Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Shpërthim vdekjeprurës në një bazë ushtarake në Irak

20/04/2024
Shpërthim vdekjeprurës në një bazë ushtarake në Irak
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në një bazë ushtarake në Irak, ku janë të stacionuar grupe të armatosura pro Iranit.

Detajet e plota mbeten të paqarta për shpërthimin që goditi bazën Kalsu në provincën Babilon, në jug të Bagdadit, ku gjenden edhe ushtria e rregullt, policia dhe anëtarët e Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut ose Hashed al-Shaabi.

Shpërthimi ndodhi disa ditë pasi Irani kreu një sulm të paprecedent ndaj Izraelit, me qindra dronë dhe raketa. Po ashtu ndodhi pas një sulmi në Iran, që raportohet se u krye nga Izraeli më 19 prill.Forcat irakiane të sigurisë thanë se “shpërthim dhe zjarr” goditi bazën Kalsu, në orët e para të së shtunës, duke vrarë një person dhe duke plagosur tetë të tjerë.

Komanda e mbrojtjes ajrore nuk ka raportuar për “dronë apo avionë luftarakë në hapësirën ajrore në provincën Babilon para apo gjatë shpërthimit”, u tha në njoftim.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Pak pas shpërthimit, ushtria amerikane tha se forcat e saj nuk qëndrojnë prapa sulmeve në Irak.

Ndërkaq, ushtria izraelite tha se nuk komenton “informacione të publikuara në media të huaja”.

Grupi Hashed al-Shaabi tha se shpërthimi ka shkaktuar viktima, por pa dhënë një numër të saktë të tyre.

Ndërkaq, një zyrtar ushtarak irakian, që foli në kushte anonimiteti, tha se shpërthimi goditi “depo ku ruheshin pajisje”.

Grupi Hashed al-Shaabi është pjesë integrale e aparatit të sigurisë së Irakut dhe funksionon nën autoritetin e kryeministrit.

Ky grup mbledh rreth vetes fraksione të armatosura pro-iraniane, disa prej të cilave kanë kryer disa sulme në Irak dhe Siri kundër forcave amerikane.

Ky grup u zotua se kushdo që qëndron prapa sulmit do të ndëshkohet.

Previous Post

Pas arrestimit në Zvicër, Soni Malaj dhe Don Phenom bëjnë paralajmërimin e fortë

Next Post

Osmani nga malësia e Tetovës: Front i madh Europian do të bëhet mburoja e fuqishme e atij nacionalizmi në rritje dhe do të bëhet urë drejtë Brukselit

Related Posts

Botë

Mrekulli në sallën e operacionit! 65-vjeçarja i bie klarinetës gjatë ndërhyrjes në tru (VIDEO)

22/10/2025
Botë

Nga Izraeli janë marrë në dorëzim trupat e 30 palestinezëve, mbi ta ka shenja torture

22/10/2025
Botë

Sulme ajrore ruse në Ukrainë, viktima e të plagosur

22/10/2025
Botë

Britania e Madhe pret samitin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor

22/10/2025
Botë

Kriza shëndetësore në Gaza do të zgjasë për ‘gjenerata’, paralajmëron shefi i OBSH-së

22/10/2025
Botë

Trump heq dorë nga bisedimet me Putinin: Nuk doja një takim të dështuar

22/10/2025
Next Post
Osmani nga malësia e Tetovës: Front i madh Europian do të bëhet mburoja e fuqishme e atij nacionalizmi në rritje dhe do të bëhet urë drejtë Brukselit

Osmani nga malësia e Tetovës: Front i madh Europian do të bëhet mburoja e fuqishme e atij nacionalizmi në rritje dhe do të bëhet urë drejtë Brukselit

Kasami dhe Qamili vazhdojnë takimet me qytetarët: Më 2 nëntor do ta vulosim fitoren

23/10/2025

KSHZ hodhi poshtë ankesën për parregullsi në fshatin Mellnicë të Çashkës

23/10/2025

Mexhiti nuk ndalet as pas fitores, po i përmbush një e nga një të gjitha premtimet parazgjedhore në Çair!

23/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk