Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Shakohoxha: Serbët ndaluan çdo person me pasaportë shqiptare – jetojnë në vitin 1970

11/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komentatori i njohur i sportit, Dritan Shakohoxha, ka treguar se si u ndalua në Beograd të premten nga policia serbe para ndeshjes kundër Shqipërisë në Leskovc.

Në kuadër të Maratonës Zgjedhore në Klan Kosova, ai tha se Serbia ka mbetur shumë prapa në aspektin e respektimit të të drejtave të njeriut.

“Nuk jam në stadium. Erdha me pa një ndeshje futbolli, po ku ta di, këta njerëz kanë mbetur kaq mbrapa për ca gjëra që sinqerisht kisha menduar se i kanë harruar, por ja që këta njerëzi janë si anakronikë”.

“Pritja dje ishte shumë agresive, na mbajtën 3 orë në kufi, jo vetëm mua por të gjithë gazetarët shqiptarë, çdo njeri që ka hyrë në çdo kufi me pasaportë shqiptare… në mënyrë të veçantë emri im dhe i disa të tjerëve ishte i shkruar në një letër aty, edhe biletat na i anuluan, kështu që thash më mirë të mos e marr rrugën deri atje. Pse të bëhem unë problem për ndonjë incident, për çka këta janë shumë të etur për ta krijuar e për ta trumbetuar si flamur se na bënë incident. Kështu që më mirë e gjithë dynjaja ta ketë vëmendjen vetëm te ndeshja”, deklaroi Shakohoxha.

Ai tha se çdo ditë e më shumë po binden me ato që kanë përjetuar kosovarët gjatë luftës nga shteti serb.

“Nuk e di pse këta njerëz nuk jetojnë në paqe. Çdo fjalë nga Prishtina, Prizreni e nga kudo në Kosovë, na thonë se këta njerëz nuk janë ashtu si duken… dhe sa herë që vijmë këtu i zbulojmë. Por po i zbulojmë në një periudhë paqeje, janë kaq anakronikë sa sinqerisht sa herë që vjen këtu e kupton minimalisht, sepse kurrë s’do ta kuptojmë tamam atë që e ka përjetuar çdo njeri i Kosovës nga ta. Janë popull i çuditshëm, më duket sikur jetojnë në vitin 1970”.

Shakohoxha tha se nuk beson që lojtarët do të bien në këtë presionin e atmosferës së keqe në Serbi, teksa tha se kuqezinjtë janë më të mirë se serbët.

“Nuk besoj që lojtarët kanë ndonjë presion. Janë profesionistë, janë më të mirë se kundërshtari, dhe shpresoj që fati sot t’i ndihmojë që të lënë një gjurmë pozitive dhe këto masat e çmendura të sigurisë… këta nuk e kanë hallin të na presin neve sa më mirë, por që të ruajnë këtë burrin që udhëheq këtë vendin, gjysmë me dhunë e gjysmë pa dhunë, e të mos ketë protesta”, deklaroi në Klan Kosova komentatori i njohur shqiptar i sportit.

Ai tha se shpreson që Shqipëria të fitojë sonte dhe “t’i lëmë në anakronizmin e tyre kur fati i keq të na bie të luajmë prapë me ta, t’i rizbulojmë prapë te viti 1970 aty ku do t’i lëmë sot”.

Duke përmendur qytetin ku do të luhet loja sonte, ai tha se Leskovci ka qenë para shumë viteve i banuar shumë me shqiptarë.

Shakohoxha pati kritika edhe për organizimin e Evropianin U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke shprehur shpresën që i njëjti të mos mbahet.

“Është çmenduri që me këta njerëz të shkosh të luash mendsh e të bësh një event evropian, i cili do Zoti të mos bëhet kurrë ai Evropian 2027”, deklaroi Dritan Shakohoxha. /Klankosova.tv

Previous Post

Albina Kelmendi dhe Bes Kallaku sjellin duetin, dedikim për prindërit

Next Post

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

Related Posts

Aktuale

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025
Kosovë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11/10/2025
Sport

Goooooool! Shqipëria kalon në avantazh

11/10/2025
Shqipëri

Tirana vishet kuqezi, tifozët ndezin atmosferën në shesh (VIDEO)

11/10/2025
Sport

Cana tregon se pse dallon loja e sontme në Serbi nga ajo e 11 vjetëve më parë

11/10/2025
Next Post

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk