Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Shpërthim misterioz i sëmundjeve respiratore, reagon OBSH: Çfarë po ndodh në Kinë

23/11/2023
Shpërthim misterioz i sëmundjeve respiratore, reagon OBSH: Çfarë po ndodh në Kinë
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kinë nuk është zbuluar asnjë patogjen i ri ose i panjohur.

Është ky reagimi zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pasi vendi nisi që të regjistrojë një numër të konsiderueshëm rastesh me probleme respiratore këtë vit.

“Sot patëm një telefonatë me kolegët nga CDC e Kinës dhe një nga spitalet kryesore në Pekin për të marrë një pasqyrë të përgjithshme të asaj që po ndodh në të vërtetë në të gjithë vendin,” tha Maria Van Kerkhove, drejtoresha e përkohshme e OBSH-së për përgatitjen dhe parandalimin ndaj epidemive dhe pandemisë të enjten mbrëma.

“Në thelb ajo që Kina ka vëzhguar dhe kapur përmes sistemeve të tyre kombëtare të mbikëqyrjes është një rritje e infeksioneve respiratorë tek të gjitha grupmoshat, por kryesisht në mesin e fëmijëve të moshës shkollore, dhe kjo është për shkak të një numri patogjenësh që njihen”, shtoi ajo.

Zyrtarët folën përmes telekonferencës pasi OBSH kërkoi më shumë detaje nga Kina në lidhje me grupimet e pneumonisë tek fëmijët të mërkurën.

“Ata nuk zbuluan ndonjë patogjen të ri ose ndonjë patogjen të panjohur dhe mendoj se është e rëndësishme të përmendet se nuk është diçka e re, por kjo rritje është për shkak të disa patogjenëve të njohur,” tha Van Kerkhove.

Në një raport të publikuar, OBSH bëri të ditur të enjten se numri i rritur i rasteve është regjistruar më herët sesa zakonisht për sezonin ku ndodhet vendi, por shtohet se është një gjë normale duke pasur parasysh heqjen e kufizimeve anti-covid.

“Ky është sezoni i tyre i parë vjeshtë-dimër pa kufizime dhe ajo që Kina po përjeton tani është ajo që shumë vende e përjetuan një ose dy vjet më parë,” shtoi ajo.

Previous Post

Çfarë ka ndodhur me martesën e Princ Lekës dhe Elia Zaharias?

Next Post

Adri i bën një surprizë Ilirianës në përvjetorin e lidhjes

Related Posts

Aktuale

Trump thotë se armëpushimi mund të nis, por Izraeli në mëngjes bombardon Gazën

05/10/2025
Botë

Erdoğan: Hapet dritarja për paqe të qëndrueshme rajonale pas përgjigjes së Hamasit për armëpushim

04/10/2025
Botë

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

04/10/2025
Botë

Sondazhi në Gjermani, vetëm 1 në 5 qytetarë të kënaqur me punët e qeverisë

04/10/2025
Aktuale

2 dronë mbi Gjermani, 6,500 pasagjerë të bllokuar nga mbyllja e aeroportit të Mynihut

04/10/2025
Botë

Hamas i thotë “PO” planit të Trump, lirojmë pengjet, por kanë një kusht

04/10/2025
Next Post
Adri i bën një surprizë Ilirianës në përvjetorin e lidhjes

Adri i bën një surprizë Ilirianës në përvjetorin e lidhjes

Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje

05/10/2025

Bujar Osmani: Çairi do të ketë dy çerdhe të reja dhe kushte më të mira për çdo fëmijë

05/10/2025

Mexhiti: Takimet derë më derë në Dizhon dëshmojnë mbështetjen e fortë për VLEN-in

05/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk