Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Serwer: Nëse Trump rizgjidhet president i SHBA-së mund të mbështes idenë për ndarjen e Kosovës

02/07/2024
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori në universitetin amerikan, Johns Hopkins dhe njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka folur sërish për takimin e fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Në një intervistë për A2, Serwer ka thënë se dialogu duhet të shkojë në një drejtim më praktik sesa drejt normalizimit politik.

Sipas tij, as Serbia as Kosova s’janë gati për normalizim politik, por siç thotë ai, ka shumë çështje praktike që duhen zgjidhur.

“Mendoj se dialogu duhet të shkojë në një drejtim më praktik sesa drejt normalizimit politik. Më duket se as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë gati për normalizim politik, por ka shumë çështje praktike që duhen zgjidhur”, ka thënë profesori amerikan.
Ai ka komentuar edhe kushtet që kryeministri Kurti ka paraqitur për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

“Epo, sigurisht, çdo vend mund të vendosë kushte. Pyetja është nëse mund t’i bëni njerëzit e tjerë të pajtohen me ta. Dhe unë nuk e di përgjigjen për këtë pyetje. Diplomacia e Kosovës duhet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. E dini, unë jam avokat i madh i idesë që Radoiçiqi të gjykohet në Kosovë. Nuk më pëlqeu letra e Bërnabiq dhe mendoj se duhet të tërhiqet. Por nëse ka qenë e mençur të bëhen këto kushte për një takim me Vuçiq, duhet të presim dhe të shohim”, është shprehur Serwer.

Ai ka folur edhe për mundësinë nëse Donald Trump zgjidhet sërish president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se kjo nuk do ishte e mirë për Ballkanin Perëndimor pasi sipas tij, republikani mund të mbështesë botën serbe, përfshirë këtu ndarjen e Bosnjës, ndoshta edhe të Kosovës.

“Nuk mendoj se do të ishte mirë për Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj se Trump do të ishte qartësisht i gatshëm të mbështeste idetë e botës serbe, duke përfshirë ndarjen në Bosnjës, ndoshta edhe ndarjen e Kosovës. Mendoj se na çon në një drejtim shumë të keq”, ka thënë ai.

Previous Post

Pamje dramatike: Moti i keq përfshin Ulqinin

Next Post

“Reshje të rrëmbyeshme dhe erë e fortë”, autoritetet me paralajmërim për motin në Maqedoni në dy ditët e ardhshme

Related Posts

Kosovë

Uji shkatërron vendpunishten e urës mbi lumin Ibër, ende nuk dihet kush e lëshoi

01/11/2025
Kosovë

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

01/11/2025
Kosovë

Pavarësisht ngërçeve në formimin e qeverisë, Kosova miraton projektbuxhetin e vitit 2026

31/10/2025
Kosovë

Osmani sot pret në takim liderët e partive politike

31/10/2025
Kosovë

Gucati: Pas Strasburgut, protesta e ardhshme do mbahet në Shkup

30/10/2025
Kosovë

Nga lufta në Kosovë te udhëheqja në Walmart: Historia frymëzuese e Zekije Hasanit

30/10/2025
Next Post

"Reshje të rrëmbyeshme dhe erë e fortë”, autoritetet me paralajmërim për motin në Maqedoni në dy ditët e ardhshme

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

01/11/2025

Sot realizohet votimi i personave të sëmurë ose të pafuqishëm, i personave që vuajnë dënim me burg ose janë në paraburgim

01/11/2025

ASHMAA: Mediat duhet ta respektojnë heshtjen zgjedhore

01/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk