Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

“Si nëpër filma” –Si u arrestuan dy kosovarët që kontrabandonin emigrantë nga Kina

01/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmë, Policia e Maqedonisë së Veriut zhvilloi një aksion që i ngjante skenave policore në filma. Ajo iu vu “këmba-këmbës” transportuesve ilegal të emigrantëve në rrugën Shkup – Bllacë. Në aksion u arrestuan dy shtetas të Kosovës, të cilët u zunë me 8 emigrantë nga Kina, raporton SHENJA.

Shtetasit e Kosovës janë G.L. 24 vjeç dhe B.L. 18 vjeç. Ata i transportonin emigrantët me veturë “VW Caddy” dhe gjatë përpjekjes për të ikur nga Policia dëmtuan pikëpagesën në Gradsko, një veturë “Opel Insignia” në lëvizje, një motoçikletë dhe traun në pikën e pagesës në Petrovec.

Policia ndërkohë qëlloi me armë pasi njëri person tentoi të arratisej.

“Më 31.07.2025, rreth orës 22:30, zyrtarët policorë ndaluan G.L. (24) dhe B.L. (18), të dy nga Kosova, pasi në automjetin “Volkswagen Caddy“ me targa kosovare, që drejtohej nga G.L., ndërsa pasagjer ishte B.L., u gjetën tetë migrantë nga Republika Popullore e Kinës. Rreth orës 21:40, automjeti ishte vërejtur duke lëvizur në autostradën nga Gradsko drejt Shkupit dhe nuk kishte ndaluar në shenjën për ndalimi, dhe kishte vazhduar të ikte. Gjatë ndjekjes nga patrullat policore, drejtuesi i automjetit dëmtoi stacionin e pagesës në Gradsko, ndërsa në Katllanovë u përplas në lëvizje me një veturë “Opel Insignia” me targa të huaja, si dhe shkaktoi dëme në një motoçikletë me targa të Maqedonisë. Më pas, ai dëmtoi edhe rampën në pikën e pagesës në Petrovec. Pasi vazhdoi lëvizjen, tek nyja e rrugës drejt Prishtinës, në unazën e Shkupit, drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga. Ai më pas sulmoi fizikisht një zyrtar policor në tentativë për t’u arratisur, por u neutralizua dhe u ndalua. Gjatë përpjekjeve për të ndalur automjetin, policia qëlloi me plumba paralajmërues, por fatmirësisht askush nuk u lëndua. Të dy personat u ndaluan në stacionin policor, ndërsa emigrantët u vendosën në një qendër transiti”, thonë nga MPB.

Previous Post

Aliu: Themelohet shkolla fillore “Azem Marana” në fshatin Moranë

Next Post

VLEN:Taravari të sqarohet para votuesve: Çfarë halli e bëri atë shkues të Ali Ahmetit te Mickoski?

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Maskat ranë, ata që po flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

13/10/2025
Aktuale

Universiteti “Nënë Tereza”: Kanë filluar punimet përgatitore për ndërtimin e kampusit universitar

13/10/2025
Maqedoni

Mickoski: Shumica qeveritare është stabile, s’do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

13/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Bujar Osmani është thjeshtë KOPJUES, pa ide, pa vizion dhe pa kompetencë!

13/10/2025
Biznes

Maqedonia fitoi çmimin prestigjioz për “Zhvillimin e Temës” në EXPO 2025 në Osaka

13/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale, KSHZ bën përgatitjet e fundit

13/10/2025
Next Post

VLEN:Taravari të sqarohet para votuesve: Çfarë halli e bëri atë shkues të Ali Ahmetit te Mickoski?

Maqedonia luan “finalen para finales” – sonte kërkon fitore ndaj Kazakistanit për ëndrrën e Botërorit

13/10/2025

Ky është formacioni i Kosovës për përballjen me Suedinë, tre ndryshime nga ndeshja me Slloveninë

13/10/2025

Nënshkruhet marrëveshja e paqes për Gazën

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk