Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Shefja e re e Antikorrupsionit: “Asnjë politikan nuk më uroi për përzgjedhjen”

08/02/2024
Shefja e re e Antikorrupsionit: “Asnjë politikan nuk më uroi për përzgjedhjen”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tatjana Dimitrovska, e cila vjen nga Enti Shtetëror i Revizionit, tha se Komisioni Kundër Korrupsionit si institucion nuk është i mjaftueshëm për të mbrojtur nga fenomeni i korrupsionit. Dhe pikërisht ai, siç tha, është gjeneratori i shumë problemeve në shoqëri. Por në ditën e parë të mandatit të anëtarëve të rinj të Komisionit, Dimitrovska theksoi se deri më tani asnjë politikan nuk e ka uruar atë për zgjedhjen.

“Ne nuk do t ‘i nënshtrohemi asnjë presioni apo ndikimi. Ne do të punojmë në mënyrë të pavarur dhe objektive, do të jemi transparentë, të përgjegjshëm dhe do të jemi të hapur për bashkëpunim”, deklaroi Tatjana Dimitrovska – Kryetare e KSHPK-së.

Dimitrovska theksoi se bashkëpunimi me Prokurorinë Publike do të jetë veçanërisht i rëndësishëm. Gjatë pesë viteve, përbërja e mëparshme ka paraqitur 56 nisma për ndjekje penale të nëpunësve dhe zyrtarëve, por asnjë prej tyre nuk është akuzuar, kështu që nuk ka pasur aktgjykim. Për shkak të mosmarrëveshjeve, edhe Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Lartë e ndërpreu bashkëpunimin me KSHPK-në.

“Për ne është e një rëndësie të veçantë që çdo nismë apo çdo procedurë e nisur të përfundojë me vendim gjyqësor të formës së prerë, që do të thotë se do të përpiqemi të intensifikojmë bashkëpunimin, me një qëllim të përbashkët – parandalimin e korrupsionit”, shtoi Tatjana Dimitrovska – Kryetare e KSHPK-së.

Në pesë vitet e ardhshme në anti-korrupsion do të punojnë anëtarët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska, Demiri Servet, Sofia Spasova-Medarska, si dhe dy këshilltarët e mëparshëm Biljana Karakashova-Shulev dhe Besnik Xhemaili.

Previous Post

Mexhiti: Nuk do të jap dorëheqje, do të jem ministër edhe në Qeverinë e ardhshme

Next Post

Xhaferi: Maqedonasit s’janë gati për një president shqiptar

Related Posts

Maqedoni

Sekuestrohen pastrues për xhama, falsifikime, pjesë automjetesh, kafe, cigare, vegla, veshje dhe të thjera

03/10/2025
Maqedoni

Radev: Për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve me vëllezërit tanë nga Maqedonia, duhet të bëjmë një hap drejt së vërtetës historike

03/10/2025
Maqedoni

Në moshën 97-vjeçare kandidon për këshilltare, pas saj është një 81-vjeçar

03/10/2025
Maqedoni

Gjykata Penale miraton në tërësi aktakuzën për Koçanin

03/10/2025
Maqedoni

Bozhinovska: Vendosim rregull në proceset gjyqësore, ngrihen padi – debitorët do të duhet të paguajnë – interesi i shtetit dhe qytetarëve është i pari

03/10/2025
Maqedoni

MF: U pagua transhеја е re prej 19.4 milionë eurosh për përkrahjen e kompanive vendore

03/10/2025
Next Post
Xhaferi: Maqedonasit s’janë gati për një president shqiptar

Xhaferi: Maqedonasit s’janë gati për një president shqiptar

Sekuestrohen pastrues për xhama, falsifikime, pjesë automjetesh, kafe, cigare, vegla, veshje dhe të thjera

03/10/2025

Alisson humb tetë ndeshje me rëndësi, kaq javë do jetë jashtë fushave

03/10/2025

Radev: Për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve me vëllezërit tanë nga Maqedonia, duhet të bëjmë një hap drejt së vërtetës historike

03/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk