Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Shkupi dhe Vardari në Strumicë hapin xhiron e katërt të Ligës së Parë

29/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me ndeshjen mes Shkupit dhe Vardarit sot do të fillojë xhiroja e 4-t në Ligën e Parë të Maqedonisë (PMFL).

Ndeshja do të luhet në Strumicë me fillim në orën 16:30, pasi stadiumi i Shkupit në Çair nuk i plotëson kriteret e nevojshme për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Parë.

Shkupi do të përpiqet ta befasojë favoritin e vërtetë, ndërsa për Vardarin ky derbi, për shkak të kushteve, nuk do të ketë peshë dhe atmosferë siç do të kishte zakonisht në një derbi të madh qytetar.

“Para së gjithash, mendoj se na pret një ndeshje e vështirë. Shkupi është Shkupi, dhe në çfarëdo situate që të jetë, gjithmonë është një kundërshtar serioz për ne. Ne jemi të fokusuar vetëm në një gjë, fitoren. Nëse jemi në nivelin që dimë, pikët do të vijnë vetvetiu. Në ndeshjen e fundit nuk ishim në nivelin e nevojshëm dhe luajtëm papritur 2:2 në terrenin vendor me Brerën, prandaj tani mendimet tona janë të drejtuara vetëm drejt fitores”, deklaroi futbollisti i Vardarit, Mihail Manevski për faqen zyrtare të FFM-së.

“Kemi bërë analiza, pamë ku gabojmë dhe sot do të përpiqemi të përmirësohemi. Ne jemi Vardari, dihet çfarë do të thotë kjo, kështu që një duel me Shkupin apo me çdo kundërshtar tjetër nuk ndryshon shumë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por cilësia jonë duhet të shfaqet në çdo dalje në fushë”, shtoi Manevski para ndeshjes së sotme.

 

Previous Post

Mexhiti promovon bartësin e listës për këshilltarë, doktorin dhe aktivistin e sektorit civil Muhamed Murtezi

Next Post

Ministri gjerman: Nga 8 maji kemi kthyer në kufi mbi 10 mijë migrantë ilegalë

Related Posts

Aktuale

Shqipëria i lë me pasoja! Shkarkim me “porosi” në La Liga, emër surprizë për stolin e Serbisë pas dorëheqjes së Stojkoviç

12/10/2025
Shqipëri

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025
Aktuale

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025
Kosovë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11/10/2025
Sport

Goooooool! Shqipëria kalon në avantazh

11/10/2025
Next Post

Ministri gjerman: Nga 8 maji kemi kthyer në kufi mbi 10 mijë migrantë ilegalë

Mediat serbe pas ndeshjes: Na çnderuan mu në shpi!

12/10/2025

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk