Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Shkolla fillore e Koliçanit të Epërm rinovohet tërësisht (VIDEO)

14/12/2023
Shkolla fillore e Koliçanit të Epërm rinovohet tërësisht (VIDEO)
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nxënësit e shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në fshatin Koliçan i Epërm të Shkupit, do të mësojnë në hapsira të reja tërësisht të rinovuara. Pas shumë viteve, kjo shkollë do të ketë një enterier dhe eksterier krejtësisht të ri, për të cilin kanë kontribuar më shumë persona.

E donator më i vogël në moshë është 13 vjeçari Esmen Nuhiu nga Shkupi, i cili kishte vendosur që kursimet e tija, ti japë për shkollën e fshatit të babait të tij. Madje ka edhe një mesazh për bashkëmoshatarët.

Esmen Nuhiu, nxënës

“Unë jam Esmen Nuhiu, klasa e tetë dhe mësoj në shkollën fillore ‘8 Marsi’ në Shkup, në Çair…e di që edhe babai im është bashkëfshatar i këtij fshati dhe edhe mua më erdhi një kënaqësi dhe thash pasi kam kushte dhe mundem, të ndihmoj edhe në këtë shkollë…shpresoj që edhe bashkëmoshatarët e mi të kenë kushte të mira dhe të mund të ndihmojnë, por ato kushte vijnë çdoherë me mësim dhe shpresoj që të ketë gjenerata sa më të mira në këtë shkollë”.

Donacionin me vlerën më të konsiderueshme e kishte bërë shoqatë bamirëse amerikane “LDS Cherity”.

Clay Stringham, “LDS Cherity”

“Ne jemi shumë të gëzuar që ju shofim juve me këtë dashuri të madhe, me pasion për shkollën, për këta nxënës, për këta mësimdhënës. Jemi shumë të lumtur dhe të prekur nga kjo ndjenjë e fortë që ju posedoni për arsimin dhe shkollën në përgjithësi dhe vendin tuaj”.

Drejtori i shkollës Sabri Imer dhe kryetari i komunës së Studeniçanit Azem Sadiku, falenderuan donatorët dhe thanë se kjo ditë do të vendoset në historinë e kësaj shkolle.

Sabri Imer, drejtor i shkollës “Mustafa Kemal Ataturk”

“Dita e sotme do të hyjë në historinë e kësaj shkolle pasi është bërë rikonstruim i plotë i shkollës, ndërtim i toaleteve të brendshme dhe rregullim i oborrit të shkollës. Në emrin e nxënësve, të mësuesëve dhe në emrin tim falenderoj donatorët”.

Azem Sadiku, kryetar i komunës së Studeniçanit

“Unë dua ti përshëndes dhe të ju falenderoj për ndihmën miqtë tanë amerikan. Faleminderit për ndihmën, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Studeniçanit ju falenderoj, do të ju jemi mirënjohës për gjithëçka që keni bërë, për këta nxënës, për këtë shkollë”.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit të fshatit Abdulla Alili i cili kishte dhënë kontribut të madh për këtë projekt, tha se shkolla i përmbush kushtet evropiane dhe se punimet në këtë shkollë do të vazhdojnë.

Abdulla Alili, kryetar i Këshillit të fshatit

“Me renovimin shkollës, shkolla arriti një hije të bukur, të ndryshme që i përshtatet standardeve evropiane. Por, a ka përfunduar, asesi. Me pranverën e vitit 2024, përsëri do të fillojmë edhe me disa punë të vogla që janë në eksterier, në oborrin, me rrethin e shkollës”.

Shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk” numëron rreth 50 nxënës. https://youtu.be/-Cqjz8CLMVY

Previous Post

Ekipi i Fakultetit të Administrimit të Biznesit në UT, fitues i turneut në futboll të vogël

Next Post

Profesoresha Myqereme Rusi i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Related Posts

Maqedoni

Bajram Rexhepi në darkë me kandidaten e Levicës dhe Forumin e Gruas të Apasievit

28/10/2025
Aktuale

Prokuroria kërkon paraburgim për drejtorin e Higjienës Komunale dhe udhëheqësin për menaxhim të mbeturina

28/10/2025
Maqedoni

Sulmoi fizikisht ciceronin turistik, afër ‘Xhamisë së Larme’, arrestohet tetovari

28/10/2025
Maqedoni

Fetai: Vendimi më i drejtë në jetën politike, kur i thashë Taravarit: “Pa mua, pa neve”!

28/10/2025
Maqedoni

AKI: VLEN-i është kapur tërësisht nga të tjerët, shqiptarët më 2 nëntor do t’i thonë JO vasalëve

28/10/2025
Maqedoni

Prokuroria: Ndalimi policor është ende në fuqi, përgatitet kallëzim penal ndaj drejtorit të “Higjienës Komunale”

28/10/2025
Next Post
Profesoresha Myqereme Rusi i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Profesoresha Myqereme Rusi i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

14-vjeçari nga Kosova, hero në Gjermani

28/10/2025

Bajram Rexhepi në darkë me kandidaten e Levicës dhe Forumin e Gruas të Apasievit

28/10/2025

Kriza në Kosovë në duart e Osmanit, pritet vendimi i presidentes pas dështimit të Kurtit për të formuar qeverinë

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk