Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Shtëpia e familjes patriotike të Ferhat Dragës në zemër të Shkup, si i’u konfiskua dhe për çka shfrytëzohet sot?

15/12/2024
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: prof.dr.Agim Rushiti

Kjo shtëpi gjendet në Shkup, në rrugën “Ilinden” nr.53, në vendbanimin e njohur Lagja Dibrane, një ndër lagjet më të vjetra (ndoshta edhe më e vjetra) në Shkup, lagje (sot) e banuar pothuajse tërësisht me joshqiptarë, edhe pse emërtimi dhe shumë fakte tjera flasin se në këtë rrugë kanë jetuar (edhe) shumë e shumë shqiptarë.
Ishte shtëpia e Ferhat (ose Ferat bej) Draga (Mitrovicë, 1873 – Kralan, 1944), djali i Shaban (pashës), lider i Partisë Xhemiet.

Fer(h)at (bej) Draga ishte patriot dhe veprimtar politik i shquar i çështjes kombëtare, sidomos në dekadat e fundme të Perandorisë Osmane (së bashku me vëllezërit Ajdin dhe Nexhip beun), si dhe politikan i spikatur shqiptar në Mbretërinë S(erbo)K(roate)S(llovene).

Sot, në këtë ndërtesë është vendosur Qendra kulturore për fëmijë “Karposhi” dhe është diku 500 metra larg Ndërtesës (së sotit) të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila, që nga viti 1963, është shpallur Përmendore e kulturës dhe është në mbrojtje të shtetit. Ndërtimi i saj filloi më vitin 1907, e mbaroi më vitin 1908, me porosi të vetë Familjes Draga.

Ndërtesa u ndërtua nga mjeshtër eminent, që nga Graci i Austrisë, Bejruti, Egjipti, Stambolli, i tërë Ballkani dhe gjysma e Evropës.

Familja Draga, para se të ndërtonte këtë bukuri arkitektonike në Shkup, ku zhvillonte veprimtari tregtare dhe aktivitete politike kombëtare, posedonte edhe patundshmëri tjera po në këtë qytet, si në vendbanimet elitare Kermes dhe Ezer.

Ndërtesa ishte me podrum dhe dy kate. Podrumi i kësaj shtëpie kishte hamam/banjë (veçmas për meshkuj, e veçmas për femra). Kati i parë ishin zyre pune (firmë tregtare familjare), kurse kati i dytë ishte vendbanim (jetonte Familja Draga).

Më vitin 1919 u shpërngulën nga shtëpia, shkuan në Turqi, ngase objekti u morr, e u nacionalizua nga Mbretëria SerboKroateSllovene dhe ju dha një zyrtari (arami) serb. Por, ky e humbi në komar, në Hotel “Bristol” në Shkup.

Nga viti 1930 e deri në vitin 1940, këtu ishte vendosur Konsulata franceze.
Nga viti 1941, këtu u vendos Komanda gjermane, e më pas Drejtoria e komandës bulgare.

Pas LDB, më vitin 1945, në këtë ndërtesë do vendoset “Veledrogeria” e parë shtetërore (në tërë Jugosllavinë e atëhershme) “Replek”.
Nga viti 1948, me urdhër të Ministrisë së Arsimit të RP të Maqedonisë, u hap Shtëpia e pionierëve “Karposh”, e para e tillë në (tani më ish) Jugosllavi. Në këtë ndërtesë u themelua Ansambli i Baletit pranë Baletit dhe Operës të Maqedonisë.

Është me rëndësi të theksohet se Familja Draga, aso kohe e pasur, e respektuar dhe me ndikim të madh në shoqëri, investoi në projektin megaloman për linjë tranvaji në Shkup, por realizimi i tij nuk u bē realitet.

E rëndësishme është edhe kjo e dhënë: Më vitin 1996, 90-vjeçari Ali Draga, trashëgimtar i Familjes Draga, erdhi nga Stambolli në Shkup, dhe vizitoi (ish) shtëpinë e Tij, e cila me dhunë u ishte nacionalizuar nga pushtuesi sërb.
Në kohën e denacionalizimit, kjo ndërtesë ka pasur mundësi t’u kthehet Familjes Draga. Por, fjalët e fundit të Ali Dragës ishin: “Unë nuk kam trashigimtar dhe pasardhës. Andaj këtë ndërtesë u’a lë amanet të shërbejë si shtëpi kulture për të gjithë fëmitë e Shkupit”.

Previous Post

Milani feston 125 vjetorin e themelimit, “San Siro” plotë me legjenda të futbollit

Next Post

Aksion i madh policor në Shkup, arrestohen persona nga Haraçina dhe Çairi

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti apel anëtarëve të BDI-së: Derën e keni të hapur në VLEN

09/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Ata që promovuan valixhet, u paketuan vetë!

09/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Bujar Osmani mund të bëhët gjithçka, por jo kryetar i Çairit

09/09/2025
Maqedoni

Bekim Fazliu nga “Lëvizja Arbëria”: Izet Mexhiti po e kthen Shkupin në kryeqendër të politikës shqiptare

09/09/2025
Maqedoni

Murtezi: VLEN ndez zemrën e Çairit, entuziazmi popullor paralajmëron fitoren e Izet Mexhitit me 19 Tetor

09/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: 19 tetori është 13 gushti i dytë, populli sërish e mbron dinjitetin e vet

09/09/2025
Next Post

Aksion i madh policor në Shkup, arrestohen persona nga Haraçina dhe Çairi

Dominim total, por vetëm një gol, Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

09/09/2025

Mexhiti apel anëtarëve të BDI-së: Derën e keni të hapur në VLEN

09/09/2025

Mexhiti: Ata që promovuan valixhet, u paketuan vetë!

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk