamentare

13/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet komunale, Kurti: Tri komuna i fituam, në 12 shkojmë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025
Kosovë

Kush shkon në balotazh dhe kush fitoi që sot? Rezultatet e ‘exit poll-eve’ në Kosovë

12/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025
Next Post
Borrell: Të depërshkallëzohet situata në veri

Borrell: Të depërshkallëzohet situata në veri

“Sa shqiptar ndjehem tani? 8,5”, Silvinjo: Me Serbinë nuk ishte ndeshje normale, më telefonoi Mançini dhe më tha…

13/10/2025

Trump i bën thirrje Izraelit të shfrytëzojë hapësirën diplomatike pas armëpushimit në Gaza

13/10/2025

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk