Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Shtyhet seanca për rastin “Llaskarca”

07/02/2023
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca gjyqësore për rastin “Llaskarcë”, që ishte caktuar të mbahet sot në Gjykatën Penale në Shkup, është prolonguar, për shkak të mungesës së ekspertit, Zekirja Zekiri, i cili duhej të vazhdonte dëshminë në lidhje me super – ekspertizën e bërë për këtë rast.

Eksperti Zekiri, përmes anëtarëve të tjerë të ekipit që e përgatiti superekspertizën, ka njoftuar se për shkaqe shëndetësore nuk do të vijë në seancën gjyqësore të caktuar për sot, me çka, sic percjell KlanM, prokurori publik Darko Jakimovski, kërkoi nga gjykata që të shtyhet seanca e sotme. Familjarët e revoltuar nga zvarritja e këtij procesi, akuzuan se kjo po bëhet qëllimisht.

“Kjo sot është skenar i trilluar nga ana e ekspertëve që eksperti i ashtuquajtur doktor shkence, menjëherë të sëmurët brenda natës, pa paraqitur në gjykatë dëshmi dhe dokumentacion, edhe pse sipas ligjit një person i ftuar, cili do qoftë, ekspert apo dëshmitar, duhet të arsyetojë mungesën e tij” – tha Blagojçe Trpevski, familjar.

Blagojçe Trpevski, babai i të ndjerit, Jovica Tërpevski në aksidentin afër Llaskarcës tha se, mosardhja e dëshmitarit tregon se po blihet kohë me qëllim që ky proces të vonohet dhe ai të mos pyetet më tej nga ana e Prokurorit.

“Ky ekspert në dy seancat e kaluara dëshmoi se nuk din t’i përgjigjet pyetjeve më të thjeshta të prokurorisë. Asnjëherë në jetë nuk ka bërë ekspertizë për një lëndë të këtillë. Dy vite ka licencë për ekspertizë, nuk di të lexojë shirita tahografike, si të besojmë ne të dëmtuarit se kjo ekspertizë që e ka bërë byroja dhe ai ekspert është e qëndrueshme dhe është bërë në mënyrë profesionale” – tha Blagojçe Trpevski, familjar.

Gjykimi për rasti “Durmo turs” filloi në shtator të vitit 2019 dhe prej atëherë janë zhvilluar mbi 100 seanca gjyqësore. Në këtë rast gjyqësor, janë të akuzuar 6 persona; pronari i “Durmo Tursit” Durmish Beluli, përgjegjësi për transport i firmës, Remzi Miftari, vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski, si dhe tre të punësuar në kontrollin teknik Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski. Tre të parët ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, derisa të tjerët për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë. Në aksidentin tragjik në Llaskarcë që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 humbën jetën 16 persona, ndërsa mbi 30 të tjerë pësuan lëndime të rënda.

Previous Post

Taravari: Deri nesër përfundojnë negociatat për hyrjen e Aleancës në Qeveri

Next Post

UNICEF: Mijëra fëmijë mund të jenë vrarë nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Related Posts

Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Next Post

UNICEF: Mijëra fëmijë mund të jenë vrarë nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk