Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Sheiku vozit Hummer-in më të madh në botë – vetura ka dhoma të gjumit dhe tualete

28/07/2023
Sheiku vozit Hummer-in më të madh në botë – vetura ka dhoma të gjumit dhe tualete
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan është anëtar i familjes në pushtet të Abu Dhabit, pjesë e Emirateve të Bashkuara Arabe. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja gjë që e bën atë të famshëm në botë.

Ai është pronar i koleksionit më të çuditshëm të veturave në të cilin ka më shumë se 200 automjete, si dhe drejton Hummer H1 më të madh në botë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një automjeti gjigant, përmasat e së cilës ilustrohet më së miri nga Hummer-i “i zakonshëm” i parkuar pranë tij. Vetura është 14 metra e gjatë, gjashtë metra e gjerë dhe po aq e lartë, duke shkaktuar habinë e kalimtarëve.

Ky koleksionist veturash njihet edhe si “Rainbow Sheik”, përkthyer si “sheik i ngjyrave të ylberit”, dhe pseudonimin dyshohet se e ka marrë nga një koleksion prej shtatë Mercedes SEL të lyer me ngjyra të ndryshme ylberi.

Mirëpo, vëmendjen më të madhe e tërheq gjiganti Hummer, ku hyhet me shkallë dhe përveç disa dhomave të gjumit dhe tualeteve, ka edhe dhomën e miqve me pamje 360 gradë.

E ndërtuar në kornizën e automjetit amfib të ngarkesave të ushtrisë amerikane LARC-LX me lëvore çeliku, ai fuqizohet nga katër motorë me naftë, një për secilën rrotë.

Koleksioni i tij i lakmueshëm i motorëve përfshin gjithashtu disa Mini Cooper të cilësisë së mirë dhe një kopje Benz Patent Motorwagen nga viti 1885.

Pasuria e Sheikut thuhet të jetë e ngjashme me atë të mbretit saudit me një pasuri neto të vlerësuar në 20 miliardë euro. Paratë e Hamadit thuhet se vijnë nga kontrolli i familjes së tij mbi fushat e naftës në Abu Dhabi.

Në vitin 2011, ai u kërkoi punëtorëve të shkruanin emrat e tyre në ishullin privat në Emiratet e Bashkuara Arabe të quajtur Al Futaisi, duke gdhendur rrugë ujore në rërë.

Previous Post

5 produkte që nuk skadojnë asnjëherë

Next Post

Konkluzione nga Brindizi: Korridori 8 hy në shtegun e shpejtë për realizimin e tij

Related Posts

Botë

Legjenda e tenisit rrëfen jetën pas hekurave: Burgu ishte beqaria më e gjatë që nga mosha 15-vjeçare

22/09/2025
Botë

Italia në grevë të përgjithshme në solidaritet me popullin palestinez

22/09/2025
Botë

Supertajfuni katastrofik i afrohet Filipineve, mijëra njerëz evakuohen

22/09/2025
Botë

Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez

22/09/2025
Botë

Izraeli sulm me dron në Liban, vriten 5 persona

22/09/2025
Botë

Portugalia, shteti i radhës që njeh Palestinën

21/09/2025
Next Post
Konkluzione nga Brindizi: Korridori 8 hy në shtegun e shpejtë për realizimin e tij

Konkluzione nga Brindizi: Korridori 8 hy në shtegun e shpejtë për realizimin e tij

Struga fiton Sileksin në Kratovë, Arsimi humb nga Brera

22/09/2025

Nga e enjtja, reshje shiu dhe ulje e temperaturave

22/09/2025

Kasami në Durrës: Bashkëpunim me kryetarët rajonalë për fondet e BE-së dhe fondet IPA

22/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk