Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Si e “ndërtoi” perandorinë e tij biznesmeni Orce Kamçev?

20/07/2023
Si e “ndërtoi” perandorinë e tij biznesmeni Orce Kamçev?
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jordan Orce Kamçev, njeriu që përmes ryshfetit dhe ndikimit të tij fundosi shpresën e drejtësisë në vend, përfundoi në listën e zezë amerikane. Vendimi u bë i ditur të mërkurën nga Departamenti Amerikan i Thesarit, njoftim në të cilin thuhet se biznesmeni Kamçev ka cenuar demokracinë institucionale në Maqedoni të Veriut përmes ryshfetit, aktiviteteve korruptive, pastrimit të parave. Autoritetet vendase e kanë vlerësuar pozitivisht vendimin e DATH, por thonë se një gjë e tillw duhej të vinte nga institucionet vendase.

Kamçev është familjar i ish shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Ai si fillim u dënua për shpronësimin ilegal të tokave në akuzën e përfaqësuar nga ish PSP-ja “Parcelat në Vodno”. U dënua me një vit burg, por masën e dënimit efektiv e kaloi gjatë qëndrimit në paraburgim për veprën tjetër “Perandoria”. Më pas nga paraburgimi kishte dal duke ofruar 11 milionw euro garanci bankare. Kamçev është drejtues i kompanisë “Orka Holding”, të themeluar që nga viti 1990 nga babai i tij. Ai kishte lidhje me një kompanie tjetër “Eksiko” e cila sipas IRL, rrjetit të gazetarisë hulumtuese, ka ekzistuar vetëm në letër. Pronarët e kësaj kompanie të ndërlidhura me shumë kompani tjera offshore përdoreshin kryesisht për veprimtari të paligjshme. Në këtë mënyrë ai kishte ndikim në çdo sferë si në bujqësi, mjekësi, hoteleri, banka, tekstile, media. Pothuajse nuk kishte sektor që të mos kishte aksione pronësie, sipas IRL-së. Disa nga këto kompani dyshohen për fitimin e tenderëve me vlerë prej dhjetëra milionë euro. Kamçev është bashkëpronar i spitalit privat “Sistina” në Shkup, por edhe i shumë bizneseve tjera brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2017 Kamçev nis të njëjtën veprimtari edhe në Bullgari ku tani atje posedon 30 markete. Kamçev biznesin e tij në Bullgari e zgjeroi edhe me një zinxhir spitalesh, ndërsa së bashku me biznesmenin rus Sergej Samsonenko, ata punojnë edhe në Rusi./Alsat.mk

Previous Post

Prokuroria Publike ngrinë bashkëpunimin me KShPK-në

Next Post

Lëvizja BESA: Edhe një fakt që tregon korrupsionin e lartë të funksionarëve të BDI-së

Related Posts

Aktuale

Kryeministri Mickoski për vizitë në Kumanovë

17/09/2025
Aktuale

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 29 gradë

17/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: BDI e ka dorëzuar luftën ende pa i’a filluar

16/09/2025
Maqedoni

Arben Fetai: BDI ka bërë shumë dëm, kanë lënë shumë punë të pakryera

16/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Vota për Blerim Sejdiun është votë për çdo banorë të Zhelinës

16/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Decentralizimi fiskal po ndodh në komunat shqiptare, Çairi po urbanizohet

16/09/2025
Next Post
Lëvizja BESA: Edhe një fakt që tregon korrupsionin e lartë të funksionarëve të BDI-së

Lëvizja BESA: Edhe një fakt që tregon korrupsionin e lartë të funksionarëve të BDI-së

Kryeministri Mickoski për vizitë në Kumanovë

17/09/2025

Forcat izraelite përparojnë drejt qytetit të Gazës

17/09/2025

James Rubin dëshmon edhe sot në Hagë

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk