Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Shkencëtarët: Korriku 2023, muaji më i nxehtë i regjistruar në histori

28/07/2023
Shkencëtarët: Korriku 2023, muaji më i nxehtë i regjistruar në histori
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Korriku ka qenë aq i nxehtë deri më tani, sa shkencëtarët llogarisin se ky muaj do të jetë më i nxehti në histori dhe ka të ngjarë më i ngrohti që ka përjetuar qytetërimi njerëzor, edhe pse kanë mbetur edhe disa ditë për të djersitur.

Organizata Botërore Meteorologjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus, të enjten deklaruan se nxehtësia e korrikut është përtej thjesht thyerjeve të rekordeve. Ata thanë se temperatura e Tokës ka kaluar përkohësisht mbi një prag të rëndësishëm të ngrohjes: objektivi prej 1.5 gradë Celcius i pranuar ndërkombëtarisht për të kufizuar ngrohjen globale.

Temperaturat ishin 1.5 gradë më të larta se koha para-industriale për një rekord prej 16 ditësh këtë muaj, ndërsa marrëveshja e klimës së Parisit synon të mbajë rritjen e temperaturës mesatare globale për 20 apo 30-vjet në 1.5 gradë. Disa ditë tejkalimi i përkohshëm i këtij pragu ka ndodhur më parë, por asnjëherë në korrik.

Korriku ka qenë kaq i nxehtë në tre kontinente – Amerikën e Veriut, Evropën dhe Azinë – sa studiuesit thanë se një rekord ishte i pashmangshëm. Vala e të nxehtit në pjesën jugperëndimore të SHBA-së nuk po tregon shenja ngadalësimi, ndërsa po përhapet gjithashtu në pjesën më të madhe të pjesës perëndimore dhe lindore me më shumë se 128 milionë amerikanë që po këshillohen të qëndrojnë brenda.

“Nëse një epokë akullnajash nuk do të shfaqej krejt papritur , është e sigurt se do të thyejmë rekordin për korrikun më të ngrohtë të regjistruar dhe muajin më të ngrohtë në rekord”, tha për agjencinë Associated Press, drejtori i agjencisë Copernicus, Carlo Buontempo.

Shkencëtarët thonë se një thyerje e tillë e rekordeve të nxehtësisë është një sinjal për ndryshimet e ardhshme ndërsa planeti ngrohet. Këto ndryshime shkojnë përtej valëve të zgjatura të të nxehtit dhe përfshijnë më shumë përmbytje, zjarre dhe ngjarje ekstreme të motit që vënë shumë njerëz në rrezik.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u kërkoi udhëheqësve botërorë, veçanërisht atyre të vendeve të pasura, të bëjnë më shumë për të pakësuar emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë. Pavarësisht viteshe negociatash ndërkombëtare për klimën dhe premtimeve të shumta nga shumë vende dhe kompani, emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë vazhdojnë të rriten.

“Ndryshimi i klimës është këtu. Është i frikshëm. Dhe është vetëm fillimi,” u tha zoti Guterres gazetarëve në një konferencë në Nju Jork. “Epoka e ngrohjes globale ka përfunduar; ka ardhur epoka e vlimit global”./VOA

 

Previous Post

Mënyrat për të trajtuar dhimbjen e stomakut në kushte shtëpie

Next Post

5 produkte që nuk skadojnë asnjëherë

Related Posts

Aktuale

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025
Botë

Tarifat e Trumpit hyjnë në fuqi, rrezikohen edhe tregtarët kosovarë

14/10/2025
Botë

Macron akuzon rivalët për nxitje të paqëndrueshmërisë: Nuk jap dorëheqjen

14/10/2025
Botë

Meloni në qendër të vëmendjes në samitin në Egjipt – Trump e komplimenton, Erdogan e “kritikon”: Duhet ta lësh duhanin

14/10/2025
Botë

“Koha është tani”, Von der Leyen premton investime në Ballkan: Do të bëjmë fabrika për AI

14/10/2025
Botë

Përmbytjet në Venezuelë/ Shemben minierat e arit, 14 persona humbin jetën

14/10/2025
Next Post
5 produkte që nuk skadojnë asnjëherë

5 produkte që nuk skadojnë asnjëherë

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025

Miqësorja me Jordaninë, Silvinjo vjen me ndryshime në formacion! Ja si rreshtohen kuqezinjtë

14/10/2025

Zgjedhjet lokale/1.341 vëzhgues do ta monitorojnë votimin

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk