Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Si do ta paguajë Donald Trump gjobën prej 355 milionë dollarësh?

21/02/2024
Si do ta paguajë Donald Trump gjobën prej 355 milionë dollarësh?
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjoba prej 355 milionë dollarësh ndaj ish Presidentit Donald Trump do të prekë ndjeshëm shumën e parave të tij gjatë muajve të ardhshëm dhe do të kufizojë ndjeshëm aftësitë e tij për të marrë hua bankare.

Por si do të ndikojë vendimi gjykatësit të shtetit të Nju Jorkut tek financat e zotit Trump, ndërsa ai kërkon të marrë emërimin e Partisë Republikane për të sfiduar Presidentin Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit?

VENDIMI I GJYKATËS

Gjykatësi Arthur Engoron në vendimin e tij, thekson se zoti Trump i kishte fryrë artificialisht deklaratat financiare të vlerës neto të pasurive të tij për të siguruar hua bankare me përqindje të leverdishme. Përveç gjobës monetare, gjykatësi e ndaloi zotin Trump për tre vjet që të drejtojë korporatën e tij në Nju Jork dhe dha urdhër që asnjë bankë që vepron në Nju Jork të mos i japë hua për tre vjet atij apo bizneseve të tij.

Zoti Trump i ka mohuar akuzat dhe e ka quajtur rastin një hakmarrje politike nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, demokratja Letitia James.

NDIKIMI TEK PASURITË E PALUAJTSHME TË ZOTIT TRUMP

Zoti Trump është pronar i një rrjeti global prej rreth 500 subjektesh që përfshijnë pasuri të paluajtshme dhe sipërmarrje të tjera biznesi. Financat e ish-presidentit janë të paqarta, por revista Forbes vlerëson se pasuritë e tij neto kapin shifrën prej 2.6 miliardë dollarësh, shumica pasuri të paluajtshme. Zoti Trump dëshmoi gjatë një seance në muajin prill se kishte rreth 400 milionë dollarë në llogaritë bankare.

Megjithëse ai mund të shesë pjesë të pasurive të tij për të paguar gjobën, është e paqartë se çfarë vlere kanë pronat e tij, duke patur parasysh rënien e vlerës së pasurive të paluajtshme në sektorin komercial.

MUNDËSITË FINANCIARE TË ZOTIT TRUMP PËR TË PAGUAR GJOBËN

Vendimi që e ndalon atë të marrë hua nga bankat e regjistruara ose të autorizuara për të ushtruar aktivitet në Nju Jork mund të kufizojë rreptësisht aftësitë e zotit Trump për të siguruar fonde.

Përveç kësaj gjobe prej 354.9 milionë dollarësh, zoti Trump duhet t’i paguajë 83 milionë dollarë dëmshpërblime shkrimtares E. Jean Carroll, pasi një juri e gjeti atë fajtor për shpifje ndaj saj, ndërsa ai mohoi akuzat për përdhunim në vitet 1990.

Në maj të vitit 2023 një tjetër juri në Manhatan e urdhëroi zotin Trump që t’i paguante zonjës Carroll 5 milionë dollarë dëmshpërblime të tjera, pas një gjyqi për një rast tjetër shpifjeje dhe akuzave të ngritura nga ajo për sulm seksual. Zoti Trump i ka hedhur poshtë akuzat për përdhunimin e zonjës Carroll. Ai është duke apeluar vendimin e parë dhe ka thënë se do të apelojë edhe të dytin.

Zoti Trump mund të sigurojë fitime të mëdha nëse do të shiste pjesë të aksioneve që zotëron në platformën e tij të medias sociale Truth Social, vlera e së cilës është rritur ndjeshëm, ndërsa shtohet mbështetja për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Vlera e aksioneve të zotit Trump në firmën “Trump Media & Technology Group” ka shkuar në rreth 4 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të fundit. Nëse miratohet bashkimi i një firme tjetër me rrjetin social, atëherë zoti Trump mund t’i shesë aksionet e tij gjashtë muaj më vonë. Rregullatorët financiarë i dhanë një dritë jeshile marrëveshjes këtë javë, duke rritur perspektivën që ajo mund të mbyllet në gjysmën e parë të këtij viti.

PARATË E FUSHATËS PËR TË PAGUAR GJOBËN?

Paratë e fushatës nuk mund të përdoren për të paguar gjobën pasi çështja e ngritur nga prokurorja James nuk lidhet me fushatën, apo rolin politik të zotit Trump.

Disa ekspertë ligjorë janë shprehur se gjoba ka të bëjë vetëm me të ardhurat personale, pavarësisht akuzave të zotit Trump dhe ekipit të tij ligjor se çështja e ngritur ndaj tij ishte e motivuar politikisht.

KUR DUHET TA PAGUAJË GJOBËN ZOTI TRUMP?

Avokatët e zotit Trump janë zotuar ta apelojnë vendimin. Atij mund t’i kërkohet që të depozitojë sasinë e plotë të gjobës, plus interesat e akumuluar gjatë procesit të apelit, gjë që është praktikë standarde në raste të ngjashme.

Zoti Trump mund të paguajë një shumë më të vogël me para të shoqëruar me vënien e pronave si kolateral, duke siguruar një lloj huaje të quajtur obligacion financiar për apelin. Por ai mund ta ketë të vështirë që të gjejë një huadhënës, pasi bazuar në vendimin e gjykatësit Engoron, zoti Trump kishte mashtruar bankat lidhur me pasuritë e tij.

Procesi në apel mund të zgjasë më shumë se një vit dhe ende nuk është e qartë nëse gjykata e apelit do ta pezullojë vendimin e gjykatësit Engoron deri në përfundimin e çështjes në apel.

ÇFARË NDODH NËSE TRUMP DËSHTON TË PAGUAJË GJOBËN?

Nëse ai shteron kërkesat në apel dhe refuzon të paguajë gjobën, zoti Trump mund të dënohet për mos-zbatim të vendimit të gjykatës dhe të marrë gjoba shtesë. Po ashtu, shteti mund të kërkojë konfiskimin e pronave të zotit Trump. Futja në burg pothuajse nuk ka gjasa të ndodhë./VOAa

Previous Post

​Distria Krasniqi e Akil Gjakova sportistët më të mirë të vitit 2023

Next Post

AlternAtivA: Shef i shtabit qendror zgjedhor do të jetë Bashkim Murtezi

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post
AlternAtivA: Shef i shtabit qendror zgjedhor do të jetë Bashkim Murtezi

AlternAtivA: Shef i shtabit qendror zgjedhor do të jetë Bashkim Murtezi

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk