Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Shufra hekuri, thika dhe shkopinjë gome shiten lirshëm në tregun e Bit Pazarit!

20/10/2024
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Thika, shufra boksi apo edhe shkopinjtë e gomës, në tregun e Bit Pazarit shiten sikur të ishin sheqerka. Askush nuk i pengon edhe pse të njejtat hyjnë në kategorinë e armëve të ftohta, e që janë të ndaluara për mbajtje, shitje apo përdorim, në përputhje me kodin penal. Shumica e blerësve apo të interesuarit për blerje janë nxënës, e sigurisht se jo për qëllime fisnike.

Për këtë fenomen shqetësime kanë ngritur edhe drejtuesit e Shkollave të cilët edhe klane marrë masa konkrete. Në Shkollën Fillore “Adem Jashari” në Çair, sigurimi kryen kontrolle nëpër çantat e nxënësve. Sipas drejtoreshës Fitore Qirezi kontrollin e bëjnë me leje të prindërve me qëllim parandalimin e incidenteve.

“Kemi gjithmonë kontrolle të vazhdueshme nëpër çantat e nxënësve por edhe nëpër xhepa që mundohemi t’i parandalojmë bartjen e atyre mjeteve por edhe ndonjë kacafytje apo diçka që mund të jetë mes nxënësve”, tha Fitore Qirezi – Drejtoreshë e SH.F Adem Jashari.

Përshkak këtyre masave, Qirezi shprehet se në shkollën e tyre nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjë incident. U bënë thirrje prindërve që të mbikqyrin më tepër fëmijët e tyre sepse siç shprehet, kontrolli i prindërve është më efikas se sa ai i mësimdhënësve.

“Është formë e drejtpërdrejtë ku nxënësi apo fëmiu që sapo ta sheh, ndoshta edhe prej kureshtjes dëshiron ta blejë apo shprehë dëshirën që ta posedojë. Besoj që forma e parandalimit janë që ato të mos shiten në treg dhe të ketë njerëz kompetent që i luftojnë ato dhe i ndjekin dhe mos jenë në kontakte të drejtpërdrejta ku mund nxënësi, fëmiu dhe mund të vijnë deri te blerja”, shtoi Fitore Qirezi – Drejtoreshë e SH.F Adem Jashari.

Pyetëm edhe në MPB, për atë se pse lejojnë që ato armë të ftohta të shiten lirshëm në treg, dhe çfarë kanë ndërmarë për të parandaluar këtë fenomen. Megjithatë nga atje nuk morën asnjë përgjigje. Përndryshe sipas nenit 3 nga ligji për armët, armë e ftohtë llogaritet çdo mjet i bërë për kryerje të sulmit apo shkaktimit të lëndimeve trupore, me përdorim të forcës fizike të sulmuesit, si dhe mjete të përshtatura për shkaktimin e lëndimeve trupore të cilat mbahen në mbledhime publike, lokale dhe vende të ngjashme./Alsat.mk

Previous Post

Dënim me vdekje për trafikantët e drogës/ Çfarë ndodh brenda burgut famëkeq të Singaporit

Next Post

Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Presidenti ishte në gjendje të mirë!

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Maqedoni

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

12/10/2025
Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Next Post

Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Presidenti ishte në gjendje të mirë!

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk