Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Shumë shkolla me nismë të prindërve kanë pajisur nxënësit me uniforma

23/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Uniforma shkollore nuk është praktikë e zakonshme në arsimin fillor dhe të mesëm në vend. Në shkollat ku zbatohet bëhet me vendim të Këshillit të prindërve dhe shkollës si dhe me mbështetje të komunës. Disa nga prindërit që mbështesin këtë vendim thonë se uniforma i bën të barabartë të gjithë nxënësit pavarësisht statusit të tyre ekonomik. Një pjesë tjetër ankohen për material jo cilësor të uniformës dhe ngjyra të njëjta duke mos dalluar nxënësit se nga cila shkollë vijnë.

“Ta ofron uniformën prej klasës së parë falas pastaj të kushtëzon që tetë vjet me radhë ta blesh uniformën. 25.32 Ankesa më e madhe te prindërit është kualiteti I uniformës. Mbase nuk është me ligj dakordohemi mirëpo materiali I uniformës të jetë më kualitativ që së paku uniforma të përdoret dy vjet me rend. Uniformat momentalisht janë shumë të dobëta, një herë e lan dhe zvogëlohet pastaj nuk i bën dhe patjetër duhet me ndërru uniformën”, tha Sedat Koka, prind.

“Uniforma do të hynte shumë në ndihmë për ti largu komentimet nga ana e nxënësve mes veti pasi edhe këto dallimet klasore aty shuhen menjëherë. Edhe, nxënësit duken më bukur, duke më të rregullt dhe unë jam, kam votuar për edhe do të vazhdoj të votoj për edhe pse vajza e madhe vazhdon ta refuzoj. Por, pasi shumica e Këshillit të prindërve kanë vendosur dhe kanë votuar për mbajtjen e uniformave”, u shpreh Kaltrina Mustafa Rahimi, prinde.

Në shkollën fillore “22 Nëntori” në Hasanbeg tashmë me vite uniformat sigurohen nga Komuna Gazi Babë. Drejtuesit e shkollës vlerësojnë se uniforma jo çdo herë pranohet pozitivisht nga gjithë nxënësit, posaç­ërisht ato të klasave 7,8 dhe 9.

“Po flas për një moshë më të madhe të themi, klasa e shtatë ose e tetë, 13 ose 14 vjet jo që uniformën e pranojnë ashtu. Ndoshta njërit i pëlqen ngjyra e zezë, tjetrit ngjyra e kuqe e njërit ngjyra e verdhë. 41.36 Vet paraqitja e nxënësve me uniformë I tejkalon ato anët e dobëta. Jo secili ka mundësi të blej një bluzë të shtrenjtë kështu që me uniform të gjithë nxënësit janë të barabartë”, tha Suzana Jakupi Kurbardoviq, drejtore e sh.f “22 Nëntori. /Alsat.mk

Previous Post

Darko Kostovski: Filluam me rikonstruksionin e dy rrugëve kryesore në fshatin Luboten

Next Post

RMV-në nuk e duan as vetë maqedonasit

Related Posts

Maqedoni

RMV-në nuk e duan as vetë maqedonasit

23/09/2025
Maqedoni

Darko Kostovski: Filluam me rikonstruksionin e dy rrugëve kryesore në fshatin Luboten

23/09/2025
Maqedoni

Tenderi për uniformat policore dhe gjuha shqipe sherr mes partive

23/09/2025
Maqedoni

Mexhiti takon Shpend Ahmetin, një prej anëtarëve të grupit legjendar Telex

23/09/2025
Maqedoni

Kasami promovon rrugën e re në Drenovec: Rruga me gropa zëvendësohet me rrugë moderne

23/09/2025
Maqedoni

Sabri Aziri zëdhënës i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair

23/09/2025
Next Post

RMV-në nuk e duan as vetë maqedonasit

Kaoni i Vogël, Shqiptari i Madh — Një Yll në Botën e Inteligjencës Artificiale

23/09/2025

Edhe pse shteti i ka borxh 10 milionë euro, Asmir Jahoski thotë se nuk do ti lë qytetarët pa transport publik

23/09/2025

RMV-në nuk e duan as vetë maqedonasit

23/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk