Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Life

Si të përfitoni më shumë hekur nga ushqimet tuaja

21/02/2023
Si të përfitoni më shumë hekur nga ushqimet tuaja
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit shoqërohet me një sërë simptomash të ndryshme.

Njerëzit që vuajnë prej saj zakonisht ndihen të plogësht, kanë vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë konfirmuar se 21 për qind e grave të moshës nga 19 deri në 34 vjeç kanë nivele të ulëta të akumulimit të hekurit në organizëm.

Burimet e hekurit për organizmin

Organizmi i njeriut nuk arrin dot të prodhojë hekur.

Në këtë mënyrë, njeriu mund ta marrë atë nëpërmjet ushqimeve që kanë një përmbajtje të lartë të këtij minerali.

Problemi qëndron tek përthithja e hekurit.

Sipas të dhënave, sasia e hekurit që marrim nga ushqimet, mund të mos përthithet siç duhet nga organizmi.

Si të përfitoni sasinë maksimale të përthithjes së hekurit

Rekomandohet ngrënia e barishteve të freskëta ose të gatuara me avull.

Spinaqi mund të zihet shumë lehtë, por jo për minuta të tëra.

Në pak sekonda, spinaqi çliron 55 për qind më shumë hekur të tretshëm se sa kur hahet i freskët.

Por mos e zieni tepër.

Një tjetër hap i duhur drejt përthithjes së mirë së hekurit është ngrënia e ushqimeve ose pijeve të pasura me vitaminë C në çdo vakt.

Mishi i kuq është veçanërisht i pasur me hekur që përthithet lehtë nga organizmi.

Spinaqi, bizelet dhe thjerrëzat janë burime të shkëlqyera të hekurit.

Nga ana tjetër, konsumatori duhet të dijë se hekuri që merret nga buka ose drithërat e pasuruar me këtë mineral, nuk është gjithmonë i përthithshëm nga organizmi.

Mënyra e përgatitjes së ushqimit ka rëndësi

Ekspertët shpjegojnë se mënyra e përgatitjes së ushqimit dhe pijeve mund të tjetërsojë sasinë e hekurit që përthith organizmi.

Për shembull, nëse ju i shoqëroni drithërat e mëngjesit me lëng portokalli, atëherë organizmi juaj do të përthithë më shumë hekur.

Kjo ndodh sepse lëngu i portokallit përmban vitaminë C e cila lehtëson përthithjen e hekurit.

Nga ana tjetër, nëse ju tasin e drithërave e shoqëroni me kafe, atëherë do të përthithni më pak hekur.

Kjo ndodh sepse kafeja përmban polifenolë që ndërlidhen me hekurin dhe e vështirësojnë tretjen e tij.

AgroWeb.org rekomandon që kafenë ta pini të paktën 30 minuta pas ngrënies.

Previous Post

Celularë të vjetër: 8 modelet nga të cilat mund të fitoni para

Next Post

“Kujdes oj shqiponjë”, Stresi e Xhuli gatuajnë së bashku (VIDEO)

Related Posts

A është e dëmshme të hani çdo ditë vezë?
Life

A është e dëmshme të hani çdo ditë vezë?

12/02/2023
Koha e ushqimit mund të ndikojë në plakjen më të shpejtë
Life

Koha e ushqimit mund të ndikojë në plakjen më të shpejtë

12/02/2023
Cilat janë pesë rregullat për të jetuar pa stres
Life

Cilat janë pesë rregullat për të jetuar pa stres

11/02/2023
Botë

Mbreti Charles shkon në xhami me çorape të grisura

10/02/2023
Life

Teprimi me vitamina, dëmton organizmin

10/02/2023
Life

Cilët persona nuk duhet asnjëherë të konsumojnë xhenxhefil?

09/02/2023
Next Post
“Kujdes oj shqiponjë”, Stresi e Xhuli gatuajnë së bashku  (VIDEO)

“Kujdes oj shqiponjë”, Stresi e Xhuli gatuajnë së bashku (VIDEO)

Blerant Ramadani kandidat i ASH-së për komunën e Sarajit

09/05/2025

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti, takohet me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti: Fokus në zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

09/05/2025

Dikur rival në politikë, Bardhyl Mahmuti sot takoi Ali Ahmetin

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk