Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Siguria nëpër shkolla: Qeveria miratoi 10 rekomandime!

16/05/2023
Siguria nëpër shkolla: Qeveria miratoi 10 rekomandime!
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria miratoi 10 rekomandime për punë dhe sjellje nëpër shkolla me qëllim të parandalimit të dhunës nëpër shkolla.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, siç njofton KlanM, në konferencën e sotme për shtyp, prezantoi rekomandimet e Qeverisë dhe ka kërkuar nga palët e implikuara që t`i respektojnë me qëllim që në këtë periudhë të ndjeshme të reagohet me kujdes në drejtim të ngritjes së sigurisë nëpër shkolla.

1.U rekomandohet vetadministratës lokale që në bashkëpunim me qendrat ndërkomunale për punë sociale të formojnë ekipe të ekspertëve ku në fokus të punës do të jenë bisedat veç e veç me çdo nxënës të shkollave;

2.Këshilli Shtetëror për parandalim të delikuencës së fëmijëve të dorëzojë informacione për punë dhe sa këshilla komunale për parandalim janë përfshirë, kurse në periudhën e ardhshme të përforcojë komunikimin me MASH-in në drejtim të aktiviteteve të ndërmarra për ndërtimin e klimës së besimit dhe mirëqenues nëpër shkolla. Në aktivitetet e këshillave komunale për preventivë të parashihet kyçja e UNSHM-së;

3.U rekomandohet shkollave të mesme dhe fillore që të mbajnë takime me prindërit me temën e përmirësimit të proceseve, organizimin e sigurisë dhe situatës nëpër shkolla dhe përreth tyre. Në takim duhet të hapen tema dhe diskutime nëse janë të nevojshme uniformat shkollore si kodekse të veshjes. Prindërit të njihen me kodin etik të mësimdhënësve dhe të mendohet për rregullat e veshjes për kuadrin mësimdhënës dhe shërbimet e ekspertëve;

4.Në situata krize, që negativisht mund të ndikojnë në sjelljen e nxënësve, duhet që menaxhmenti, mësimdhënësit dhe ekspertët të përgjigjen në mënyrë adekuate, të bisedojnë, të ndikojnë në situatën mentale të të rinjve dhe të mundësojnë qetësimin e pasigurisë dhe të mbahen ndjenja e sigurisë nëpër shkolla;

5.Çdo shkollë duhet të bëjë protokollin për mënyrën e përdorimit të celularëve për nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë orëve mëësimore. Heqja e celularëve gjatë mësimit do të nxisë diskutim më të madh dhe këmbim të ideve;

6.MASH dhe BZHA do të përgatisin lista të resurseve për për të cilazt do të bisedohet në orë kujdestarie, kurse do të shërbejë për progresin e mirëqenies së nxënësve, si p.sh, doracak për aftësi jetësore, programe për ndihmë psikosociale dhe mbështetje për progresin e mirëqenies dhe shëndetit mental të fëmijëve dhe të rinjve në arsim dhe institucionet e akomodimit;

7.U rekomandohet komunave dhe Qytetit të Shkupit që në programin e ri vjetor për punë nëpër shkolla të zhvillohen programe promovime dhe mbrojtje të nxënësve nga dhuna;

8.Drejtorët e shkollave të sigurojnë kushte të vazhdueshme dhe të papengueshme për shërbimet profesionale që të funksionojnë në klimë shkollore dhe të kujdesen për shëndetin mental të nxënësve;

9.Çdo shkollë duhet të sigurojë hapësira për bashkëpunëtorë professional të hapur për nxënësit dhe nëse kanë nevojë të caktojnë takime kokë më kokë me psikologun e tyre shkollor;

10.MASH bashkë me bashkëpunëtorët professional nga shkollat fillore dhe të mesme, përfaqësues të UNSHM-së, profesorë universitar, BZHA-në dhe Inspektoratin e Arsimit, do të formojnë grup pune që duhet të krijojë protokolle për punë dhe sigurimin e mbështetjes për shëndetin psikosocial dhe mental të nxënësve.

Rekomandimet, siç njofton KlanM, hyjnë në fuqi menjëherë.

Ministri Shaqiri, ka theksuar se rekomandimet do t`i dorëzojë nëpër të gjitha shkollat dhe bëri thirrje që të respektohen, siç njofton KlanM, të parandalohet dhuna nëpër shkolla.

Sipas tij, rekomandimet nuk janë të fiksuara, por mund të ndryshohen me sygjerime dhe propozime të reja.

Previous Post

Butrint Imeri shënon një sukses të madh (VIDEO)

Next Post

Për një dekadë, 9 mijë gjimnazistë më pak!

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Për një dekadë, 9 mijë gjimnazistë më pak!

Për një dekadë, 9 mijë gjimnazistë më pak!

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk