Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Si i morën jetën me thikë tifozët kroatë 29-vjeçarit grek

08/08/2023
Kush e spiunoi Encën për kultivimin e lëndëve narkotike?
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës po merren në pyetje të arrestuarit në ngjarjet e përgjakshme që kanë ndodhur dje në mbrëmje jashtë stadiumit të AEK-ut të Athinës OPAP ARENA, në lagjen Nea Filadhelfia të kryeqytetit, mes tifozëve të AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit.

Nga përleshjet e dhunshme një 29-vjeçar grek është qëlluar disa herë me thikë nga një tifoz kroat dhe ka humbur jetën, ndërsa edhe 8 persona të tjerë, pesë grekë dhe tre kroatë janë plagosur dhe mjekohen në spital.

Autoritetet kanë bërë gjithsej 96 arrestime: (8 në spital ) 88 ndodhen në Drejtorinë e Policisë , midis të cilëve 82 kroatë, një austriak, një boshnjak, një shqiptar, një gjerman dhe dy grekë.

Sipas informacioneve nga burime policore , një grup prej 150-200 tifozësh të organizuar të Dinamos së Zagrebit kanë mbërritur me makinat e tyre në Greqi, pavarësisht urdhrit të ndalimit të lëvizjes së tifozëve nga Kroacia, për ndeshjen e sotme kundër AEK-ut, në OPAP Arena.

Ata duket se kanë vepruar në bazë të një plani të organizuar, pasi me të arritur në rrugën Attiki Odos, makinat e tyre u shpërndanë dhe një numër i madh u drejtuan për në stacionin e metrosë Eirini, ku janë takuar me tifozë të ekipit grek të Panathinaikos dhe së bashku kanë hipur në trenin elektrik dhe kanë zbritur në stacionin Pefkakia duke shkuar më pas në këmbë drejt stadiumit të AEK-ut.

Ata kanë shkaktuar dëme në shumë dyqane dhe makina dhe u kanë vënë zjarrin kazanëve të plehrave.

Pas përfundimit tragjik të incidenteve të dhunshme me vdekjen e tifozit 29-vjeçar, nuk dihet nëse organi organizator dhe policia greke do të lejojnë përfundimisht zhvillimin e ndeshjes së futbollit midis AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit për fazën e eleminatoreve të Champions League.

Ky ka qwnë edhe shkaku që është anuluar takimi i sotëm i ministrit grek të Mbrojtjes së Qytetarit Ioanis Ikonomou dhe homologu i tij shqiptar Taulant Balla në pikën kufitare të Kakavijës.

Previous Post

Мanifest për zhvillimin e negociatave me Bashkimin Evropian

Next Post

Portugalia në luftë me zjarret

Related Posts

Rajon

Kapet shqiptari me 700 mijë euro të fshehura në veturë në kufirin Kroaci-Bosnje

18/10/2025
Rajon

SHBA-të heqin sanksionet ndaj katër aleatëve të udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik

17/10/2025
Rajon

Skandaloze: Klubi serb i basketbollit paraqitet me fanellat që vendosin hartën e Kosovës nën ngjyrat e Serbisë

17/10/2025
Botë

Turqia dërgon specialistë për të ndihmuar në gjetjen e trupave nën rrënojat e Gazës

17/10/2025
Rajon

Vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, dënohet me burgim të përjetshëm burri i saj

16/10/2025
Rajon

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11/10/2025
Next Post
Do të mbahet Konferenca e Tretë Vjetore e SEFF-it: “Evropa-PO, Evropa-TANI”

Portugalia në luftë me zjarret

Mexhiti në Ora News: Në Maqedoni ka nisur një epokë e re politike, u përmbyll periudha 20 vjeçare e BDI-së

20/10/2025

Mexhiti: Vizita ime e parë si Zëvendëskryeministër ishte në Tiranë, bashkëpunimi me Shqipërinë do të thellohet në çdo fushë

20/10/2025

KSHZ-ja shpalli rezultatet e para zyrtare, Gostivari nuk arriti censusin

20/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk