Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Si ka ndikuar Brexiti në turizmin britanik

04/02/2023
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Britania u largua nga BE më 31 janar 2020. Ky ndryshim ndikoi në shumë sektorë, përfshirë edhe atë të turizmit.

Ja se si ka ndryshuar industria e turizmit dhe çfarë u duhet të dijnë europianëve që udhëtojnë në Britani.

Më 23 qershor 2016, një shumicë me diferencë të vogël votash e votuesve britanikë vendosi që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian. Më 31 janar 2020, Mbretëria e Bashkuar u nda me marrëveshje nga ky bllok. Pasojat e kësaj ndarjeje kanë pasur shtrirje të madhe, duke ndikuar mbi një numër të madh fushash, përfshirë imigracionin, tregtinë dhe turizmin. Sidoqoftë, shumë nga pasojat afatgjata nuk janë shfaqur ende krejtësisht dhe do të bëhen më të dukshme në muajt dhe vitet që vijnë.

Për qytetarët e BE-së, kalimi i pushimeve në Britani është komplikuar më shumë. Ndërkohë që në të kaluarën kushdo që kishte një kartë kombëtare identiteti të një vendi të BE-së mund të hynte lirshëm në Britani, që nga 1 tetori 2021, kjo mundësi ekziston vetëm për ata që kanë një pasaportë të Bashkimit Europian. Një dokument që mesatarisht e kanë vetëm dy të tretat e qytetarëve të BE-së.

Ka rënë numri i përgjithshëm i vizitorëve

Një raport publikuar nëntorin e kaluar nga autoritetet britanike të turizmit, në VisitBritain tregon se në vitin 2022 numri i përgjithshëm i vizitorëve në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë më pak se një të tretat e nivelit të vitit 2019, vitit para pandemisë së virusit Corona, e cila shkaktoi ulje të madhe të udhëtimeve globale dhe rënie të turizmit. Megjithëse rënia e numrit të vizitorëve është e konsiderueshme, ajo nuk zbulon medoemos sa i madh ka qenë ndikimi i vetë Brexitit, për shkak të ndërprerjes së udhëtimeve nga pandemia e COVID-19.

Në fakt, shifrat e VisitBritain thonë se 8 milionë vetë, mes të cilëve 5 milionë qytetarë të BE-së, kanë vizituar Britaninë në prill, maj dhe qershor të 2022, një shifër që nuk ndryshon shumë nga numri i vizitorëve të së njëjtës periudhë të vitit 2019.

Me pak fjalë, është e paqartë nëse kjo tendencë pozitive ka të bëjë me heqjen e kufizimeve të COVID-it për udhëtarët, apo ka ardhur nga normalizimi gradual i situatës dhe pranimi i rregullave post-Brexit, për udhëtarët.

Rritja e çmimit mund të trembë turistët

Disa nga operatorët europianë të udhëtimeve të specializuar me organizimin e pushimeve në Britani thonë se janë duke luftuar me rritjen e çmimeve të sektorit britanik të turizmit. Një sipërmarrës gjerman, i cili preferon të mbetet anonim në mënyrë që të mos dëmtojë biznesin e tij, i tha Deutsche Welles se rritja e çmimit të dhomave të hoteleve britanike dhe rritja e çmimit të shërbimeve të tjera për vizitorët, e ka detyruar edhe atë që të rrisë çmimet.

Ky sipërmarrës ka pas organizuar që nga mesi i viteve 1990-të, pushime në Skoci për pushues me kërkesa të veçanta dhe me para, që vijnë nga Gjermania, Austria dhe Zvicra. Ai i tha Deutsche Welles se katër ose pesë vjet më parë, një udhëtim dhjetëditor për dy vetë u ka pas kushtuar klientëve të tij 6 deri 8 mijë euro (6,500 deri 8,700 dollarë me kursin aktual), ndërkohë që sot, atij i duhet të kërkojë dyfishin.

“Udhëtimet janë të njëjtat, por ne nuk jemi duke fituar asnjë qindarkë më shumë,” thotë ai dhe shton se “hotelet britanike kanë dyfishuar, madje trefishuar çmimet dhe çdo gjë është bërë më e shtrenjtë.”

Analistë nga qendra akademike, London School of Economics and Political Science, kanë vërejtur se Brexiti ka shtuar sasinë e shkresave që duhen për të bërë biznes me vendet europiane, gjë që kontribuon në inflacionin në rritje të Britanisë së Madhe. Rritja e inflacionit ndikon në rritjen e çmimit të shërbimeve për vizitorët e huaj dhe për ofertat turistike, megjithëse në rritjen e çmimit rol luajnë edhe faktorë të tjerë si për shembull rritja e çmimit të energjisë. Në fund të vitit 2022, inflacioni britanik arriti nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit.

Brexiti ashpërson problemin e mungesës së personelit në hotele, bare dhe restorante

Këto probleme janë shoqëruar nga mungesa e personelit në sektorin britanik të turizmit. Ndërprerjet e punës për shkak të pandemisë detyruan shumë shërbyes, kamarierë, personel kuzhinash dhe punonjës hotelesh që të kërkojnë punë në sektorë të tjerë, ose të kthehen në vendet e tyre, që janë anëtare të Bashkimit Europian. Sektori britanik i turizmit mbështetej kryesisht tek punëtorët me paga të ulta që vijnë nga vendet e BE-së. Por duket se ato ditë nuk vijnë më. Shifrat e mbledhura nga vëzhguesi i migracionit të Universitetit të Oksfordit, Oxford University’s Migration Observatory, tregojnë se nga qershori 2019 deri në qershor të 2021, numri i punonjësve që vijnë nga vendet e BE-së dhe punojnë në sektorin britanik të turizmit ka rënë me 25 përqind.

Mediat thonë se mungesat e personelit janë të mëdha. Një artikull botuar kohët e fundit në The New York Times tregon se për shkak të mungesës së personelit restorantet londineze janë të detyruara të ulin numrin e orëve të hapjes, duke përmendur se 11 përqind e vendeve të punës të këtij sektori, ka mbetur pa punonjës.

Firma që dikur punësonin në stafin e shërbimit italianë, spanjollë dhe grekë, nuk mund të trokasin tani aq lehtë në tregun europian të punës, sepse Brexiti i ka dhënë fund lirisë së lëvizjes së punonjësve. Rregullat e reja të migracionit pas Brexitit e kanë vështirësuar futjen në tregun britanik të punës të qytetarëve të pakualifikuar të BE-së. DW

Previous Post

Rrahje në një lokal të Kumanovës, katër të arrestuar

Next Post

Erërat e forta rrëzojnë shtylla elektrike në disa rajone të Kosovës

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post

Erërat e forta rrëzojnë shtylla elektrike në disa rajone të Kosovës

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk