Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

​Shpresë për një armëpushim të përkohshëm në Gazë

25/02/2024
​Shpresë për një armëpushim të përkohshëm në Gazë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat izraelite njoftuan të dielën se ndërmjetësuesit po shënojnë përparim lidhur me arritjen e një armëpushimi disa javor mes Izraelit dhe Hamasit, lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë si dhe të palestinezëve të burgosur në Izrael. Kabineti izraelit i luftës u mblodh të shtunën për të diskutuar mbi propozimin, por nuk pati një njoftim zyrtar rreth asaj që ishte vendosur.

Një sërë mediash izraelite, të cilat cituan zyrtarë pa i identifikuar ata, njoftuan se kabineti e kishte miratuar teknikisht marrëveshjen dhe se Izraeli do të dërgonte një delegacion në Katar për bisedime të mëtejshme.

Hamasi thotë se nuk është përfshirë ende në propozimin e fundit të hartuar nga Shtetet e Bashkura, Egjipti dhe Katari, por përmbajtja e njoftuar e marrëveshjes përputhet gjerësisht me kërkesat e mëparshme, për fazën e parë të armëpushimit. Udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ishte në Kajro gjatë javës së shkuar.

Izraeli, ndërkohë, po planifikon zgjerimin e ofensivës në qytetin jugor Rafah, në kufi mes Gazës dhe Egjiptit, ku është zhvendosur më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh.

Organizatat humanitare kanë paralajmëruar se ofensiva do të ishte katastrofë për banorët e zhvendosur. Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tjerë i kanë bërë thirrje Izraelit që të shmangë lëndimin e civilëve.

Sulmet e ashpra vazhduan edhe të dielën në veri të Gazës. Banorët njoftuan për luftime të ashpra në lagjen Zaytoun, në qytetin e Gazës. /VOA

Previous Post

Flamuri i Kosovës më lartë se ai i Serbisë, “çmenden” mediat serbe

Next Post

Ministri izraelit: Sulmet në Liban do të vazhdojnë, edhe nëse ka armëpushim në Gaza

Related Posts

Botë

Incidenti i pazakontë në Britani, piloti ngatërron të majtën me të djathtën

09/05/2025
Botë

Grupi Houthi sulmon aeroportin e Tel Aviv, paralajmëron Izraeli: Do të përgjigjemi

09/05/2025
Botë

Trëndafili merr emrin e Princeshës së Uellsit, ja mesazhi që mbart

09/05/2025
Botë

Sa e ka rrogën Papa Leoni XIV?

09/05/2025
Botë

Plastika në objektet e përditshme mund ta çrregullojë gjumin ngjashëm si kafeina

09/05/2025
Botë

Provokime ndaj SHBA-së dhe Koresë së Jugut, Kim Jong Un teston raketat bërthamore

09/05/2025
Next Post
Ministri izraelit: Sulmet në Liban do të vazhdojnë, edhe nëse ka armëpushim në Gaza

Ministri izraelit: Sulmet në Liban do të vazhdojnë, edhe nëse ka armëpushim në Gaza

VLEN: Pastruam rrugët, tani radhen e kanë fosilet e pushtetit lokal!

10/05/2025

Parashikimi i motit për sot

10/05/2025

Festivali “Sunny Hill” ka një njoftim me rëndësi

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk