Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Marrëveshja me Bullgarinë nuk përmban nen për ndryshimin e Kushtetutës

30/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e vendit e tha këtë në përgjigje të një pyetjeje nga publiku në diskutimin e sotëm në panel në kuadër të Forumit të tetë të Paqes në Paris, i cili iu referua vetos nga Bullgaria dhe çfarë garancie mund të presë Maqedonia e Veriut në lidhje me faktin se një shtet anëtar i BE-së nuk do ta bëjë të njëjtën gjë për arsye dypalëshe në të ardhmen, raporton 360grad, përcjell Portalb.mk.

“Nuk ka asnjë nen për ndryshimin e Kushtetutës, por tani duhet ta ndryshojmë Kushtetutën. Dhe imagjinoni, kjo kërkesë është përfshirë në Kornizën Negociuese dhe në përfundimet për ne. Pra, me të vërtetë, si të them, in dubio res”, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska – Davkovka.

Duke treguar nene specifike nga dy marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, Siljanovska-Davkova e përfundoi përgjigjen e saj me qëndrimin se Marrëveshja me Bullgarinë nuk përmban nen që i referohet ndryshimit të Kushtetutës.

Ndryshe, procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut është rikthyer sërish në qendër të debateve politike, pas deklaratave të reja nga përfaqësues të lartë evropianë dhe rajonalë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe eurodeputeti austriak Thomas Weitz përmes mesazheve që dhanë, treguan qartë se topi është në anën e Maqedonisë së Veriut, pra se ajo duhet të veprojë. Nga ana tjetër Maqedonia e Veriut kërkon garanci dhe ndihmë nga BE, kurse Sofja kërkon ndihmën e Budapestit që të bindë Shkupin të bëjë ndryshimet kushtetuese. Ky hap është kusht i domosdoshëm për nisjen e vërtetë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Kush e mban çelësin e bllokadës

Pavarësisht përpjekjeve politike, ngecja kryesore qëndron tek ndryshimet kushtetuese të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Opozita maqedonase, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, fillimisht e ka kundërshtuar me forcë përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë, duke e parë atë si presion të padrejtë nga Sofja dhe Brukseli. Por më vonë, qëndrimi i saj ka ndryshuar. Tani kërkon garanci nga BE-ja që Bullgaria nuk do të ketë më kërkesa të reja.

Në këtë mënyrë, fati i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut varet nga aftësia e forcave politike për të gjetur kompromis të brendshëm.

Ndryshimet kushtetuese janë pjesë e detyrimeve që Shkupi ka marrë përsipër në kompromisin që u arrit mbi kornizën negociuese në vitin 2022, pasi Sofja paraprakisht vuri veto ndaj fillimit të negociatave në vitin 2020. Maqedonia e Veriut mbajti konferencën e saj të parë ndërqeveritare me Brukselin, por për të dytën dhe për hapjen e grupeve duhet të fusë komunitetin bullgar në Preambulën e Kushtetutës, për të cilën Sofja pret ndihmë nga Budapesti.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria që nga viti 2017 kanë një Marrëveshje për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Megjithatë, në nëntor 2020, Sofja vendosi veto për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shkupit për shkak të mosmarrëveshjeve për gjuhën, historinë dhe minoritetin bullgar.

Me ndërmjetësimin e partnerëve evropianë, u arrit një kompromis për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut, e cila pranoi që në Preambulën e Kushtetutës, përveç komuniteteve ekzistuese, të shtohet edhe komuniteti bullgar. Nga ana tjetër, u ruajt formulimi i pastër për gjuhën maqedonase, ndërsa Bullgaria dha një deklaratë të njëanshme me qëndrimin e saj për këtë çështje.

Pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022, më 19 korrik 2022, Maqedonia e Veriut mbajti Konferencën e Parë Ndërqeveritare me BE-në në kuadër të procesit të anëtarësimit. Për të mbajtur të dytën dhe për të hapur kapitujt negociues, Parlamenti i RMV-së duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese me të cilat bullgarët do të përfshihen në Preambulë.

Previous Post

Gucati: Pas Strasburgut, protesta e ardhshme do mbahet në Shkup

Next Post

“Nuk i meritoj 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit

Related Posts

Maqedoni

Kasami dhe Mexhiti trokitin derë më derë në Tetovë: Qytetarët po e përqafojnë vizionin tonë

30/10/2025
Maqedoni

Nga 1 nëntori, marrja e patentës do t’ju kushtojë shumë më shtrenjt!

30/10/2025
Maqedoni

Më 15 nëntor hyn në fuqi mbajtja e pajisjeve dimërore

30/10/2025
Maqedoni

ISHP: Deri tani nuk janë raportuar sëmundje për shkak të mbeturinave

30/10/2025
Maqedoni

Gripi, rritje krahasuar me sezonin e kaluar

30/10/2025
Maqedoni

Nga 1 nëntori regjistrimi për marrje të patentëshoferit do të shtrenjtohet

30/10/2025
Next Post

“Nuk i meritoj 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit

Historike në NBA, miratohet shitja e skuadrës mitike Los Angeles Lakers

30/10/2025

Noizy dhe Dhurata publikojnë “Atë ditë”

30/10/2025

Kasami dhe Mexhiti trokitin derë më derë në Tetovë: Qytetarët po e përqafojnë vizionin tonë

30/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk