Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Shpërndahen pajisje të reja kundër zjarrit në Maqedoninë e Veriut

30/01/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 30 janar 2025, në ambientet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), drejtori Xhevat Selami mbajti një takim pune me Komisionin për miratimin e blerjes së pajisjeve kundër zjarrit për njësitë e zjarrfikësve. Në takim ishin të pranishëm kryetari i komisionit Dimçe Mitevski, anëtari i komisionit Agron Baftijari nga DMSH, si dhe përfaqësues të ZELS – anëtarë të komisionit kryetarët e komunave të Shtipit dhe Radovishit, Ivan Jovanov dhe Aco Ristov.

Tema kryesore e takimit ishte shpërndarja e pajisjeve të reja kundër zjarrit, e cila përfshin 20 kamera termike dhe 80 aparate izoluese (frymëmarrëse). Këto pajisje janë jetike për mbrojtjen dhe shpëtimin nga zjarret, veçanërisht në zonat urbane.

Shpërndarja e pajisjeve:
• Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – 3 kamera termike për ekipet e reagimit të shpejtë;
• Qyteti i Shkupit – 4 kamera termike dhe 20 aparate izoluese;
• Komuna e Manastirit – 1 kamerë termike dhe 5 aparate izoluese;
• Komuna e Kumanovës – 1 kamerë termike dhe 5 aparate izoluese;
• Komuna e Tetovës – 1 kamerë termike dhe 5 aparate izoluese;
• Komuna e Prilepit – 1 kamerë termike dhe 4 aparate izoluese;
• Komuna e Velesit – 1 kamerë termike dhe 5 aparate izoluese;
• Komuna e Kavadarit – 1 kamerë termike dhe 5 aparate izoluese;
• Komuna e Gjevgjelisë – 1 kamerë termike dhe 5 aparate izoluese;
• Komuna e Strumicës – 1 kamerë termike dhe 5 aparate izoluese;
• Komuna e Kërçovës – 1 kamerë termike dhe 4 aparate izoluese;
• Komuna e Ohrit – 1 kamerë termike dhe 4 aparate izoluese;
• Komuna e Koçanit – 1 kamerë termike dhe 4 aparate izoluese;
• Komuna e Shtipit – 1 kamerë termike dhe 5 aparate izoluese;
• Komuna e Gostivarit – 1 kamerë termike dhe 4 aparate izoluese.

Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetin e njësive të zjarrfikësve në vend, duke i mundësuar atyre një mbrojtje më të mirë gjatë përballjes me zjarret. Kamerat termike do të ndihmojnë në lokalizimin më të shpejtë të burimeve të zjarrit, ndërsa aparatet izoluese do të sigurojnë mbrojtje në mjedise të mbushura me tym dhe substanca toksike.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim theksoi se kjo shpërndarje është bërë sipas nevojave të secilës komunë dhe se do të vazhdojë me përpjekjet për modernizimin e pajisjeve me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe zjarrfikësve në të gjithë vendin.

#GjithmonTëPëgatitur

Previous Post

Ali Adem sërish vesh fanellën e FC Shkupi

Next Post

Tasholli: “VLEN” po i krijon hapësirë Stoillkoviqit!

Related Posts

Maqedoni

VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re

17/09/2025
Biznes

Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët

17/09/2025
Aktuale

Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet

17/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Në konakun e familjes së luftëtarëve Suat e Gani Bushi, u vulos mesazhi se rruga e fitores kalon përmes përkrahjes qytetare

17/09/2025
Maqedoni

VLEN shpall kandidaturën për këshilltarë në Komunën e Shuto Orizarës, Enis Zekiri bartës liste

17/09/2025
Maqedoni

BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike

17/09/2025
Next Post

Tasholli: “VLEN” po i krijon hapësirë Stoillkoviqit!

VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re

17/09/2025

Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët

17/09/2025

Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk