Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Serbia nuk lejon hapjen e vendkalimit kufitar që lidh Preshevën me Kumanovën

04/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka refuzuar kërkesën autoriteteve komunale në Preshevë të paraqitur më 19 maj, për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan në kufirin me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani thotë se në përgjigjen zyrtare, Serbia argumenton se rruga kalon përmes fshatit Miratoc dhe mungojnë kushtet infrastrukturore për kontrollin kufitar, duke mos lejuar kështu funksionimin e vendkalimit.

“Ky arsyetim nuk qëndron dhe është i papranueshëm. Shumica e vendkalimeve kufitare të këtij niveli në rajon, përfshirë ato ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kalojnë përmes apo pranë vendbanimeve. Shembulli më konkret është vendkalimi “Dheu i Bardhë”, rruga e të cilit kalon nëpër fshatrat Lluçan dhe Konçul, zona të banuara ku çdo ditë qarkullojnë edhe mjete të rënda transporti. Asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje funksionimi i atij vendkalimi për shkak të kalimit nëpër vendbanime”, thotë Sinani.

Ajo thotë se nga përgjigja e Qeverisë së Maqedonisë, kuptohet qartë se nuk qëndron problemi teknik, por politik.

“Kemi të bëjmë me një pengesë teknike, por me një problem politik, përkatësisht me mungesë të vullnetit institucional nga ana e shtetit serb”, thotë ajo.

Ndërsa në takimet me përfaqësues të Trupit Koordinues apo Ministrisë për Administratë Lokale, Sinani thotë se ishte pretenduar se procesi po zvarritej nga pala maqedonase, “tashmë është vetë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë që konfirmon të kundërtën: pengesat burojnë nga pala serbe”.

“Si institucion lokal, do të vazhdojmë të kërkojmë me këmbëngulje dhe të punojmë me përkushtim për realizimin e kësaj kërkese të drejtë e legjitime të qytetarëve tanë. Hapja e vendkalimit Miratoc–Llojan është një domosdoshmëri për lëvizje të lirë, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim ndërkufitar”, deklaron Sinani.

Institucionet shtetërore, sipas saj, duhet të jenë konsekuente dhe të veprojnë mbi bazën e dokumenteve që vetë i kanë nënshkruar. “Kjo nuk është thjesht një kërkesë lokale, është një e drejtë e qytetarëve tanë”, deklaroi ajo.

Kujtojmë se para se të vendoset kufiri ndërmjet Serbisë e Maqedonisë së Veriut, nëpër fshatrat Miratoc dhe Llojan ka funksionuar magjistralja që ka lidhur Preshevën dhe Kumanovën nëpër fshatrat shqiptare në një distancë shumë më të shkurtër se kjo që është sot.

Fshatin Miratoc të Preshevës dhe atë Llojan të Kumanovës i ndanë një distancë rreth 1.5 kilometra. Por, për të lëvizur nga një fshat në tjetrin, duhet kaluar 40 kilometra dhe pritje të gjata në kolona për shkak të kufirit.

https://www.facebook.com/share/p/1VKjpRCApD/

Previous Post

Zbulohen detaje nga kontrata e re e Armando Brojës

Next Post

Shkëndija nesër luan duelin e parë ndaj Karabahut

Related Posts

Maqedoni

Kryeparlamentari Gashi ne takim me Ambasadorin e Hungarisë, Andras Klein

16/09/2025
Kosovë

Rubin dëshmon në Hagë: Kjo nuk është drejtësi, po bëhet fajësim politik

16/09/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Uji i Llojanit dhe i Vaksincës është toksik dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin

16/09/2025
Maqedoni

Venera Azizi: Shqipja për herë të parë edhe në kartelat e identifikimit në Qeveri

16/09/2025
Maqedoni

Kasami promovon strategjinë e zhvillimit të arsimit: Shkolla të reja dhe mësim me një ndërrim në Tetovë

16/09/2025
Maqedoni

Erkan Arifi kundër mbylljes së deponisë në Nikushtak

16/09/2025
Next Post

Shkëndija nesër luan duelin e parë ndaj Karabahut

Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin

16/09/2025

Kryeparlamentari Gashi ne takim me Ambasadorin e Hungarisë, Andras Klein

16/09/2025

Rubin dëshmon në Hagë: Kjo nuk është drejtësi, po bëhet fajësim politik

16/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk