Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Shënohen Ditët Erasmus 2025, Agjencia Kombëtare mori mjete nga BE-ja për financimin e projekteve të mobilitetit

14/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me „Stafetën Erasmus – kuti në lëvizje“, Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore
Evropiane dhe Mobilitet filloi agjendën për shënimin e Ditëve – Erasmus 2025. Nxënësit dhe
mësimdhënësit nga Shkolla Fillore „ Aco Shopov“ në Butel, të cilët tashmë i kanë përjetuar
përfitimet nga pjesëmarrja në këtë program arsimor evropian përmes projektit për mobilitet, janë të parët që në mënyrë simbolike do t’i vendosin mesazhet dhe rekomandimet e tyre në kuti, për të stimuluar përdoruesit e rinj të programit. Pasi kutia të ketë kaluar nëpër shkollat në mbarë vendin, të gjitha letrat do të bëhen publike.
Në fillimin e aktivitetit e pranishme ishte ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna
Janevska, e cila shprehu kënaqësinë që, pas disa viteve ku ishte vënë në pikëpyetje
kredibiliteti i Agjencisë Kombëtare, për shkak të parregullsive të konstatuara në punën e saj, fillon periudha e funksionimit normal të këtij institucioni.
„Besimi është kthyer, janë miratuar fondet e BE-së për financimin e projekteve në kuadër të programit Erasmus për vitin 2025, për të cilat interesi është rritur ndjeshëm. Kjo shihet nga fakti se këtë vit numri i aplikimeve për projekte të mobilitetit të nxënësve dhe
mësimdhënësve në kuadër të Erasmus është rritur mbi 100% krahasuar me vitin e kaluar.
Nëse në vitin 2024 ishin parashtruar rreth 150 aplikime, këtë vit janë parashtruar mbi 300“, theksoi Janevska.
Ministrja gjithashtu informoi se do të nënshkruhen kontrata për 161 projekte me vlerë rreth 7 milionë euro, kryesisht në fushat e gjithpërfshirjes, metodave të reja të të mësuarit dhe mësimdhënies, transformimit digjital dhe demokracisë, ndërsa do të përfshihen 270
institucione dhe organizata nga Maqedonia.
Drejtorја e Agjencisë Kombëtare, Ana Mihajllov, u shpreh se është e kënaqur me punën
përgjatë dy muajve të kaluar, dhe më e rëndësishmja është se proceset që ishin vënë në
pikëpyetje tani më janë zhbllokuar.
“ Tanimë i kemi marrë mjetet nga BE-ja dhe do të theksoj se këtë vit, partnerë të
institucioneve, organizatave dhe shkollave tona në realizimin e projekteve janë institucionet
dhe organizatat të ngjajshme  nga vendet si Italia, Spanja dhe të tjera nga BE-ja, për dallim nga më parë kur rrjetëzimi bëhej kryesisht me vendet nga Ballkani Perëndimor. Gjithashtu, bashkëpunimi rajonal vazhdon të trajtohet, por është mirë që po zgjerohemi edhe pak më shumë në Evropë,” tha Mihajllov.

Ghithashtu theksoi se këtë vit do të ketë 600 mobilitete më shumë në krahasim me vitin e
kaluar, që do të thotë rritje e numrit të pjesëmarrësve dhe  shfrytëzuesve  të përfitimeve të
Erasmus.

Previous Post

Mexhiti: Lehtësim për qytetarët, 2 milionë euro për ashensorë në ndërtesat e Çairit

Next Post

Mexhiti: Çairi është zemra dhe fryma jonë, punojmë çdo ditë për qytetarët tanë!

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post

Mexhiti: Çairi është zemra dhe fryma jonë, punojmë çdo ditë për qytetarët tanë!

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025

Babai i Lamine Yamal fejohet me një vajzë vetëm 5 vite më të madhe se djali i tij

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk