Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Shiten për 330 mijë euro edhe katër prona tjera të Mijallkovit

09/11/2023
Shiten për 330 mijë euro edhe katër prona tjera të Mijallkovit
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, njofton opinionin se janë shitur edhe katër prona të tjerëa të konfiskuara nga ish-shefi i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov me një vlerë prej 330 mijë euro.

Sipas njoftimit të kësaj agjencie, po vahzodn kthimi i mjeteve në buxhet nga shitja e pasurive të konfiskuara të Mijallkovit dhe se kjo është bërë me vendim të miratuar më parë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell INA.

“Përkatësisht bëhet fjalë për tri banesa në rrugën “Slavejko Arsov”, një prej 78m2, dy 73m2 dhe një garazh 30m2 në KO Qendër 2, të konfiskuara me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore Penale – Shkup”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar.

Me shitjen e këtyre katër patundshmërive në buxhetin e shtetit do të derdhen mjete në vlerë prej 20.316.663 denarë ose 330.350 euro, thekson Agjencia.

Në shtator, Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar ka arritur t’i shesë gjithsej tre prona të paluajtshme të konfiskuara nga Mijalkov, sipas aktgjykimit të formës së prerë në rastin “Perandoria”.

Në gusht të këtij viti, agjencia ka publikuar një njoftim në të cilin për rastin është ofruar një pjesë e pasurisë së konfiskuar nga Mijalkov, ndërsa tenderimi është caktuar për 25 gusht.

Në Ohër janë ofruar për shitje dy banesa, njëra prej të cilave ka sipërfaqe prej 65 metrash katrorë, vlera e të cilave nga Byroja për ekspertizë mjeko-ligjore është vlerësuar në 5.775.234 denarë ose rreth 94 mijë euro. Banesa tjetër, e cila është në të njëjtin objekt, është më e madhe, me sipërfaqe prej 114 metrash katrorë dhe vlerësohet në 9.032.505 denarë (rreth 147.000 euro). Toka prej 56.818 metra katrorë në afërsi të Moranit në Komunën e Studeniçanit është ofruar me vlerë fillestare prej 17.045.421 denarë ose rreth 277.000 euro, ndërsa trualli në afërsi të Xhibaricës në Kozhuf prej 321.81 metra katrorë është vlerësuar me 29.686 denarë ose pak më pak se 500 euro.

Më herët, në korrik të këtij viti, aksionet e sekuestruara të Mijalkovit ishin hedhur në ankand në bursë.

Previous Post

BFI – Muftinia e Tetovës shpall jolegjitim dhe jolegal vendimin për shkarkim dhe emërim të Rijasetit të RMV-së

Next Post

Arrestohet një person nga Çegrani për vuajtje të dënimit me burg

Related Posts

Maqedoni

Nesër moti me erë dhe jostabil me të reshura lokale të shiut dhe bubullima

21/08/2025
Maqedoni

VLEN: Arbër Ademi dhe BDI e ulën përqindjen e shqiptarëve, sot bëjnë viktimën!

21/08/2025
Maqedoni

Bakiu: Frçkovski s’mund të lajë duart nga krimet e së kaluarës, shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk falin!

21/08/2025
Maqedoni

Yll Limani ndezi natën në Shkup me një koncert të paharrueshëm

21/08/2025
Maqedoni

AKI shpalli emrin e bartësit të listës për këshilltarë në Qytetin e Shkupit

21/08/2025
Aktuale

MPB: Zyrtar i komunës Shuto Orizare ka përvetësuar nga buxheti komunal 3.600.000 denarë

21/08/2025
Next Post
Arrestohet një person nga Çegrani për vuajtje të dënimit me burg

Arrestohet një person nga Çegrani për vuajtje të dënimit me burg

Arta Bajrami i shkruan letër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

21/08/2025

Vedat Muriqi njoftohet me dënimin pas kartonit të kuq

21/08/2025

Nesër moti me erë dhe jostabil me të reshura lokale të shiut dhe bubullima

21/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk