Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Shkolla prej barake në Bllacë me vetëm 12 nxënës e 3 arsimtarë, nga klasa e 6 udhëtojnë larg ose në Han të Elezit

20/01/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ky objekt nga jashtë nuk i ngjanë, por në fakt është shkollë. Në maje të kodrës, e rrethuar nga ferma të kafshëve. Ndonëse janë pak nxënës, mjaftojnë ta mbajnë gjallë këtë shkollë, e cila është periferike e fillores së Bllacës. Shkolla “Mihail Grameno” në Lagjen Bardhi të fshatit Bllacë, në të pesë paralelet ka vetëm 12 nxënës. Ky gjysmëvjetor i gjeti ata me energji të reja, por me probleme të vjetra. Ata zhvillojnë mësim të kombinuar por vetëm deri në klasë të pestë. Nga klasa 6 deri në të 9 këta nxënës janë të detyruar të udhëtojnë.

“Ky është viti i tretë që në këtë barakë po zhvillohet mësimi fillor për lagjen Bardhi, këtu në fshatin Bllacë. Por, pas kryerjes së klasës së 5-të, nxënësit janë të detyruar të zgjedhin ndërmjet shkollës qendrore që është lart në Bllacë të Epërme, e quajtur ‘Mihail Grameno’ ose të shkojnë në Hanë të Elezit, e cila është shumë më afër, por kanë problem me dëftesat të cilat pastaj duhet të nostrifikohen”, raporton Adnan Qaili, gazetar.

Ky arsimtar prej 40 vitesh në arsim thotë se si çdo fillim viti kanë problemet e njëjta. Edhe pse në çdo vit mësimor ka nga 2-3 nxënës të regjistruar, ata që duan të vazhdojnë shkollën duhet të kalojnë kufirin.

“Fëmijët tanë pasi të mbarojnë klasën e 5-të vazhdojnë në Hanë të Elezit, e kemi më afër se kushtet për të udhëtuar lart deri në Bllacë, fëmijët e vegjël nuk munden. Andej kufirit janë shumë afër dhe zakonisht atje shkojnë. Po dëftesat që i marrin nga shteti tjetër nga Republika e Kosovës, a ju paraqesin probleme? Ai është problem i kahmotashëm sepse duihet nostrifikimi i dëftesave. Duhet ët përcillet përmes ministrive dhe nuk shkon dorë më dorë por përmes institucioneve”, deklaroi Muhib Xhaviti, arsimtar.

Nga gjithsej tre arsimtarë në këto dy klasa, me mësim të kombinuar klasorë thonë se kushtet i kanë të mira, por mungesa e nxënësve është si pasojë e shpërnguljes masive të kësaj lagje që gjendet në zonë neutrale.

“Këtu zhvillohet mësimi mirë në klasa të kombinuara, ngecje diçka nuk kemi në material, kushtet janë shumë të mira, çdo gjë që është e nevojshme i kemi këtu. Kemi edhe kompjuterët dhe pjesa teknike është e zhvilluar nuk kemi ngecje diçka”, shtoi Shpresa Rrogaqi, arsimtare.

Problemi i shkollës së lagjes Bardhi në Bllacë të poshtme është prej shumë vitesh ngaqë nxënësit detyrohen të udhëtojnë me shpenzime familjare në shtetin e Kosovës për të kryer shkollën fillore, e cila është e drejtë kushtetuese e çdo qytetari të vendit, tu sigurohen kushte për arsimin fillor. Edhe pas shumë premtimeve që ky problem do të rregullohet në çështje afatgjate, zgjidhja e vetme është kjo barakë e vendosur pas shumë insistimeve të mediave dhe protestave të banorëve të këtij fshati.

Previous Post

Xheneta thotë se i mungon Gjesti, Edona ironizon: Hajt se e sheh kur të dalësh jashtë, do të kenaqeni

Next Post

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Xhavit Hasani, histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare

07/09/2025
Maqedoni

Mexhiti shpalosi vizionin për efikasitetin energjetik:Fasada energjetike për çdo ndërtesë në Çair

07/09/2025
Aktuale

Tetova bëhet me qendër rinore, Kasami: Po krijojmë hapësira për të rinjtë

07/09/2025
Maqedoni

Durmishi: Papunësia në rënie, 7,2% më pak se vitin e kaluar

07/09/2025
Maqedoni

Izet Mexhiti: Çairi ka vendosur të ecë fuqishëm përpara!

07/09/2025
Maqedoni

Ja kush do t’i prijë listës së këshilltarëve të koalicionit AKI në Kërçovë

07/09/2025
Next Post

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

70 çiklistë të lënduar gjatë rrëzimeve masive në garën gjermane

07/09/2025

Jep dorëheqjen kryeministri i Japonisë

07/09/2025

Nanoteknologjia dhe AI zbulojnë kancerin e prostatës në fazë të hershme?

07/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk