Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Shaqiri: Jo vetëm në 3 dhjetor të na kujtoni

03/12/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet të marrin masat e duhura në mënyrë që personave me nevoja të veçanta t’u mundësohet që të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë në të gjitha aspektet e jetesës, qasje të barabartë në mjediset fizike, në transport, në informacione dhe komunikime, duke i përfshirë teknologjitë dhe sistemet e komunikimit dhe informacionit, si dhe në objekte dhe shërbime të tjera që janë të hapura dhe që i ofrohen publikut, parasheh Konventa e Kombeve të Bashkuara. Por, sa respektohen këto të drejta në Maqedoninë e Veriut, sipas kryetarit të shoqatës “SOS Vita” Ertan Shaqiri, personat me nevoja të veçanta në Maqedoninë e Veriut diskriminohen që nga paga prej 11.000 denarëve pasi vetëm për ilaçe atyre u duhen mbi 15.000 denarë.

“Si mund që një njeri me nevoja të veçanta të mbijetojë me 11.000 denarë kur vetëm për ilaçe ju duhen mbi 15.000 denarë? Kjo është mjerim”, shprehet i revoltuar Shaqiri.

Ai përmes gazetës tonë apeloi deri tek ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari që personat me aftësi të veçanta mos të kenë nevojë të presin nga 4 orë nëpër korridoret e spitaleve dhe kërkoi që kjo mos të bëhet vetëm me 3 dhjetor. “Dëshirojmë që kjo ditë mos të shënohet vetëm me postim nëpër rrjetet sociale, por të shënohet duke respektuar personat me aftësi të veçanta, pasi nuk jemi vetëm për postime në rrjetet sociale, por duhet të bëhemi postim në zemër”, u shpreh Shaqiri për gazetën KOHA. Në lidhje me diskriminim e nxënësve në shkolla ai theksoi se edhe atje mungon mbështetja e mësimdhënësve dhe të tjerëve qoftë nga stafi i shkollave, prindërit apo vetë nxënësit.

Se a kanë bërë ndonjë kërkesë deri tek institucionit, Shaqiri tha se kanë zhvilluar një takim me ministrin Fatmir Limani dhe kanë kërkuar mbështetje për shoqatën, pasi siç thotë ai, është shoqata më e madhe në Komunën e Çairit me 450 anëtarë, e cila nuk dallon fe e komb. “Si mund që shoqatat joqeveritare maqedonase të marrin mjete financiare kurse ne nuk e dimë qe prej kujt të kërkojmë ndihmë për shoqatën tonë, prandaj mendoj që e njëjta duhet t’u takojë edhe shoqatave joqeveritare shqiptare. Duhet të shikohen shoqatat aktive dhe mos të mjaftojë vetëm emri shoqatë”, potencoi kryetari shoqatës.

Me rastin e kësaj dite, reagoi edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Afrim Gashi, i cili përmes një postimi në Facebook u shpreh se nderon forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e personave që përballen me sfida të veçanta. “Kjo ditë na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e mundësive të barabarta, inkluzivitetit dhe respektit për dinjitetin dhe diversitetin e çdo individi. Si shoqëri kemi përgjegjësi kolektive të sigurojmë këto mundësi dhe të angazhohemi për fuqizimin dhe integrimin e personave me nevoja të veçanta”, thuhet në reagimin e Gashit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një bilion njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar. 3 dhjetori si Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta u shpall që nga viti 1992 nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara dhe festohet me qëllim nxjerrjen në pah të çështjeve që prekin personat me nevoja të veçanta, si dhe për të mbrojtur mirëqenien, dinjitetin dhe të drejtat themelore të tyre. (koha.mk)

Previous Post

Mickoski nga Brukseli: Jemi të gatshëm të diskutojmë për gjithçka që është parimore për shtetin por ultimatume nuk pranojmë

Next Post

Stresi rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion, lëviz me shpejtësi në korsinë e kundërt të rrugës

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Stresi rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion, lëviz me shpejtësi në korsinë e kundërt të rrugës

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk