Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Serbia vendos sërish barriera për prodhimet kosovare

19/05/2023
Serbia vendos sërish barriera për prodhimet kosovare
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shteti serb sërish ka vendosur barriera jotarifore ndaj prodhimeve kosovare. Vendimi i fundit i autoriteteve serbe është që çdo produkt që hyn në këtë shtet nga Kosova, duhet t`i bëhet analiza laboratorike dhe deri në marrjen e analizave, produktet në fjalë duhet të bllokohen në depot doganore.

Prodhuesit thonë se ky vendim i Serbisë është i papërballueshëm dhe se vjen në një moment kur ka një rritje të eksporteve në këtë shtet.

Pronari i fabrikës së vajit në Kosovë, Berat Mustafa, thotë se ka disa javë që autoritetet serbe kanë vendosur procedura burokratike të pajustifikueshme. Konkretisht sipas tij, çdo kamion me vaj që eksportohet në Serbi, është i detyruar që t’u bëjë analizë laboratorike dhe deri në marrjen e rezultateve po u bllokohen produktet me javë të tëra në depo, tha ai pë RTK-në, transmeton Klankosova.tv.

Mustafa pohon se i ka njoftuar institucionet e Kosovës për këtë situatë dhe kërkon reagim të shpejtë nga shteti.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, në një përgjigje për RTK-në, ka thënë se kjo barrierë e Serbisë duhet sa më parë të eliminohet.

“Po jemi të njoftuar për pengesat e tilla që u bëhen prodhueseve të Kosovës. Ne si Odë Ekonomike e Kosovës e kemi ngritur këtë çështje në takimet rajonale që i kemi në kuadër të Ballkanit Perëndimor WB6, të Forumit Investiv të Odave, në prezencë të zyrtarëve të Komisionit Evropian dhe kërkojmë që sa më shpejt të eliminohen”.

“Këtë çështje do ta ngritim edhe në takimet e radhës për t’i eliminuar të gjitha pengesat që u bëhen prodhimeve kosovare. Sikur Kosova që nuk u bën pengesë importeve të mallrave të huaja në tregun tonë, edhe prodhimet tona duhet ta kenë të njëjtën qasje pa pengesa në tregun e rajonit”, ka thënë Rafuna.

Previous Post

Mijëra persona në protestën e tretë kundër dhunës në Beograd

Next Post

“Jam në një lidhje me Noizyn”, Jori plas bombën

Related Posts

Kosovë

A do ta votojë Qeverinë Kurti? Përgjigjet Limaj

24/10/2025
Kosovë

Osmani: Nëse s’ka qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra mund ta bëjë

24/10/2025
Kosovë

Incident në Mal të Zi, raportohet se dy tifozë të Bashkimit janë ndaluar nga policia për grafite UÇK

23/10/2025
Kosovë

Me biçikletë nga Kosova në Indonezi, prezrenasi përfundon udhëtimin pas një viti e tre muaj

23/10/2025
Kosovë

Osmani: Është koha që Ballkani Perëndimor të shihet si potencial e jo si barrë

23/10/2025
Kosovë

Pas rinumërimit, ja sa vota morën kandidatët për kryetar të Prishtinës

23/10/2025
Next Post
“Jam në një lidhje me Noizyn”, Jori plas bombën

“Jam në një lidhje me Noizyn”, Jori plas bombën

VLEN: Me fjalorin e tij, Ali Ahmeti ia vuri drynin AKI-së!

25/10/2025

Policia e Maqedonisë 1.065 gjoba për një ditë për shkelje në trafik

25/10/2025

Aksion policor, arrestohen katër persona në Shkup

25/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk