Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Sfida e rrezikshme e deodorantëve/ Adoleshentët po dëmtojnë veten për një video në TikTok

07/10/2023
Sfida e rrezikshme e deodorantëve/ Adoleshentët po dëmtojnë veten për një video në TikTok
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Sfida e rrezikshme e deodorantit” është marrëzia më e fundit e të rinjve në internet, që i ka fillesat në Gjermani, ku për shkak të saj kanë ndërruar jetë dy adoleshentë.

Ekzistojnë dy versione të sfidës. E para konsiston në thithjen dhe mbajtjen e deodorantit në gojë për sa më gjatë që të jetë e mundur, ndërsa e dyta konsiston në aplikimin e sprejit në lëkurë derisa të digjet plotësisht.

Thithja e deodorantit është një sfidë veçanërisht e rrezikshme . Në varësi të përbërjes kimike të sprejit, disa përbërës mund të hyjnë në trup në sasi masive dhe të dëmtojnë seriozisht zemrën dhe mushkëritë. Ndër rreziqet më të larta ishin rastet e humbjes së vetëdijes, dështimit të zemrës dhe paralizës së frymëmarrjes.

Versioni i dytë është më i dhimbshmi. Të rinjtë lëndohen duke spërkatur deodorant në një zonë të lëkurës derisa dhimbja të mos durohet. Në raste ekstreme spërkatja afatgjatë mund të shkaktojë djegie që rezultojnë në nekrozë të lëkurës dhe në rrethana të caktuara mund të jetë i nevojshëm transplantimi i lëkurës paralajmëroi Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut në Gjermani.

“Unë si psikologe shkollore vërej një gjendje kaosi në kushtet apo kohën ku po rriten fëmijët tanë. Thirrjen ua drejtoj specifikisht prindërve. Ju lutem rrisni kontrollin ndaj fëmijëve, ku rrinë, me kë shoqërohen, kaloni kohë cilësore me ta, mësoni të kuptoni çfarë mendojnë. Edhe po erdhën dhe ju treguan për një sfidë p.sh. si kjo me deodorantin, mos I paragjykoni, përkundrazi quheni si fillimin e një ure komunikimi, faktin që fëmija ju hapet. Po shikojmë fëmijë 10-12 vjeç që ndërmarrin sfida të tilla, pa I ditur pasojat që mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Arsyen pse te rinjtë bëjnë veprime të tilla vetdëmtimuese mund t’i ketë fillesat në një problematikë si bullizimi, problemet familjare, stigmatizimi. Ata I bëjnë keq vetes, për të treguar që janë të fortë, apo për të vendosur rekordin që sigurisht nuk është i shëndetshëm, përkundrazi, tregues I patologjive të ndryshme. Prandaj edhe këto veprime ata I bëjnë në grup. Është ai që e ndërmerr sfidën, ai që e nxit dhe ai që firmon. Apeli im është sos, kemi nevojë emergjente të kthejmë vëmendjen tek fëmijët tanë”, tha psikologia shkollore Nereida Llaha.

Previous Post

Kovaçevski: Kemi shkallën më të ulët të TVSH-së

Next Post

Ariana Grande dhe Dalton Gomez i japin fund martesës përfundimisht

Related Posts

Tech & Auto

Risia/ Meta u jep prindërve më shumë kontroll mbi ndërveprimet e adoleshentëve me Inteligjencën Artificiale

18/10/2025
Rajon

Kapet shqiptari me 700 mijë euro të fshehura në veturë në kufirin Kroaci-Bosnje

18/10/2025
Rajon

SHBA-të heqin sanksionet ndaj katër aleatëve të udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik

17/10/2025
Rajon

Skandaloze: Klubi serb i basketbollit paraqitet me fanellat që vendosin hartën e Kosovës nën ngjyrat e Serbisë

17/10/2025
Botë

Turqia dërgon specialistë për të ndihmuar në gjetjen e trupave nën rrënojat e Gazës

17/10/2025
Tech & Auto

Instagram me ndryshime “drastike” për të mbrojtur përdoruesit e rinj

16/10/2025
Next Post
Ariana Grande dhe Dalton Gomez i japin fund martesës përfundimisht

Ariana Grande dhe Dalton Gomez i japin fund martesës përfundimisht

Mashtrime me miliona euro, Europol shkatërron rrjetin evropian të krimit kibernetik

18/10/2025

Trump: Shkatërruam një nëndetëse me drogë që po i drejtohej SHBA-së

18/10/2025

Kandidati shqiptar i mori 100% të votave të diasporës në këtë komunë me shumicë serbe

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk