Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home __kateg

Shtrëngimet në kraharor, pse ndodh dhe cilat janë mjekimet natyrale

20/11/2024
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të shumtë janë ata njerëz që shkojnë të frikësuar në urgjencë sepse vuajnë nga dhimbjet e forta në kraharor.

Këto dhimbje nxiten kur muskuli i zemrës nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen.

Njerëzit që përjetojnë këto dhimbje thonë se kanë shtrëngim, ngushtim, jo vetëm në kraharor por edhe në shpinë.

Shtrëngimet në kraharor, simptomat dhe kurat
Kjo sëmundje shoqërohet me dhimbje abdominale, të shpinës, qafës, nofullës dhe supeve.

Simptoma të tjera janë: të përzierat, lodhje, vështirësi në frymëmarrje, djersitje dhe marramendje.

Gratë mund t’i përjetojnë këto simptoma pa ndier shtrëngim në kraharor.

Duhanpirja, diabeti, kolesteroli, tensioni i lartë i gjakut, jeta sedentare dhe problemet e trashëgueshme familjare janë faktorë rreziku.

Simptomat e kësaj dhimbjeje janë të ngjashme me ato të atakut në zemër.

Ndryshimi mes të dyjave qëndron në faktin se dhimbja e thjeshtë e kraharorit nuk është aq e fortë sa ajo e atakut në zemër dhe nuk zgjat më shumë se 5-10 minuta.

Zakonisht, dhimbja në kraharor ikën menjëherë pas marrjes së ilaçeve kundër dhimbjes.

Megjithatë, dhimbja në kraharor mund të jetë një shenjë paralajmëruese për një atak zemre në të ardhmen.

Ju mund të përdorni disa kura ose produkte që gjenden lehtësisht në shtëpi për të zhbllokuar arteriet dhe zbutur frekuencën e këtyre dhimbjeve.

Hudhra
Hudhra është një prej kurave më të mira në shtëpi kundër dhimbjes në kraharor.

Shkencëtarët thonë se konsumi i rregullt i hudhrës vonon dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Hudhra ul kolesterolin dhe i mban enët e gjakut të pastra, duke mundësuar furnizim të pasur të zemrës me oksigjen.

Shtoni gjysëm luge çaji me lëng hudhre në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni.

Konsumoni 1 ose 2 thelpinj hudhre me ujë çdo mëngjes me stomak bosh.

Xhenxhefili
Xhenxhefili ul kolesterolin dhe mbron enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij.

Kur prekeni nga dhimbja në kraharor, pini një gotë me çaj xhenxhefili.

Për këtë ju duhen: 1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë në një filxhan me ujë të ngrohtë.

Lërini së bashku për 5 minuta dhe më pas kullojeni.

Për një shëndet më të mirë të zemrës, hani një copë të vogël xhenxhefili me stomak bosh.

Speci djegës
Speci djegës lufton inflamacionin dhe rregullon qarkullimin e gjakut.

Дознај повеќе
Shtoni gjysëm ose një lugë të plotë çaji me spec djegës pluhur në një gotë me qumësht ose lëng frutash.

Pijeni dhe dhimbja do të ikë për pak minuta.

Borziloku
Borziloku përmban magnez dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke qetësuar enët dhe muskulin e zemrës.

Antioksidantët parandalojnë akumulimin e kolesterolit.

Nëse keni dhimbje në kraharor, përtypni 8-10 gjethe të freskëta borziloku ose pini një gotë me çaj borziloku.

Ju mund të pini nga një lugë çaji me lëng borziloku bashkë me një lugë mjaltë çdo ditë me stomak bosh.

Bajamet
Bajamet janë të pasura me acide yndyrore polio-të-pangopura që ulin kolesterolin dhe mirëmbajnë zemrën.

Përzieni sasi të barabarta të vajit të bajames dhe vajit të trëndafilit dhe lyejeni kraharorin.

Përpiquni të konsumoni një grusht bajame në ditë për të mbajtur larg sëmundjet e zemrës.

Acidet yndyrore Omega-3
Konsumoni më shumë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3.

Hani dy ose tre racione me peshk si ton, troftë, salmon, sardele, skumbri në javë.

Konsumoni edhe farat e linit, chia, arrat, sojën, kungullin e verdhë dhe vaj ulliri.

Këshilla shtesë
Pini lëng shege

Gatuani me vaj ulliri ekstra të virgjër, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut.

Hani ngadalë

Shmangni ambientet shumë të ftohta.

Shmangni stresin

Përpiquni të humbni në peshë nëse jeni mbipeshë

Kufizoni alkolin dhe kafenë

Mos pini duhan

Mbani nën kontroll tensionin e gjakut.

Nëse dhimbja në kraharor është e fortë dhe nuk largohet, atëherë shkoni në spital menjëherë sepse mund të jeni duke kaluar një atak në zemër./AgroWeb.org

Previous Post

10 ushqimet që mund të hamë edhe pas datës së skadencës

Next Post

Cilat shtete kanë ndaluar TikTok dhe pse?

Related Posts

Shëndet & Style

Rëndësia e hidratimit për shëndetin

16/05/2025
Shëndet & Style

Tri pije që janë të mira për shëndetin e zorrëve dhe mëlçisë

16/05/2025
Shëndet & Style

Moti sot në vendin tonë

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
__kateg

Gjithçka gati për transferimin e Carlo Ancelottit te Brazili, zbulohet data kur italiani do të nisë nga puna

12/05/2025
Shëndet & Style

Dita Ndërkombëtare e Infermiereve

12/05/2025
Next Post

Cilat shtete kanë ndaluar TikTok dhe pse?

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk