Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Shqipëria hap ‘luftën’, kërkon yllin e Turqisë, FSHF nis bisedimet

27/09/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e së mërkurës, në Turqi ka shkëlqyer ylli shqiptar, Berat Lush i cili ka realizuar 4 gola në fitoren e thellë 5-0 që skuadra e tij Erokspor mori ndaj Istanbulsporit. Kjo paraqitje e futbollistit nga Gostivari, ka marrë jo pak vëmendje nga mediat turke, duke e cilësuar si yllin më të ri të futbollit turk, i cili po lë gjurmë në moshë shumë të re.

“Panorama Sport” ka mësuar se FSHF nuk ka humbur shumë kohë dhe menjëherë ka nisur kontaktet me familjarët e futbollistit, për ta bindur që të zgjedhë fanellën e Shqipërisë.

Vetë Alban Bushi i cili drejton Shqipërinë U21, ditën e djeshme ka nisur bisedimet me babanë e Berat Lushit, në mënyrë që ky i fundit të vishet kuqezi në të ardhmen, duke shtuar padyshim vlerat në sulmin e skuadrës sonë.

BERAT LUSH- Sulmuesi shqiptar i lindur në Stamboll dhe me origjinë nga Gostivari, është bërë kryefjalë në Turqi, falë paraqitjes në ndeshjen e fundit ndaj Istanbulsporit, ku arriti të shënonte edhe 4 gola në fitoren e thellë 5-0. Sulmuesi 18-vjeçar ka marrë vëmendjen e mediave turke të cilat e vlerësojnë si një lojtar me shumë potencial, dhe këtë e tregojnë shifrat, 5 gola në 7 javët e para të kampionatit turk, aq sa ka edhe Taulant Seferi që luan në të njëjtën ligë me të.

Berat Lush luan si sulmues i majtë dhe është një nga pozicionet ku Shqipëria po vuan për lojtarë dhe mjafton të shihet se në shumë ndeshje, Silvinjo ka improvizuar me Nedim Bajramin, i cili në Skoci po kalon një moment negativ, pa minuta dhe pa besim nga klubi. Nëse Lushi nuk është ende mjaftueshëm i mirë për Shqipërinë A, U21 do të kishte ndoshta sulmuesin që po i mungon prej kohësh pasi është vetëm 18 vjeç dhe do të ishte në moshën ideale për të luajtur edhe në Europianin e 2027.

TURQIA- Deri më tani, Lushi është aktivizuar me të rinjtë e Turqisë, megjithatë vetë futbollisti nuk e ka mohuar kurrë origjinën e tij. Në profilin e tij në “Instagram”, Lush mban flamurin turk dhe atë shqiptar, ndërkohë që shumë herë postimet e tij në rrjetet sociale, janë shoqëruar me këngë në gjuhën shqipe, duke treguar se e di shumë mirë prejardhjen që ka.

Sikur të mos mjaftonin këto, futbollisti e festoi një nga golat e shënuar me shqiponjë, duke dhënë një mesazh të fortë. Kartonin e Berat Lush e zotëron Gallatasaraj që e ka huazuar këtë sezon në ligën e dytë turke për të marrë minuta, gjë të cilën 18-vjeçari po e bën në mënyrën më të mirë të mundshme.

SULEJMAN LUSH- Ashtu si Berati, edhe vëllai i tij Sulejman Lush aktivizohet në kampionatin turk me skuadrën e Ankara Keçiorenguçu, skuadër te e cila po bën mjaft mirë. Së bashku me të, te skuadra e kryeqytetit aktivizohen edhe dy futbollistët e tjerë shqiptarë, Eduart Rroca dhe Odise Roshi. Mbrojtësi 24-vjeçar, gjithashtu ka luajtur me moshat e Turqisë, teksa nga skuadra e parë ende nuk është thirrur./PANORAMASPORT/

Previous Post

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura

Next Post

Omer Ajdini i përgjigjet Arben Taravarit

Related Posts

Sport

Unitedi fiton pas dhjetë vitesh në “Anfield”

19/10/2025
Sport

Albon Pervizaj mposhtet me nokaut klasik – meçi përfundoi me përleshje masive

19/10/2025
Sport

Goli spektakolar i Ronaldos ndaj Al Fateh (VIDEO)

18/10/2025
Sport

“Der Klassiker” i buzëqesh Bajernit, fitorja ndaj Dortmundit vazhdon startin perfekt në kampionatit (VIDEO)

18/10/2025
Sport

Pse Lamine Yamal nuk do të japë më autografe?

17/10/2025
Sport

Suedia afër marrëveshjes me ish trajnerin e disa klubeve të Ligës Premier

17/10/2025
Next Post

Omer Ajdini i përgjigjet Arben Taravarit

Mexhiti në Ora News: Në Maqedoni ka nisur një epokë e re politike, u përmbyll periudha 20 vjeçare e BDI-së

20/10/2025

Mexhiti: Vizita ime e parë si Zëvendëskryeministër ishte në Tiranë, bashkëpunimi me Shqipërinë do të thellohet në çdo fushë

20/10/2025

KSHZ-ja shpalli rezultatet e para zyrtare, Gostivari nuk arriti censusin

20/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk