Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Sindikatat:Pagë minimale 500 euro ose grevë të përgjithshme dhe protesta

02/04/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikatat mbajtën një seancë publike në mes të rrugës, me tre pika në rendin e ditës. “Nuk mund për deputetët të ketë para, ndërsa për punëtorët jo”. Pika e dytë “dora e shtrirë nga punëtori sot – mund të bëhet një grusht i shtrënguar nesër”, dhe pika e tretë iu drejtua Qeverisë se “nuk mund të vendosë për punëtorët pa punëtorët”.

“E vë rendin e ditës në votim, kush është “PËR”, faleminderit për miratimin e rendit të ditës”, tha Slobodan Trendafilov.

Para Kuvendit, ku vazhdoi marshimi, sindikalistët votuan për një vendim për uljen e pagave luksoze të deputetëve sa minimalja, derisa të rriten edhe pagat e punëtorëve.

“Sindikatat kanë vendosur njëzëri të ulin pagat tuaja luksoze të deputeteve në pagën minimale, derisa të rrisni pagat e punëtorëve. Për fund, kam një pyetje personale, a është Brane në punë apo jo?”, pyet Slobodan Trendafilov – Kryetar i LSM-së.

Marshimi vazhdoi në Odën Ekonomike, ku punëdhënësve iu kërkua të rrisin pagat minimale, në mënyrë që ata të mos jenë fajtorët më të mëdhenj për emigrimin e të rinjve dhe punëtorëve nga Maqedonia.

“Nga unë, të nderuar punëdhënës, ju keni një mesazh UUAAA, rritni pagat, sepse ne nuk kemi një shtet rezervë, do të largoheni ju nga Maqedonia, e jo ne, për sa kohë që ju jeni të kënaqur me këto në qeveri dhe pagën 400 euro”, deklaroi Ivan Peshevski – Nënkryetar i LSM-së.

“Çdo vit, 10.000 punëtorë dhe të rinj emigrojnë nga vendi ynë”, tha Igor Gjerasov – Kryetar i Sindikatës së Degëve.

Protestuesit i thanë qeverisë se nëse paga minimale nuk rritet në 500 euro, ata do të hyjnë në grevë të përgjithshme në të gjithë vendin.

“Qeveria e parë në historinë e Maqedonisë që vendosi për një pagë minimale pa pjesëmarrjen e sindikatave, qeveria e parë në historinë e Maqedonisë që vendosi që 129,000 punonjës në sektorin publik duhet të varen nga një pagë minimale….as nuk kemi frikë nga ju, dhe ju presim të na thirrni, nëse jo, ne do të vijmë vetë”, u shpreh Tërpe Deanoski – Kryeatar i SPOGJ-it.

Qeveria i bëri thirrje sindikatës të mos abuzojë me situatën në vend dhe e akuzoi protestën se kishte prapavijë partiake. Në njoftimin për media, ata deklarojnë se ishin kundër rritjes së pagave të funksionarëve, por sindikata ishte e heshtur në atë kohë, siç ishte e heshtur gjatë gjithë kohës që LSDM ishte në pushtet. “Nuk është problem për ne që të ulim pagat, por nuk do ta zgjidhë problemin e punëtorëve,” thanë nga qeveria, duke shtuar se “problemi i punëtorëve mund të zgjidhet në mënyrë sistematike dhe me qasjen e duhur. Neve na vjen keq për situatën e vështirë dhe problemet e popullit tonë, dhe nuk do të na largojnë nga ai mision, sindikalistët e vetëquajtur të motivuar nga partia, të cilët shtyjnë axhendën partiake të partive LSDM dhe BDI”, thuhet në deklaratën e qeverisë. /Alsat.mk

Previous Post

Padi penale për një zyrtar policie nga SPB Ohër, iu gjet lëndë narkotike në vendin e punës

Next Post

Lumi Vardar del nga shtrati në Veles

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Lumi Vardar del nga shtrati në Veles

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk