Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Shkolla e Vizbegut edhe këtë shtator nuk hapi dyert për nxënësit (VIDEO)

03/09/2023
Shkolla e Vizbegut edhe këtë shtator nuk hapi dyert për nxënësit (VIDEO)
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nxënësit e Vizbegut edhe këtë fillim vit shkollor e kanë nisur në shkollat ku tashmë kanë mësuar për shkak së në objektin e ri në lagjen e tyre akoma nuk janë përmbyllur punimet. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha për Alsat se afati i fundit për vënien në funksion të kësaj shkolle është fillimi i muajit Tetor. Sipas Shaqirit, fillimisht mësimin do të ndjekin nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të pestë, ndërkohë për nxënësit deri në klasë të nëntë u mbetet prindërve të vendosin.

“Nga e para deri të pestën kemi grumbulluar të dhënat, edhe në të gjashtën në qoftë se ka numër, edhe në të nëntën nëse ka numër të nxënësve. Sepse, në të gjithë atë objekt, në të gjithë atë shkollë në qoftë se hapim paralele me dy ose tre fëmijë, nuk është problemi te sigurimi i mësimdhënësve, ministria do ti sigurojë ato por çështja e cilësisë, nga një grup ti shkëpusim tre fëmijë në fazë të fundit nuk e shoh të arsyeshme por le të vendosin prindërit bashkë me sektorin e ministrisë”, tha Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit.

Banorët e Vizbegut thanë se kësaj radhe pritja për një muaj është e arsyeshme. Por, banorët kujtojnë autoritetet se përveç objektit shkollor duhet të sigurohet ndriçimi, sinjalizimi dhe siguri rreth objektit shkollor.

“Kur kemi prit që sa kohë ose qe sa vite, mos të them me shifra, po presim edhe një muaj me shpresë se do të hapet edhe do t’ia fillojnë fëmijët këtu. Mbase shkolla po e shohim se është ndërtuar duhet edhe infrastruktura, ndriçimi, sepse dimrit bëhet terr e fëmijët nëpër këto rrugë pa ndriçim është pak problem. Kërkuam edhe sinjalizimin e rrugëve, asfaltimin që të kompletohet dhe një herë e përgjithmonë të mos kemi probleme me protesta, të ankohemi pa nevojë, kur ka mundësi të bëhet një gjë e tillë, nuk po kërkojmë kushedi se çka”, u shpreh Nebi Ibrahimi, banor i Vizbegut.

Pas shumë vitesh kërkesë, objekti i shkollës fillore në Vizbeg nisi të ndërtohet në janar të vitit 2022, me afat ndërtimi prej 18 muajsh. Sipas projektit, në këtë shkollë pritet të mësojnë 500 nxënës në 17 paralele. Për shkak të mungesës së shkollës fillore në Vizbeg, mbi 1400 nxënës të kësaj lagjeje janë të detyruar të mësojnë në shkolla të ndryshme të tre komunave të Shkupit, Butel, Çair dhe Shuto Orizarë. Për të mbërritur në shkolla, nxënësit bëjnë rrugë në këmbë mbi 3 kilometra.

Previous Post

Suedi: Policia arreston dy persona në protestën ku u djeg Kurani

Next Post

Formula 1/ Verstappen rrëmben Çmimin e Madh të Italisë

Related Posts

Maqedoni

Dy shtëpi janë djegur në plotësisht në një zjarr në Lisiçe, një person është lënduar

02/08/2025
Maqedoni

Teologu Muhamed Kajolli komenton kandidaturën e Bujar Osmanit për Çairin: Të qëndrosh prapa një paranojaku si Ali Ahmeti, ku mbeti burrnia?

02/08/2025
Maqedoni

Një i burgosur nga Idrizova vdiq në Klinikën “Nënë Tereza”

02/08/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti për Ilindenin: Maqedonia, jo e jotja apo e imja, por e jona!

02/08/2025
Maqedoni

Kryengritja e Ilindenit dhe shqiptarët

02/08/2025
Maqedoni

Zjarr i madh në Lagjen Lisiçe, digjen dy shtëpi, një person i lënduar rëndë

02/08/2025
Next Post
Formula 1/ Verstappen rrëmben Çmimin e Madh të Italisë

Formula 1/ Verstappen rrëmben Çmimin e Madh të Italisë

Burg mashtruesve me call center, i vodhën qindra mijëra euro qytetarëve gjermanë

02/08/2025

Vendimi për zhvendosjen e nëndetësve bërthamore, çfarë e bëri Trump-in të tërhiqte vendimin

02/08/2025

Dy shtëpi janë djegur në plotësisht në një zjarr në Lisiçe, një person është lënduar

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk