Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

SHBA njeh kandidatin e opozitës si fitues të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë

02/08/2024
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njohu të enjten kandidatin e opozitës Edmundo González si fitues të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë.

“Bazuar në të dhënat është e qartë për Shtetet e Bashkuara dhe më e rëndësishmja, për popullin venezuelian se Edmundo González Urrutia fitoi shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës më 28 korrik”, tha në një deklaratë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

utoritetet zgjedhore në Venezuelë kanë shpallur fitues Presidentin Nicolás Maduro, një rezultat që opozita, anketues të pavarur dhe qeveri të huaja e kanë vënë në pikëpyetje.

Këshilli Kombëtar Zgjedhor deklaroi si fitues të zgjedhjeve zotin Maduro, por kundërshtari i tij Gonzales dhe udhëheqësja e opozitës Maria Corina Machado kanë deklaruar se të dhënat e numërimit të votave tregojnë se fitues është kandidati opozitar.

Sipas tyre, bërja publike e të dhënave të tabelave të numërimit të votave do të provonte humbjen e zotit Maduro.

Njoftimi nga qeveria amerikane erdhi në mes të përpjekjeve diplomatike për të bindur zotin Maduro që të bëjë publike të dhënat dhe mes thirrjeve të shtuara për një rishikim të pavarur të rezultateve, sipas zyrtarëve nga Brazili dhe Meksika.

Të enjten, qeveritë e Brazilit, Kolumbisë dhe Meksikës shpërndanë një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje autoriteteve zgjedhore të Venezuelës të “bëjnë publike me shpejtësi” të dhënat e hollësishme të votimit.

Zgjedhjet e kontestuara kanë çuar në protesta vdekjeprurëse që Presidenti Maduro dhe aleatët e tij në ushtri i kanë cilësuar si një përpjekje për grusht shteti.

Organizata Human Rights Watch tha të mërkurën se kishte marrë njoftime për 20 të vdekur në demonstratat paszgjedhore.

Të enjten, Presidenti Maduro njoftoi arrestimin e 1200 protestueve dhe tha se në kërkim ishin 1000 të tjerë./VOA

Previous Post

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë, temperatura deri në 39 gradë

Next Post

Tre amerikanë në mesin e të liruarve nga burgjet ruse në një këmbim historik të burgosurish

Related Posts

Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Botë

Ndahet çmimi “Nobel” për paqen, e fiton një politikane

10/10/2025
Next Post

Tre amerikanë në mesin e të liruarve nga burgjet ruse në një këmbim historik të burgosurish

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

12/10/2025

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk