Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Shkolla e Vizbegut s’hapet deri në fund të 2023, banorët: Zvarritja është e qëllimshme

16/10/2023
Shkolla e Vizbegut s’hapet deri në fund të 2023, banorët: Zvarritja është e qëllimshme
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkolla e re në Vizbeg nuk do të lëshohet në përdorim deri në fund të vitit 2023. Nga Ministria e Arsimit thonë se gjatë kësaj periudhe duhet të përfundojnë të gjitha procedurat administrative dhe teknike që kanë të bëjnë me vendosjen e trafostacionit për energji elektrike që njiherit edhe ishte shkak i mos nisjes me punë të kësaj shkolle. Nga ky dikaster paralajmëruan se paralelisht me punët rreth energjisë elektrike, Komuna e Butelit do të vendos për këshillin dhe udhëheqësinë e saj. Banorët e Vizbegut vlerësojnë se zvarritja është e qëllimshme, për të fituar pikë politike.

“Me siguri pritet ndonjë fushatë e zgjedhjeve, mbase është ndërtu shkolla, është gati me lëshu edhe duhet me lëshu. Shkolla 26 Korriku është e ngarkuar për së tepërmi me nxënës”.

“Është çështje politike, e ruajnë për vota se vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje. E kam nipin në “26 Korriku”, me makinë e dërgojmë dhe e kthejmë”.

Banorët ankohen edhe për mungesë të transportit të nxënësve në shkollat ku ata tashmë ndjekin procesin mësimor.

“Shkolla e mirë dhe e bukur por pa nxënës. Informatat që I kemi ndoshta vitin tjetër se për këtë gjysmëvjetor nuk ka mundësi. Jemi mësu me ec nga dy kilometra në borë e shi”.

“Fëmijët kush po mundet me I dërgu, fqinjët ose me taksi. Po edhe taksistët nuk po vijnë se rruga katastrofë, taksistët po ikin, po thonë në Vizbeg nuk vijmë, kanë mbet nxënësit askund. Ndodhë që tre ditë shkojnë në shkollë, tre ditë janë në shtëpi, prindërit nuk janë në shtëpi, kur qëllojnë prindërit në punë edhe fëmijët mbesin pa shkollë”.

Për shkak të shtyrjes së afatit për hapjen e shkollës në Vizbeg, nga Ministria e Arsimit kanë paralajmëruar Komunën e Butelit dhe atë të Çairit të vazhdojnë t’u sigurojnë transport nxënësve të kësaj lagjeje drejt shkollave ku ata mësojnë. Pavarësisht që u paralajmërua për në tetor, hapja e objektit të ri shkollor u anulua për shkak se i njëjti akoma nuk është lidhur në rrjetin përkatës elektrik dhe atë të ujësjellësit. Sipas Komunës së Butelit, këto lidhje janë të patjetërsueshme për të testuar funksionimin e ashensorit, sistemit të ngrohjes, kondicionerët, ndriçimin e tërësishëm dhe pajisjet që kanë të bëjnë me ujësjellësin. Fillimisht mësimin në objektin e ri shkollor në Vizbeg do të ndjekin nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të pestë, ndërkohë për nxënësit deri në klasë të nëntë u mbetet prindërve të vendosin. /Alsat.mk

Previous Post

Radhë të gjata për një copë bukë në Gaza, OKB paralajmëron se edhe uji po mbaron

Next Post

Nesër ndeshja Maqedoni-Armeni/ Elmas: Çdoherë shkojmë në fitore

Related Posts

Maqedoni

Erkan Arifi i drejtohet Likovës

05/08/2025
Maqedoni

Çairi e Tetova anëtare të “Sister Cities International”, Ganiu: Moment i rëndësishëm për rolin ndërkombëtar të komunës

05/08/2025
Maqedoni

Mexhiti paralajmëron projektin e radhës për Çarshinë e Vjetër të Shkupit

05/08/2025
Aktuale

Gashi: Të tregojmë dashuri, jo urrejtje. Shkëndija është simbol krenarie për shqiptarët

05/08/2025
Aktuale

MPB me thirrje për tifozët: Mbështetni ekipet në mënyrë sportive, çdo gjuhë e urrejtjes do të sanksionohet ashpër!

05/08/2025
Maqedoni

35 të rinj shqiptarë punësohen në Postën e RMV,Kurtishi: Po ndërtojmë një institucion më të afërt me qytetarët!

05/08/2025
Next Post
Nesër ndeshja  Maqedoni-Armeni/ Elmas: Çdoherë shkojmë në fitore

Nesër ndeshja Maqedoni-Armeni/ Elmas: Çdoherë shkojmë në fitore

Anxhela Peristeri zbulon si arriti të humbasë 10 kilogramë

05/08/2025

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

05/08/2025

Morena Taraku shtrohet në spital, kjo është gjendja e saj!

05/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk