Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Shekerinska emërohet zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

19/11/2024
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe ish-zëvendëskryeministrja e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska është emëruar zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s. Shekerinska do të jetë zëvendëse e Mark Rute, i cili tash e disa muaj është në krye të NATO-s. Lajmi është konfirmuar nga NATO.

“Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte.

Shekerinska do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti.

Ajo ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020.

Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mircea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

Disa zyrtarë të NATO-s, të cilët folën me kusht që të mbeteshin anonimë, thanë për Radion Evropa e Lirë se ekzistonte një dëshirë e fortë që këtë pozitë ta merrte dikush nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe ajo t’i takonte një gruaje.

Ndër kandidatët e tjerë ishin ish-ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Maria Gabriel, ish-presidentja e Kroacisë, Kollinda Grabar-Kitaroviq, dhe Olivera Injac, e cila ishte ministre e Mbrojtjes në Malin e Zi nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Shekerinska do të jetë zyrtarja më e lartë e NATO-s nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, jashtë Bashkimit Evropian. Aktualisht, ajo është nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropianë.

Roli kryesor i zëvendësit të sekretarit të Përgjithshëm është ta zëvendësojë kreun dhe t’i kryesojë takimet e 32 ambasadorëve në Këshillin Veri-Atlantik dy herë në javë, ose në çdo takim urgjent, përfshirë edhe Këshillin NATO-Ukrainë.

Previous Post

Zekolli Shaqiri tha se Qeveria fokusohet në rrugët pan-evropiane dhe në Komunën e Sarajit do të ndërtohen banesa sociale

Next Post

Martohet aktori kosovar me disenjatoren e njohur

Related Posts

Aktuale

Parashikimi i motit për sot

12/08/2025
Maqedoni

Haxhiu i kundërpërgjigjet Kovaqit: Jo vetëm ndihmën e shpejtë, edhe ujin e pijshëm në Rashçe do ta sjellim

11/08/2025
Maqedoni

Janevska: Mësim në një ndërrim ka në 150 shkolla, do të zbatohet edhe në 25 shkolla të tjera

11/08/2025
Maqedoni

Hoxha: BDI i mashtroi aktivistët e saj, në vjeshtë nuk ka kthim në qeveri

11/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: 100 milionë euro investime vetëm brenda një viti në Çair

11/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Rinia jonë po bëhet zëri dhe forca e ndryshimit

11/08/2025
Next Post

Martohet aktori kosovar me disenjatoren e njohur

Parashikimi i motit për sot

12/08/2025

Justin Bieber dhe Hailey shfaqin dashurinë në publik mes thashethemeve për sfida martesore

11/08/2025

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georginas

11/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk