Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home __kateg

Si u krijua grupi palestinez Hamas?

03/11/2023
Si u krijua grupi palestinez Hamas?
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi palestinez i Hamasit kreu një sulm të befasishëm nga Rripi i Gazës në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1400 njerëz dhe duke e bërë atë ditën më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit.

Sulmi shkaktoi fillimin e një lufte mes Izraelit dhe Hamasit, që u pasua me bombardimet më të rënda izraelite të Rripit të Gazës në 75 vitet e konfliktit. Më shumë se 9000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi I operacioneve ushtarake izraelit në Rripin e Gazës.

ÇFARË ORGANIZATE ËSHTË HAMASI?

Hamasi, që në arabisht do të thotë Lëvizja e Rezistencës Islamike, u themelua në vitin 1987 nga Vëllazëria Myslimane gjatë Intifadës (kryengritjes) së parë Palestineze.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe Japonia. Hamasi i karakterizon aktivitetet e tij të armatosura si rezistencë kundër pushtimit izraelit.

CILAT JANË SYNIMET E HAMASIT?

Hamasi dëshiron të gjithë territorin midis Detit Mesdhe dhe lumit Jordan, i cili përfshin shtetin modern të Izraelit, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Hamasi nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe i ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjet e paqes të Oslos mes Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), të arritura në mesin e viteve 1990.

Karta e themelimit e Hamasit, e publikuar në vitin 1988 bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit, megjithëse udhëheqësit e Hamasit në disa raste kanë ofruar një armëpushim afatgjatë me Izraelin në këmbim të një shteti palestinez të qëndrueshëm në të gjithë territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967. Izraeli e konsideron këtë si një përpjekje për mashtrim.

SI ERDHI NË PUSHTET HAMASI?

Hamasi e kontrollon Rripin e Gazës që nga viti 2007, pas një lufte të shkurtër civile me forcat besnike të lëvizjes Fatah, të udhëhequra nga presidenti Mahmoud Abbas, i cili është i vendosur në Bregun Perëndimor dhe kryeson Organizatës për Çlirimin e Palestinës, e cila ka pikëpamje më laike.

Marrja e kontrollit të Rripit të Gazës nga Hamasi pasoi fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare palestineze të vitit 2006, hera e fundit që ato janë mbajtur në këtë zonë. Hamasi akuzoi zotin Abbas për komplot kundër tij. Abbas i konsideruar ngjarjet e tij viti një grushtshtet.

Që nga vitit 2007, ka patur një numër konfliktesh mes Hamasit dhe Izraelit, duke përfshirë sulme me raketa të Hamasit nga Rripi i Gazës në Izrael dhe sulme ajrore dhe bombardime izraelite të Gazës.

KUSH JANË MILITANTËT E HAMASIT?

Krahu i armatosur i Hamasit quhet Brigadat “Izz el-Deen al-Qassam”, që dërguan drejt Izraelit militantë të armatosur dhe të veshur me jelekë vetëvrasës, si dhe përdorën për të sulmuar me mijëra raketa dhe predha mortajash.

Krahu ushtarak i Hamasit është shumë sekret dhe drejtohet nga Mohammed Deifi, i cili ishte dhe projektuesi i sulmit të 7 tetorit në Izrael. Hamasi ka baza në mbarë Gazën, si dhe anëtarë në mbarë Bregun Perëndimor, të pushtuar nga Izraeli, dhe më gjerë. Shumë prej drejtuesve dhe luftëtarëve mendohet se tashmë janë fshehur brenda rrjetit gjigant të tuneleve nën Gazë, në pritje të sulmit të forcave tokësore izraelite.

KUSH E FINANCON HAMASIN?

Megjithëse është një grup mysliman sunit, Hamasi është pjesë e një aleance rajonale së bashku me Iranin, Sirinë dhe grupin islamist shiit Hezbollah në Liban, të cilët së bashku veprojnë kundër politikave amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Izrael.

Megjithëse bazën kryesore të mbështetjes e ka në Gazë, Hamasi ka mbështetës edhe në mbarë territoret palestineze dhe drejtuesit e tij janë të shpërndarë nëpër disa vende të Lindjes së Mesme, përfshirë në Katar.

Hamasi ka marrë financime, armatime dhe është stërvitur nga Irani, por ka edhe një rrjet financimi global, të cilin e përdor për të marrë mbështetje nga organizatat e bamirësisë dhe vendet që e përkrahin, duke futur para të thata nëpërmjet tuneleve të Gazës, apo duke përdorur kriptomonedhat për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare, thonë ekspertët dhe zyrtarët.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Hamasi mbledh fonde edhe në vendet e tjera të Gjirit dhe donacione nga palestinezët, diaspora dhe organizatat e tij të bamirësisë.

Matthew Levitt, ish-zyrtar amerikan i specializuar kundër terrorizmit, vlerëson se pjesa më e madhe e buxhetit të Hamasit prej mbi 300 milionë dollarësh vjen nga taksat ndaj bizneseve, si dhe nga vendet e tjera, si Irani dhe Katari, apo nga organizatat bamirëse. (VOA)

Previous Post

Hezbollah thirrje për luftë Amerikës: Gati të përballemi me ju

Next Post

Ju kap uria në mes të natës? Ja arsyet shëndetësore pse ndodh

Related Posts

Fronti Europian: Vazaliteti mundëson poshtërësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve
__kateg

Fronti Europian: Vazaliteti mundëson poshtërësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve

29/05/2024
Komisioni Verifikues pranoi kërkesën e Bilall Kasamit që mos t’i verifikohet mandati si deputet
__kateg

Komisioni Verifikues pranoi kërkesën e Bilall Kasamit që mos t’i verifikohet mandati si deputet

28/05/2024
Romeo dhe Meritoni dy të pakënaqurit e finales, lëshuan sallën menjëherë
__kateg

Romeo dhe Meritoni dy të pakënaqurit e finales, lëshuan sallën menjëherë

26/05/2024
UEFA reagon për Jasir Asanin, ylli i Kombëtares merr mbështetjen
__kateg

UEFA reagon për Jasir Asanin, ylli i Kombëtares merr mbështetjen

22/05/2024
Klopp me një video përshendetet me tifozët e Liverpulit
__kateg

Klopp me një video përshendetet me tifozët e Liverpulit

18/05/2024
Granit Xhaka, lojtari i dytë më me ndikim në botë
__kateg

Granit Xhaka, lojtari i dytë më me ndikim në botë

16/05/2024
Next Post
Ju kap uria në mes të natës? Ja arsyet shëndetësore pse ndodh

Ju kap uria në mes të natës? Ja arsyet shëndetësore pse ndodh

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk