Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Sindikata e Qendrës së Provimeve vazhdon grevën, 700 mësimdhënës mbetën pa testim për licencë

19/12/2023
Sindikata e Qendrës së Provimeve vazhdon grevën, 700 mësimdhënës mbetën pa testim për licencë
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Shtetërore e Provimeve vazhdon grevën duke bllokuar realizimin e çdo aktiviti brenda saj. Ndërkohë, Lidhja e Sindikatave po mbështet këtë grevë duke kujtuar Qeverinë se kërkesa për rritje të pagave për 25% është e patjetërsueshme për punonjësit e Qendrës së Provimeve. Nga LSM thanë se pavarësisht negociatave të organizatës sindikale të Qendrës së Provimeve me Ministrinë e Financave dhe atë të Arsimit, asgjë konkrete nuk është bërë dhe punonjësit e Qendrës së Provimeve janë duke u manipuluar ndërsa zyrtarët po i shfrytëzojnë përfitimet e pagave të rritura deri në 78%.

“Patjetër e kam ta them se zgjidhja sistematike për të cilën po i bindin të presin është në muajin mars të vitit 2025. Ne nuk mund të presim deri në vitin 2025 dhe në shtëpi mos të kemi ushqim t’u dërgojmë familjeve tona. Të përfitojmë pagë në shumë të pagës minimale ndërsa të punojmë në pozita përgjegjëse siç është ajo në Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe nga ne të varet procesi i përgjithshëm arsimor në vend.. Sot, ne e i kërkojmë ata por për disa muaj ata do të na kërkojnë dhe atëherë ne e dimë se si do të vendosim”, deklaroi Sllobodan Trendafilov, LSM.

Greva e Sindikatës së Qendrës Shtetërore të Provimeve sërish e aktivizuar nga 11 dhjetori do të rrezikoj edhe realizimin e maturës shtetërore, përveç provimit profesional për mësimdhënës ku tashmë janë paraqitur 700 kandidatë.

“Nëse ministri i Arsimit mendon se nuk është çështje e tij mos të merret me ne. Por, do të ishte e preferuar që edhe mos të na bëj presione në pjesën kur ne nuk do të kryejmë punën tonë. Lidhur me Ministrinë e Financave janë thirrur për negociata, janë të shurdhër, janë memec, por në përgjigjet që ua dërgojnë mediave i referohen disa sistemeve. dmth po flasin për një ligj të ri për zyrtarët administrativ, i cili nuk është ne fuqi, nuk ekziston askund”, u shpreh Emilija Boshkovska, kryetare e QSHP-së.

Lidhur me këtë problematikë nga Ministria e Financave u përgjigjën për Alsat se Qeveria ka vendosur një zgjidhje sistematike që mundëson rritje të vazhdueshme të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, duke përfshirë edhe punonjësit e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Ndërkohë, ministri I Arsimit, Jeton Shaqiri grevën e vlerësoi si praktikë jo shumë të mirë. Sipas Shaqirit, gjithsecili po mundohet të shfrytëzojë një mekanizëm kushtëzimi për të arritur deri të qëllimi i caktuar. Nga greva në fjalë do të pësojnë aktivitetet që zhvillohen gjatë kësaj periudhe në Qendrën shtetërore të provimeve dhe zbatimi i të cilave do të vihet në pikëpyetje, siç janë: provimi profesional për mësues, trajnimi bazë për kandidatët për drejtorë, trajnimi i avancuar për drejtorë si dhe teste ndërkombëtare. /Alsat.mk

Previous Post

Kjo është kënga më e kërkuar në “Google” për vitin 2023

Next Post

Publikohen rezultatet e konkurseve për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2023-2024

Related Posts

Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Next Post
Publikohen rezultatet e konkurseve për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2023-2024

Publikohen rezultatet e konkurseve për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2023-2024

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk