Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Siri, falet namazi i Bajramit të parë pas rënies së regjimit Baath

31/03/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Siri u fal namazi i parë i Fitër Bajramit pas rënies së regjimit të Bashar Asadit, raporton Anadolu.

Qytetarët në të gjitha qytetet e vendit u mblodhën që në orët e para të mëngjesit dhe përjetuan gëzimin e festës së Bajramit.

Qytetarët që morën pjesë në faljen e Bajramit të parë pas rënies së regjimit të Asadit qëndruan në rreshta dhe falën namazin nën shoqërimin e tekbireve.

Në hutben (ligjëratën) e lexuar pas namazit, dolën në pah mesazhet e bashkimit dhe solidaritetit dhe u theksua se populli sirian duhet të bashkohet dhe të bëjë një fillim të ri pas kohëve të vështira që ka kaluar.

Gjithashtu u kryen lutje edhe për rindërtimin e vendit dhe vendosjen e paqes.

Omar Shahrur, i cili fali namazin e Bajramit në xhaminë Emevite tha për AA se janë të lumtur që festojnë Bajramin e parë pa regjimin e Asadit në Siri.

“Ne shpëtuam nga regjimi mizor që varfëroi, poshtëroi, vrau dhe zhvendosi popullin tonë. Sot ne po e festojmë Bajramin lirisht së bashku me të gjithë botën islame”, tha Shahrur.

Duke vënë theksin mbi unitetin dhe bashkimin, Shahrur tha se “Kjo fitore u arrit falë luftës së heronjve tanë dhe mbështetjes së madhe të vendeve vëllazërore ato arabe dhe Türkiyes. Dashtë Zoti, Siria nuk do të kthehet më kurrë në sundimin e shtypjes dhe tiranisë”.

– “Po shijojmë lirinë”

Haviye Attar, e cila jeton në Arabinë Saudite tha se së shpejti do të kthehet në Siri. “Tani po shijojmë lirinë. Tani jam e lirë në çdo mënyrë dhe kjo më jep lumturi të papërshkrueshme. Gjatë kohës së Asadit kishte frikë dhe shtypje. Sundimi i tij bënte njerëzit të ndienin neveri. Allahu e mallkoftë. Por, tani falë Zotit ne mund t’i shprehim lirshëm ndjenjat tona”, tha ajo.

Attar tha se tani mund të kryejë lirisht adhurimin e saj. “Tani mund të falemi dhe të vizitojmë xhaminë Emevite. Kjo nuk ishte e mundur në të kaluarën. Faleminderit Zotit”, u shpreh ajo.

– “Shpresojmë se do ta rindërtojmë vendin së shpejti”

Ragad Shamiye tha se ka ardhur nga Britania e Madhe me shoqen e saj për të kaluar festën në vendin e saj dhe për të festuar rënien e regjimit. “Regjimi i Asadit e bëri vendin të pabanueshëm për 60 vjet. Por, tashmë jemi të lirë. Dashtë Zoti, ne do ta rindërtojmë vendin tonë në një kohë të shkurtër”, tha Shamiye.

Previous Post

“U fyen në baza etnike në Kumanovë” , KB Çair 2030 reagon për incidentin

Next Post

Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Related Posts

Botë

Mesazhi i parë i Papës Leo XIV

08/05/2025
Aktuale

Ja kush është kreu i ri i Kishës Katolike

08/05/2025
Botë

Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut

08/05/2025
Botë

Qindra protestues pro-palestinezë arrestohen në Universitetin Kolumbias

08/05/2025
Botë

Bill Gates do dhurojë 200 miliardë dollarë për më të varfrit deri në vitin 2045

08/05/2025
Botë

Rrëzohet avioni në Kili, humbin jetën gjashtë persona

08/05/2025
Next Post

Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Aterroi i pari në aeroportin e Vlorës, Pacolli: Një ditë historike për gjithë Shqipërinë

08/05/2025

Mesazhi i parë i Papës Leo XIV

08/05/2025

Ja kush është kreu i ri i Kishës Katolike

08/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk