Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Sfidat e Friedrich Merz në politikën e jashtme

21/03/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Të gjithë i kanë sytë nga Gjermania këto ditë. Ne kemi një detyrë në Bashkimin Evropian dhe në botë që shkon shumë përtej kufijve të vendit tonë dhe mirëqenies së popullit tonë,” tha së fundmi kreu i CDU-së, Friedrich Merz në Bundestag për të justifikuar borxhet e reja të mëdha që u miratuan më pas në parlament. Për Merz ato janë të nevojshme për t’u përballur me sfidat, veçanërisht në aspektin e sigurisë dhe politikës së jashtme. Po cilat janë sfidat më të rëndësishme?

Marrëdhënia transatlantike

Friedrich Merz është në të vërtetë një transatlantik thellësisht i bindur. Për dhjetë vjet ai drejtoi “Atlantikbrücke” – organizatën jopartiake Ura e Atlantikut, që promovon marrëdhëniet amerikano-gjermane. Por me fillimin e mandatit të dytë të Donald Trump në detyrë, besimi i Merz në një partneritet të ngushtë gjermano-amerikan është lëkundur fort. “Jam i tronditur nga Donald Trump”, tha ai pasi Trump i dha një pjesë të fajit Ukrainës për luftën. Dhe po aq i tronditur u tregua edhe pasi Trump dhe zëvendëspresidenti J.D. Vance poshtëruan publikisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Gjermania ka pasur një reputacion të keq tek Trump që nga koha e kancelares Angela Merkel (CDU), jo vetëm për shkak të politikës së hapur të Merkelit për refugjatët, të cilën Trump e urrente. Edhe nëse Merz distancohet vazhdimisht politikisht nga Merkel, një takim personal midis Merz dhe Trump nuk do të ishte i lehtë. Ende nuk është planifikuar ndonjë takim i tillë.Lufta e Ukrainës

Përpjekjet e Donald Trump për paqen në Ukrainë i kanë bërë evropianët thjesht spektatorë. Presidenti amerikan po negocion drejtpërdrejt me presidentin rus, Vladimir Putin. As presidenti ukrainas Zelenskyj nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në bisedime. Nëse vjen puna tek një marrëveshje paqeje që mund të rezultojë në një paqe të diktuar për Ukrainën, gjermanëve dhe evropianëve në BE ndoshta do t’u mbetej vetëm roli i sigurimit të paqes. Kancelari i ardhshëm, Merz që tani po kërkon një paketë shtesë mbështetjeje për Ukrainën me vlerë të paktën tre miliardë euro, gjë që nuk duhet të jetë problem falë lehtësimit të kritereve për marrjen e borxhit që tanimë u miratuan.

Megjithatë, Gjermania do duhet të marrë shuma dukshëm më të mëdha, nëse mungesa e ndihmave nga SHBA do të kompensohej nga evropianët. Ndërkohë, dorëzimi i raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë, ide e përkrahur nga Merz, mbetet i diskutueshëm. SPD e ka refuzuar gjithmonë këtë nën kancelarin ende në detyrë Olaf Scholz. Do të jetë interesante të shihet se si do të reagojë SPD ndaj kësaj si partnere e vogël e koalicionit të ardhshëm.

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Për shkak se Merz ka dyshime nëse SHBA nën Trump ende do të vazhdojë të respektojë detyrimin e NATO-s për të ofruar ndihmë, në mbrëmjen e zgjedhjeve, Merz tha, se për të ka “përparësi absolute” që evropianët “të arrijnë vërtet pavarësinë nga SHBA” sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, Merz ka marrë mbështetje nga Bundestagu jo vetëm për deklaratën e famshme “Çfarëdo që të duhet” për riaftësimin e ushtrisë gjermane. Ai gjithashtu do bashkëpunim të ngushtë për mbrojtjen mes evropianëve.

Merz dëshiron të bisedojë me fuqitë bërthamore evropiane, Francën dhe Britaninë e Madhe, nëse dhe si mund të përfitojnë Gjermania dhe Evropa nga mbrojtja e tyre bërthamore. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Të dy shtetet nuk kanë gjasa të jenë të gatshëm të ndajnë arsenalet e tyre bërthamore aq lehtë. Ka edhe rezerva brenda BE-së për më shumë bashkëpunim ushtarak. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban mban kontakte të mira me Vladimir Putin dhe refuzon të mbështesë Ukrainën.

Bashkimi Evropian

Friedrich Merz e ka akuzuar rregullisht qeverinë aktuale nën kancelarin e SPD, Olaf Scholz, se e ka dobësuar bashkëpunimin evropian. Mbi të gjitha, kanë vuajtur marrëdhëniet me partneret më të ngushta Francën dhe Poloninë, sipas Merz, i cili dëshiron ta ndryshojë këtë. Por nuk do të jetë aq e lehtë. Presidenti francez Emmanuel Macron ka vështirësi politike brenda vendit. Pas vitesh nën qeverinë nacionaliste të krahut të djathtë të PiS, Polonia ka përsëri një udhëheqje miqësore me Evropën nën ish-presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk. Por aktualisht nuk ka lidhje të ngushtë as me Parisin dhe as me Varshavën. Edhe në BE momenti i mëparshëm i një hovi evropian nuk është më. Populistët e krahut të djathtë janë në rritje pothuajse kudo dhe integrimi evropian nuk është më një sukses i sigurt.

Politika tregtare

Ndërkohë këmbanat e Trumpit për vendosjen e tarifave të importit për mallrat evropiane dëgjohen rregullisht, ai herë i shtyn, herë i përsërit ato, dhe Evropa nuk e di se çfarë vjen në të ardhmen. E sigurt është se kohët po bëhen më të vështira për tregtinë transatlantike. Dhe Gjermania, si një vend eksportues goditet veçanërisht rëndë nga kjo. Prej dy vjetësh ekonomia gjermane është në recesion. BE-ja është përgjegjëse për tregtinë transatlantike, Gjermania nuk mund të veprojë e vetme këtu. Megjithatë, Brukseli ka të ngjarë të këmbëngulë që mosmarrëveshja tregtare të mospërshkallëzohet në një luftë tregtare, në të cilën të gjithë do të humbisnin.

Kina

Si rrugëdalje nga konflikti tregtar me Trump, disa politikanë në Berlin dhe Bruksel duan të përqendrohen më shumë në biznesin me Kinën përsëri. Por ky biznes nuk po shkon më si më parë, kur eksportuesit gjermanë kishin fitime të jashtëzakonshme atje. Makinat gjermane, për një kohë të gjatë hite të eksporteve në Kinë, tani nuk e kanë më atë pozicion. Vetë Kina tani ofron makina elektrike të lira dhe i shet ato me sukses në BE. BE-ja, nga ana e saj e mbyll tregun e saj kundër makinave elektrike kineze. Edhe këtu, Gjermania, si një vend i orientuar drejt eksportit, duhet të përpiqet të sigurojë që kufizimet në tregtinë me Kinën të mos shkojnë shumë larg. Një sfidë tjetër do të jetë që Donald Trump do të përpiqet të marrë evropianët në anën e tij në trajtimin e Kinës rivale. Nga ana tjetër, kjo u jep evropianëve leva në dorë ndaj Trumpit.

Konflikti në Lindjen e Mesme

Qeveria federale është në një pozitë veçanërisht të vështirë këtu: Siguria e Izraelit është veçanërisht e rëndësishme për çdo qeveri gjermane, si rrjedhojë e mësimeve nga historia e nacionalsocializmit e ideologjia naziste që çoi në vrasjen e miliona hebrenjve. Nga ana tjetër, politikanët gjermanë i kanë kritikuar vazhdimisht veprimet e ashpra të Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës si joproporcionale. Qeveria federale është gjithashtu në dilemë për shkak të një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i dyshuar për krime lufte në Rripin e Gazës. Gjermania mbështet gjykatën penale dhe duhet të arrestojë Netanyahun, nëse ai viziton Gjermaninë. Megjithatë, Friedrich Merz ka konfirmuar se kjo në asnjë rrethanë nuk do të ndodhë nën drejtimin e tij si kancelar.

Mbrojtja e klimës

Të Gjelbrit, të cilët janë ende në qeveri, siguruan që mbrojtja e klimës në Gjermani të marrë shumë më shumë para dhe që neutraliteti i klimës të përfshihet në Ligjin Themelor (kushtetuta gjermane, shën.red.) deri në vitin 2045 – por gjërat janë të ndryshme në nivel global: Donald Trump jo vetëm që e nxori vendin e tij nga të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës menjëherë pas marrjes së detyrës, por edhe kompani të mëdha amerikane e kanë ndjekur atë: gjigandët e investimit si Blackrock, J.P. Morgan dhe Goldman Sachs i kanë thënë lamtumirë projekteve proklimatike. Ka për të qenë shumë më e vështirë për qeverinë gjermane të mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së klimës dhe të avancojë projektet e klimës në nivel ndërkombëtar./DW

Previous Post

NP Higjiena Komunale me aktivitet të përforcuara për largimin e deponive të egra

Next Post

Tragjedia në Koçan, 30 ditë paraburgim për Bekteshin dhe 12 persona të tjerë

Related Posts

Botë

Zelensky shprehet i gatshëm të takohet me Putinin

11/05/2025
Botë

Macron thotë se armëpushimi është i nevojshëm tani që ‘bisedimet të mund të fillojnë’

11/05/2025
Botë

Presioni nga udhëheqësit evropianë, Putin fton Ukrainën për ‘bisedime të drejtpërdrejta’

11/05/2025
Botë

Kopenhageni shpallet qyteti ‘më i lumtur’ në botë

11/05/2025
Aktuale

Raportohet se Trumpi po përgatitet ta njohë shtetin palestinez

10/05/2025
Botë

Incidenti i pazakontë në Britani, piloti ngatërron të majtën me të djathtën

09/05/2025
Next Post

Tragjedia në Koçan, 30 ditë paraburgim për Bekteshin dhe 12 persona të tjerë

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

11/05/2025

Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

11/05/2025

Erjola Doçi në një lidhje me Lumbardh Salihun?

11/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk