Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Shkupi zgjedhet kryeqyteti europian i kulturës për 2028 nga Komisioni Europian

20/09/2023
Shkupi zgjedhet kryeqyteti europian i kulturës për 2028 nga Komisioni Europian
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qyteti i Shkupit është zgjedhur për titullin prestigjioz Kryeqytet i Kulturës Evropiane për vitin 2028. Programi i pasur nën sloganin “Kultura mbi ndarjen” me të cilin Shkupi u paraqit para BE-së fitoi zemrën e Evropës. Vendimi është bërë i ditur sot në Shtëpinë e Historisë Evropiane në Bruksel, pas prezantimit të djeshëm të programeve të dy finalistëve Shkupi dhe Budva të Malit të Zi.

Ekipi punoi me përkushtim në promovimin kulturor, duke prezantuar programin në fusha të ndryshme, idetë dhe konceptet inovative që do ta vendosin Shkupin në hartën si Kryeqytet Evropian i Kulturës për vitin 2028. Kjo përzgjedhje është një njohje prestigjioze për të gjithë ne, Shkupi është pjesë e Evropës, dhe në vitet në vijim deri në vitin 2028, Evropa do të bashkohet me Shkupin përmes prizmit të kulturës dhe artit. Vizioni ynë që fitoi sot përfshin rininë dhe industrinë kreative, të lidhura me eko-praktikat si risi në të gjitha proceset dhe ngjarjet kulturore që do të zhvillohen 365 ditë në Shkup. Programi fillon të zbatohet tashmë në janar 2024 dhe gjatë viteve në vijim artistë të bashkuar kombëtarë dhe evropianë do të marrin pjesë në qindra ngjarje kulturore që do të kulmojnë në vitin 2028.

Qëllimi i kësaj nisme të Bashkimit Evropian është t’u mundësojë banorëve të Evropës të marrin pjesë në mënyrë aktive së bashku për të shkëmbyer përvoja rreth kulturës, për të krijuar partneritete të reja dhe për të theksuar rolin që ka kultura në zhvillimin e qyteteve. Kandidatura për titullin prestigjioz Kryeqytet i Kulturës Evropiane 2028 për Shkupin ishte një proces kompleks që u zhvillua gjatë disa viteve dhe përfshinte institucione kulturore të qytetit dhe ato shtetërore, shumë aktorë aktivë në fushën e kulturës dhe ekspertë. Në këtë mision, Qyteti i Shkupit mori mbështetje nga ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska, Qeveria, Presidenti Pendarovski dhe institucione të tjera shtetërore, ndërsa për arritjen e qëllimit tonë morëm mbështetje nga një numër i madh i qyteteve evropiane dhe institucioneve të tyre kulturore.

Të qenit Kryeqyteti Evropian i Kulturës është një sfidë për çdo qytet, sepse kultura gjithnjë e më shumë po zë një vend të rëndësishëm në zhvillimin e qyteteve, si dhe është një shtytës i zhvillimit urban, social dhe ekonomik.

 

Previous Post

BE kërkon qartësime nga Polonia për skandalin e vizave Shengen

Next Post

Ambasadori rus dhe Edi Rama zihen për prezencën e Bujar Osmanit në OKB

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Ambasadori rus dhe Edi Rama zihen për prezencën e Bujar Osmanit në OKB

Ambasadori rus dhe Edi Rama zihen për prezencën e Bujar Osmanit në OKB

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk