Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Si do të jetë 24 orëshi i radhës për Thaçin në EULEX sipas Gucatit?

21/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili kishte humbur babain e tij gjatë kohës sa kishte qenë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimi në Hagë dhe ishte lejuar që të realizonte një vizitë në Kosovë dhe të qëndronte për një natë në EULEX, ka treguar në FRONTAL të T7 në detaje se si është qëndrimi brenda EULEX-it, si funksionojnë vizitat, ushqimi dhe deri në sa ora mund të qëndrojë ish presidenti Hashim Thaçi nesër në Kosovë.

Gucati në FRONTAL të T7 ka treguar se ditën e dytë e kanë lejuar që të qëndrojë në Kosovë deri në orën 16:30, dhe se gjatë ditës i është lejuar që të takohet me motrat vëllezërit dhe fëmijët.

“Aty kam bujtë një natë, më kanë vizituar motrat, vëllezërit dhe fëmijët. Nga 1 orë e gjysmë kam pasur vizitë. Deri në orën 4 e 30 minuta, ditën e dytë. Kam fjetur aty”, ka thënë Gucati në FRONTAL.

Duke folur për kushtet që janë në EULEX, Gucati ka thënë se edhe po të jetë si hotel me pesë yje, ai vend përsëri është një burg. Kreu i OVL-së ka treguar se brenda janë pesë qeli, të cilat rrinë të hapura deri në orën 10 të mbrëmjes.

Ai tutje ka thënë se shpreson që Thaçit do t’i lejohet të ketë takime me familjen deri në orën katër pasdite të 22 marsit dhe se në orën gjashtë pasdite udhëton për në Hagë.

“Aty edhe me qenë hotel me pesë yje, emrin e ka burg. Dera është e hapur. Ata e njohin z. Thaçi dhe e dinë autoritetin e tij. Janë pesë qeli brenda, derën do të ketë të hapur deri në 10 të mbrëmjes, ushqimin e ka brenda aty, një kuzhinë e vogël që është bashkë me sigurimin. Nuk janë kushtet e rënda. Unë shpresoj që do ta ketë një takim shumë të mirë me familjen deri në orën 4, dhe në orën 6 pasdite udhëton për në Hagë, sepse ashtu e kanë “, ka thënë Gucati.

Gucati ka treguar se në EULEX të lejohen takimet dorë me dorë me familjarët dhe se sot gjatë ditës mund të flasë edhe në telefon në prani të përkthyesit me ata familjarë të cilët Thaçi është pyetur paraprakisht t’i caktojë.

“Kufizime s’ka. Ka të drejtë të flasë dorë më dorë me familje. Ka të drejtë të flasë në telefon me anëtarët e familjes, kënd e ka të programuar z. Thaçi. Telefonin ia japin sigurimi i Hagës, por flet gjithmonë në prezencë të përkthyesit. Ushqimi vjen prej qytetit, të pyesin, çka dëshiron”, ka shtuar tutje Gucati, shkruan Express.

Gucati ka thënë se beson që do t’ia lejojnë të takojë bashkëshorten, djalin, vëllezërit apo motrat.

“ Besoj që z. Thaçi e ka dorëzuar listën më herët. Avokati mua më ka pyetur se kë dëshiron ta takosh. Unë kam kërkuar motrat, vëllezërit, bashkëshorten dhe fëmijët e mi. Mi kanë ndarë në grupe nga 1 orë e gjysmë. Kënd ka kërkuar z. Thaçi, besoj se do t’ia lejojnë, edhe pse janë disa masa. Por s’besoj që do t’ia ndalojnë ta takojë bashkëshorten, djalin apo vëllezërit e motrat, s’besoj se do t’ia ndalojnë”, ka përfunduar Gucati.

Previous Post

MASH: 100 psikologë të përfshirë në rritjen e mbështetjes psikosociale për nxënësit

Next Post

Gjesti largohet të shtunën nga BBVA?

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

15/05/2025
Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
Kosovë

“Shihemi të shtunën”- Dështon prapë Kuvendi

15/05/2025
Next Post

Gjesti largohet të shtunën nga BBVA?

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk