Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Shefja e Zyrës së OBSH-së në Shkup Anne Johansen e vizitoi Universitetin e Tetovës

10/04/2023
Shefja e Zyrës së OBSH-së në Shkup Anne Johansen e vizitoi Universitetin e Tetovës
0
SHARES
77
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Anne Johansen e vizitoi Universitetin e Tetovës. Gjatë qëndrimit të saj në Universitetin tonë, ajo fillimisht realizoi një takim të përbashkët me Rektorin, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, dekanin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Doc. Dr. Vegim Zhaku dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, fillimisht, zonjën Anne Johansen e informoi me veprimtarinë e Universitetit të Tetovës në përgjithësi, si dhe aktivitetet që i realizon Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë. Ai mes tjerash tha se, Universiteti i Tetovës është një ndër tre universitetet e vendit që e ka Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, i cili e ka numrin më të madh të studentëve nga vendi dhe rajoni. Ne jemi të interesuar që bashkë me Ju t’i shqyrtojmë mundësitë e bashkëpunimit, respektivisht të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë dhe Zyrës së OBSH-së në Shkup, me të cilën ju kryesoni. Ai tha se, deri më tani studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë bashkë me profesorët e tyre i kanë shënuar të gjitha datat e rëndësishme të cilat i shënon OBSH-ja, me qëllim të informimit dhe sensibilizimit të popullatës për t’i kushtuar rëndësi të veçantë shëndetit.

Shefja e zyrës së OBSH-së në Shkup, Anne Johansen shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me studentët dhe stafin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë. Sipas saj, është shumë e rëndësishme që studentëve t’u jepet mundësia për t’i dërguar në trajnime të ndryshme, me qëllim të përfitimit të njohurive dhe përvojave të reja nga fusha e mjekësisë. Po ashtu, ajo tha se me kënaqësi në të ardhmen, bashkë me stafin akademik dhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të shënojmë së bashku të gjitha datat e rëndësishme që OBSH-ja i shënon në të gjithë botën.

Pas takimit me drejtuesit e Universitetit të Tetovës, zonja Anne Johansen zhvilloi një ligjëratë tematike para studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë. Ligjërata kryesisht ishte e fokusuar te aktivitetet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.

Previous Post

Fraksioni i BDI-së: Fuqishëm mbështesim ndryshimet kushtetuese

Next Post

Lloga – Aggeler: ShBA-të, mbështetës të rrugës evropiane të RMV-së

Related Posts

Maqedoni

Protestë e familjarëve të tragjedisë në diskotekën e Koçanit, kërkohet drejtësi edhe pas 6 muajve

16/09/2025
Maqedoni

VLEN: Mbyllëm mbeturinat e BDI-së, më 19 tetor do t’i shkatërrojmë edhe fosilet e saj!

16/09/2025
Maqedoni

BDI: Raste të reja konfirmojnë penetrimin e “botës serbe” dhe ndikimit rus në RMV nën qeverinë Mickoski

16/09/2025
Maqedoni

OSBE do t’i ndjek zgjedhjet me 274 vëzhgues

16/09/2025
Maqedoni

Një person ka djegur disa vetura në një autoservis në Shkup

16/09/2025
Maqedoni

Ish-shefi i diplomacisë së Portugalisë, Cravinho: Çairi ka një mundësi shumë të mirë me Bujarin si kryetar komune

16/09/2025
Next Post
Lloga – Aggeler: ShBA-të, mbështetës të rrugës evropiane të RMV-së

Lloga – Aggeler: ShBA-të, mbështetës të rrugës evropiane të RMV-së

Shqipëria avancon në rrugën drejt BE-së – hapen katër kapituj të ri të negociatave

16/09/2025

Protestë e familjarëve të tragjedisë në diskotekën e Koçanit, kërkohet drejtësi edhe pas 6 muajve

16/09/2025

VLEN: Mbyllëm mbeturinat e BDI-së, më 19 tetor do t’i shkatërrojmë edhe fosilet e saj!

16/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk