Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

SHBA: E gatshme të përgjigjemi nëse trupat tanë bëhen cak i luftës Izrael-Hamas

23/10/2023
SHBA: E gatshme të përgjigjemi nëse trupat tanë bëhen cak i luftës Izrael-Hamas
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, thanë dje në mbrëmje se Shtetet e Bashkuara presin që lufta mes Izraelit dhe Hamasit të përshkallëzohet përmes përfshirjes së përfaqësuesve të Iranit.

Ata shtuanse administrata Biden është e përgatitur për t’u përgjigjur nëse personeli amerikan apo forcat e armatosura bëhen cak i luftimeve të tilla.

“Kjo nuk është çfarë duam ne, as çfarë kërkojmë. Ne nuk duam përshkallëzim”, tha Blinken.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk duan që “ndaj forcave apo personelit tonë të ketë të shtëna. Por, nëse kjo ndodh, atëherë ne jemi të gatshëm për këtë”.

Austin, ndërkohë, tha se “ajo çfarë po shohim ne është mundësi e një përshkallëzimi të madh të sulmeve ndaj trupave dhe njerëzve tanë në rajon”.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë të drejt për vetëmbrojtje “dhe ne nuk do të ngurrojmë të ndërmarrim veprime të duhura”.

Paralajmërimi i zyrtarët të lartë amerikanë vjen derisa përgjigja e ashpër e Ushtrisë së Izraelit ndaj sulmit vdekjeprurës të Hamasit në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor po futet në javën e tretë.

Avionët luftarakë izraelitë i vazhduan bombardimet mbi Rripin e Gazës të shtunën dhe të dielën, si dhe i sulmuan dy aeroporte në Siri dhe një xhami në Bregun e uzurpuar Perëndimor, e cila gjoja përdorej nga militantët.

Ushtria e Izraelit shkëmbeu zjarr me grupin militant të Libanit, Hezollah, në fundjavë, duke i vrarë gjashtë luftëtar të këtij grupi.

Blinken, i cili së fundmi i kaloi disa ditë në Lindjen e Mesme, foli për “mundësinë e përshkallëzimit të luftës, edhe pse askush nuk dëshiron të shohë luftime në një front të dytë apo tretë mes Izraelit dhe Hamasit”.

Ai tha se pret “përshkallëzim nga përfaqësuesit e Iranit kundër forcave tona, kundër personelit tonë”, duke shtuar se “ne po ndërmarrim hapa për t’u siguruar se mund ta mbrojmë popullin tonë dhe të përgjigjemi me vendosmëri nëse është nevoja”.

Irani është armik i Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, vazhdimisht e ka përdorur fjalën “mos” për t’i paralajmëruar armiqtë e Izraelit të mos e shfrytëzojnë situatën e tanishme në rajon. /REL

Previous Post

Anketë: Ky është rejtingu i partive

Next Post

Kurti: Sulmin terrorist në Banjskë e ka organizuar klani i Novi Sadit, në krye të tij Vuçeviq

Related Posts

Botë

Trump i bën thirrje Izraelit të shfrytëzojë hapësirën diplomatike pas armëpushimit në Gaza

13/10/2025
Botë

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

13/10/2025
Botë

Tre ekonomisë fitojnë çmimin Nobel për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen ekonomike

13/10/2025
Aktuale

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025
Botë

Marrëveshja për paqe, Hamasi liron shtatë pengjet e para

13/10/2025
Botë

Trump thotë se lufta në Gaza ka mbaruar

13/10/2025
Next Post
Kurti: Sulmin terrorist në Banjskë e ka organizuar klani i Novi Sadit, në krye të tij Vuçeviq

Kurti: Sulmin terrorist në Banjskë e ka organizuar klani i Novi Sadit, në krye të tij Vuçeviq

“Sa shqiptar ndjehem tani? 8,5”, Silvinjo: Me Serbinë nuk ishte ndeshje normale, më telefonoi Mançini dhe më tha…

13/10/2025

Trump i bën thirrje Izraelit të shfrytëzojë hapësirën diplomatike pas armëpushimit në Gaza

13/10/2025

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk